Ermira Babamusta

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Ermira Babamusta.jpg

Dr. Ermira Babamusta është eksperte e punëve të jashtme, humanitare, autore. Ermira është lindur në Shqipëri, prindërit e saj quhen Neki dhe Suzana Babamusta. Ajo largohet nga Tirana, në vitin 1998, si një nga studentet më të mira të shkollës së mesme profesionale të Gjuhëve të Huaja "Asim Vokshi" (dega anglisht) dhe ndjek studimet nëpërmjet programit "Student Cultural Exchange" në SHBA. Programin studentor Ermira e mbaroi shkëlqyeshëm me mesataren më të lartë të sistemit shkollor amerikan 4.00 GPA dhe ka fituar disa çmime kombëtare në matematikë, spanjisht, etj., në konkurset ku ka marrë pjesë në shkallë kombëtare.

Ka mbaruar shkëlqyeshëm universitetin e lartë me dy mastera, Shkenca Politike dhe Public Administration si dhe programin e tretë universitar të avancuar 'Diplomacia e Kombeve të Bashkuara' në New York. Programin e doktoraturës e vazhdoi në Shkenca Politike, Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Në 2013 studioi në programin akademik të Harvardit në kursin diplomatik për mbrojtje dhe sigurim.

Në 2007-n Ermira kreu hulumtimet nëpërmjet UNMIK-ut, për metodat diplomatike përdorura gjatë bisedimeve zyrtarëve për statusin dhe Pavarësinë e Kosovës. Punimi shkencor i saj, publikuar një javë para ngjarjes, parashikon shpalljen e Pavarësisë si alternativë e vetme e Kosovës. Një vit më pas, në 2008 hapi gazetën "Prishtina Press", si e para iniciativë e medias shqiptare, pas pavarësisë, me botim në Prishtinë (www.prishtinapress.info).

Në 2012 Ermira zhvillon hulumtimin e dytë gjatë misionet të saj diplomatic-kulturor në Kosovë, ku takohet me zyrtarë të lartë për promovimin e Pavarësisë së Kosovës dhe integrimit europian.

Ermira ka shërbyer në administratën e Presidentit Barack Obama. Ermira Babamusta ka punuar si drejtore për zgjedhjet presidenciale të fushatës elektorale të Presidentit Obama në 2008 dhe 2012. Në Senatin dhe Kongresin Amerikan ka punuar si eksperte e punëve të jashtme. Ka punuar edhe në Departamentin e Paqes të OKBsë në New York. Në 2013-n Ermira bëhet pjesë e programit vullnetar për shërbim publik, me mbikëqyrje nga zyra e Presidentit, ku shërben si drejtoreshë rajonale për organizata bamirësie, duke përfshirë edhe Kosovën. Po në 2013 Ermira Babamusta zhvillon inciativën bamirëse për Paqe, në bashkëpunim me Fondacionin e OKB-së “UN Foundation, Girl Up” dhe “World Food Program” për të ndihmuar vajzat e reja në shtete në zhvillim e sipër të kenë mundësi për shkollim dhe të drejta të tjera. Ermira synon ngritjen e vlerave demokratike kudo në botë.

Ermira Babamusta është shpallur "Gruaja Ndërkombëtare e Kurajos" nga Instituti i Paqes Kessel dhe "Gruaja Humanitare Ndërkombëtare" nga Kongresi Amerikan, Kryetari i Maxhorancës në Senat, Senatori Harry Reid.