Jump to content

Petrit Merlika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Petrit Merlika ka lindur në vitin 1915. Ai ishte i biri i Mustafa Merlika Kruja. Ai u persekutua nga sistemi komunist për 15 vjet dhe vijoj dënimin e tij në internim deri në fund të sistemit.

Petrit Merlika ka lindur në vitin 1915. Ai ishte i biri i ish kryeministrit Mustafa Merlika Kruja. Ai kreu studimet e tij në Grenoble për ingjinjeri elektrike. Më datë 12 korrik 1942 ai martohet me Elena Gjika në bashkinë e Barit të Italisë. Pas dy viteve lindi biri i tyre Eugjen Merlika. Me ardhjen e qeverisë komuniste Petriti mbetet[1] pa punë për disa kohë. Petrit asokohe diskutonte për mundësin e prezantimit të një partie tjetër në kohën kur në zgjedhjet mund të prezantoheshin dhe parti të tjera veç F.N.Ç Në një nga ato biseda u trajtua ky vështrim i gjëndjes politike dhe u fol mbi mundësinë e krijimit të një partie të ligjëshme të opozitës. Petriti u thirr në Ministrinë e Punëve Botore, ku Ministri Spiro Koleka i njoftoi emërimin në një Degë të posaçme të saj, e cila merrej me llogaritë e ndërmarrjeve italiane që kishin investuar në Shqipëri para dhe gjatë luftës. Por ndërsa ai vazhdonte punën e tij intensive në ministri, një ditë të marsit 1946 u arrestua nga Skënder Kosova, njëri prej kuadrove të hetuesisë. Në akuzën si sabotator [2]të pushtetit dhe armik i popullit, veç emrit të Mustafa Krujës, ishte biseda e zhvilluar muaj më parë me shokët e tij. Ajo i kushtoi gjygjiin e dënimin me 15 vjet privim lirie e punë të detyruar.