Jump to content

Pedagogjia popullore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Etnopedagogjia)

Pedagogjia popullore ose etnopedagogjia është një sistem edukimi informal i fokusuar në vazhdimësinë e vlerave tradicionale dhe i lidhur ngushtë me praktikën edukative popullore, e cila mbështetet mbi bazën e kulturës materiale e shpirtërore të popullit (kombit) nga i cili historikisht është formuar tërësia e njohurive, pikëpamjeve, ideve, përvojës dhe idealeve përkatëse pedagogjike. Drejtimet hulumtuese-kërkimore të edukimit historik të fëmijëve dhe të rinjve dhe analiza e përvojës së akumuluar arsimore quhen ndryshe edhe pedagogji tradicionale, etnopsikologji, antropologji pedagogjike, praktikë edukative familjare, etnologji arsimore, etj. Pedagogjia popullore ka lidhje të ngushtë me etnografinë, folklorin, sociologjinë, filozofinë popullore.

Pedagogjia popullore pasqyron kulturën pedagogjike popullore, përvojën edukative dhe idetë e përcjella brez pas brezi. Praktika e edukimit popullor, duke shprehur dëshirën e natyrshme të të gjithë njerëzve të pollit (kombit) për t'u përmirësuar fizikisht dhe shpirtërisht, ekzistonte jo në kushte formale, por natyrore të jetesës, në natyrë, në mjedisin etnik, nën ndikimin e normave, traditave dhe zakoneve të caktuara. Ndryshe nga pedagogjia shkencore, pedagogjia popullore nuk ka një sistem konceptual logjik, të rreptë. Ka shumë faktorë që kanë përcaktuar larminë e edukimit të fëmijëve dhe të rinjve dhe veçantinë e pedagogjisë popullore në zhvillimin e saj historikë, prandaj temat e kërkimit të saj janë shumë të ndryshme.

Drejtimet kryesore kërkimore të pedagogjisë popullore janë: tradita pedagogjike si faktor i vazhdimësisë së brezave; jetëgjatësia, përsëritja, atraktiviteti i veprimeve zakonore; tradita, shpirtërorja, mendësia dhe ndërgjegjja popullore e një populli (ndërgjegjja kombëtare e një kombi); kërkime mbi strukturën e edukimit popullor (idealet, synimet, faktorët, metodat dhe mjetet). Idealet e edukimit janë respekti për personalitetin, integriteti, drejtësia etj. hulumtuar si procese universale të formimit të personalitetit të një fëmije, qëllimet - si fushë e edukimit (edukimi dhe trajnimi moral, fizik, mendor, edukimi social, estetika), duke përfshirë faktorët më të rëndësishëm edukativë (puna, jeta, traditat, zakonet, etj. ), metodat (shembulli, tregimi, mësimi, praktikimi, angazhimi, interpretimi, këshillimi, aludimi, anekdota, bindja, inkurajimi, ironia, ndalimi, inkurajimi, ndëshkimi, etj. ).

Mjetet pedagogjike popullore përfshijnë artin popullor, folklorin e zhanreve të ndryshme ( mitologji, saga, përralla , ninulla, këngë, thënie, fjalë të urta, gjëegjëza, lojëra), hulumtohen si një sistem për të reflektuar mbi edukimin e fëmijëve të çdo periudhe ose epoke historike.

Ndërveprimi i pedagogjisë popullore dhe teorike mund të studiohet në nivelin metodologjik, qëllimi është të përcaktohen parimet e transferueshmërisë së tij, faktorët më të rëndësishëm që përcaktojnë zhvillimin e teorisë arsimore, shndërrimi historik i teorisë arsimore në praktikë. Hulumtimi i pedagogjisë popullore është fokusuar në bazat e edukimit popullor (kombëtar), bazat ontologjike të formimit të vetëdijes dhe identitetit kombëtar. Këto drejtime kërkimore përcaktojnë pritshmëritë e studiuesve; të gjurmojë përvojën tradicionale, metodat dhe mjetet e edukimit të personalitetit shpirtëror nga trashëgimia afatgjatë e kulturës pedagogjike, e cila do të ishte bazë për edukimin modern të të rinjve në kushtet e ndryshuara shoqërore.

Idetë e pedagogjisë popullore dhe praktika historike e edukimit të fëmijëve filluan të formohen në bashkësinë fisnore, më vonë u zhvilluan grupet shoqërore, etnike, popullore, dhe kombet. Në kulturën e hershme popullore, mbizotëronin format sinkretike të edukimit fetar të fëmijëve. Interesimet për të hulumtuar këtë aspekt historike të edukimit të fëmijëve shkenca ishte e interesuar që në gjysmën e dytë të shekullin XIX. me zgjerimin e kërkimeve etnologjike e pedagogjike, diferencimin e tyre dhe rritjen e rolit të njerëzve të thjeshtë në jetën publike. Në vitin 1864 termi pedagogji popullore ruse u përdor për herë të parë nga pedagogu rus Konstantin Ushinski. Studiuesit e parë të pedagogjisë popullore (pedagogët rusë përveq K. Ushinskit ishin edhe P. Kapteriovi, G. Vinogradovi) e të cilët u mbështetën kryesisht në burimet folklorike dhe etnografike, studiuan qëndrimet popullore ndaj arsimit dhe mjetet praktike të edukimit.

Në mesin e shekullit XX në SHBA, në këtë fushë u dalluan antropologët F. Boas, M.J. Mead, M.J. Herskovic, J. Vaiting dhe B. Vating studiuan pjekurinë e personalitetit të një fëmije në kulturën popullore e kombëtare.

Pedagogjia popullore në Lituani

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lituani në vitet 70 të shekullit XIX në këtë fushë u dallua, Motiejus Valančius i cili theksoi rëndësinë e edukimit tradicional të fëmijëve dhe të rinjve dhe përhapi idetë e pedagogjisë popullore bazuar në ndershmërinë, besimin dhe sensin e përbashkët në familje. Koncepti i pedagogjisë popullore në vitin 1924 u prezantua nga Jonas Gudaitis-Vabalas, duke e quajtur atë pedagogji historike. Ai studioi zhvillimin e pedagogjisë popullore nga lindja e Krishtit deri në vendosjen e krishterimit në Lituani, faktorët ekonomikë, kulturorë dhe fetarë që e përcaktuan atë dhe rëndësinë e familjes për edukimin e fëmijëve.

Aspektet e edukimit tradicional të fëmijëve dhe të rinjve u shqyrtuan edhe nga Petras Maldeikis, Stasys Yla, rëndësia e gjëegjëzave në edukimin e fëmijëve - Giedrė Gučienė, përrallat - M. Lazauskienė, metoda e inkurajimit dhe ndëshkimit - E. Adomavičienė, funksionet e edukimit popullor (edukimi i fëmijëve Jonas Vasiliauskas, idetë dhe përvoja e pedagogjisë popullore në veprën e Žemaitës - Rimantas Vaivada, edukimi moral i fëmijëve në komunitetin rural - I. Stankuvienė.

  • https://hrcak.srce.hr/file/122844
  • Stasys Yla. Lietuvių šeimos tradicijos: šeimas kūrimo vyksmai. Čikaga, 1978
  • Vasiliauskas R. J. Lietuvių liaudies pedagogika – jaunosios kartos socializacijos fenomenas (XIX a. antroji pusė – XX a. pradžia), Vilnius, 2002 Arkivuar 21 shkurt 2007 tek Wayback Machine Archyvuota kopija 2007-02-21 iš Wayback Machine projekto.
  • Romanas Jonas Vasiliauskas. Liaudies pedagogika. Visuotinė lietuvių enciklopedija, T. XIII (Leo-Magazyn). – Vilnius: Mokslo ir enciklopedijų leidybos institutas, 2008. 76 psl.
  • Adnan Tufekčić. (2009), "Ethnopedagogy as a scientific discipline (Etnopedagogija kao znanstvena disciplina)", Journal for Pedagogical Theory and Practice (në boshnjakisht), 58 (3): 265-279, ISSN 0037-654X