Jump to content

Njerëzillëku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Humanist)

Njerëzillëku (Njerëzilliku) ose humaniteti (lat. humanitas - njerëzia) është një rrymë kulturore e filozofike që lindi e lulëzoi gjatë shek. XIV dhe një botëkuptim, që drejtohet nga interesat, vlerat dhe dinjiteti në veçanti të njerëzve. Ai bazohet nga thirrja e cilësive botërore njerëzore, veçanërisht arsyes, historisë së përbashkët, përvojës dhe besimit. Toleranca (durueshmëria), paqja dhe liria e ndërgjegjes janë parimet më të rëndësishme për jetesën e përbashkët njerëzore. Pra njeriu, humani, qendronte në qendër të tij.

Humanizmi shiptar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shoqëria evropiane filloi të ndryshojë që në shekullin XIV. Këto ndryshime u bënë më të mëdha e të thella në shekujt XV-XVI.

Më parë jeta e njeriut ishte nën ndikimin e fesë kristiane. Kisha kishte autoritet mbi çdo gjë : mbi shkencën, artin dhe vete jetën e njeriut. Ajo dhe librat me shenje u mësonin besimtareve së çdo gjë, lufta sëmundja, fatkeqësitë e natyrës dhe gëzimet e jetës, pra e mira dhe e keqja vinin nga dëshira e Zotit. Jeta e vërtete është ajo qiellore dhe jo jeta në tokë. Gjatë shekullit të XV, feudalët e pasur filluan ti shkëputen këtyre shikimeve, që bënin jetën më të keqe e të varur, duke shikuar mënzra se si ta jetojmë jetën me më shumë luks, gje që solli në një botkuptim të ri shoqëror, humanizmi, ku njeriu e jo zoti ishte në qendër të vemendjes.

Shkrimtaret e mendimtarët e shekullit XIV filluan të shkëputen nga këto mësime. Ata studiuan artin dhe kulturën e vjetër greke e romake. Ky qytetërim vlerësonte jetën tokësore dhe bukuritë e saj, si dhe njeriun me aftesite e tij mendore e fizike. Kjo kulturë e re u quajt letërsi humane prandaj shkrimtaret, artistet e mendimtarët që studionin veprat e klasikeve dhe gjuhen greke e latine u quajtën humanistë dhe i gjithë shekulli XIV u quajt periudha e humanizmit

Humanizmi në psikologji

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përcaktoj lidhjen mes humanizmit të Abraham Maslow dhe Carl Rogers. [1]

  1. ^ "Carl Rogers". Wikipedia (në anglisht). 2019-03-27.