Eugjen Merlika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Eugen Merlinka)

Eugjen Merlika ka lindur në vitin 1944. Ai dhe familja e tij ishte i persekutuar gjatë sistemit komunist në Shqipëri,në Kampin e Tepelenës dhe internim në Lushnje, Vlorë, Burrel

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Eugjen Merlika vjen nga në familje intelektualësh. Nëna e tij Elena Gjika kishte studiuar letësi në Universitetin e Napolit Itali kur ishte diplomuar me nota të shkëlqyera. Babai i tij Petrit Merlika (i biri i Mustafa Krujës) kishte studiuar inxhinieri elektrike në Universitetin e Grenouble në Francë. Deri në vitin 1946 babai i tij punonte në ministri si përgjegjës me ndërmarrjet italiane që kishin investuar në Shqipëri dhe shteti Shqipëtar ishte debitor.[1] Po në atë vit ai u arrestua sepse kishte dikskutuar me disa persona për krijimin e një partie opozitare liberale. Ai u dënua me 15 vjetë burg ku doli prej saj në 1960, ndërsa në vitin 1947 e dërgojnë për disa kohë në një vend të quajtur tre rrugët e Shijakut. Në atë vend mungonin dhe kushtet minimale të jetesës. Më pas Eugjenin, gjyshen e tij dhe nënën i dërguan në kampin e Tepelenës ku dhe pse ende një fëmijë gjashtë vjeçarë u dënua në izolim. Nënën e tij e dërguan në Vlorë ku do të punonte me normë. Në vitin 1952 Eugjenin e dërgojnë në Korçë tek xhaxhai i babait të tij ku do të kaloj disa kohë dhe do të kryej disa klasë shkollë. Pas vdekjes së Stalinit, Hrushov solli politika më të lehta duke ulur luftën ndaj klasave, gjë e cila ndodhi dhe në Shqipëri. Në 1954 Kampi i Tepelenës u mbyll. Pas mbylljes së kampit atë, nënën e tij, gjyshen e tij dhe xhaxhain i dërgojnë në Lushnnje. Jeta në Lushnje ishte krejt ndryshe nga Kampi i Tepelenës. Në Lushnje ata duhej të paraqiteshin në mëngjes dhe në darkë përpara një polici. Gjithëashtu nuk ekzistonin më kazermat ushqimore, ata punonin vet dhe organizoheshin si të mundeshin me atë që kishin. Kjo lloj jete vazhdoj deri më 1991 kur dhe sistemi komunist ra.

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]