Shko te përmbajtja

Esat Myftari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Esat Myftari lindur më 16 qershor 1940Pejë Kosovë. Diplomat karriere, përkthyes, publiçist dhe studjues politolog i mardhënieve ndërkombtare. Ish deputet në Kuvendi i Shqipërisë me ndërrimin e sistemit politik në Shqipëri. Esat Myftari është babai i dy fëmijëve dhe kryefamiljar i përkushtuar. Autor i monografisë dedikuar familjarit të tij Emrush Myftari.

Jeta profesionale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Mbasi kreu dy vjet studime në Fakultetin e Drejtësisë në Beograd u detyrua të largohet dhe të punojë një vit si gazetar në të përditshmen e Kosovës, Rilindja.
  • 1963 Arratiset në Shqipëri ku shërbeu si arsimtar për disa vite në Shëngjin.
  • 1976 Dënohet 10 vjet burg për agjitacion dhe propagandë.
  • 1985 Lirohet dhe deri në ardhjen e Pluralizmit punoi si punëtor në Fabrikën e Letrës në Lezhë.
  • 1992 Drejtor i Drejtorisë së Diasporës pranë Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë. Më vonë kryen rolin e diplomatit në RiadArabia Saudite deri sa doli në pension.
  • 2013 Përkthyes universitar pranë Universitetit Kristal, Tiranë.
  • "Emrush Myftari" - 2011
  • "Kosova dhe Enver Hoxha përmes dokumentave arkivore të pabotueme deri më sot" - 2016
  • "Esat Mekuli profili politik" - 2018
  • "Vdekja jote jeta ime" - 2020
  • "Depërtimi grek në Shqipni 1990-1996"


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]