Jump to content

Fadil Bekteshi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fadil Bekteshi
Emri Fadil
Mbiemri Bekteshi
Lindur më 1955
Lindur në Muhoc, Bujanoc
Vdiq më 1998
Vdiq në Llopat
Kombësia shqiptare
Profesioni shkrimtar

Fadil Bekteshi u lind në fshatin Muhoc të komunës së BujanocitKosovën Lindore në vitin 1955. Familja e tij në vitin 1960 u shpërngul nga ky fshat dhe u vendos në fshatin Llopat të komunës së Kumanovës, në Maqedoni. Shkollën fillore e kreu në Llopat dhe Kumanovë, të mesmen në Kumanovë ndërsa Fakultetin filologjik, dega për letërsi shqipe e kreu në Prishtinë. Punoi në Televizionin e Prishtinës në redaksinë për fëmijë, e pastaj në Shkup redaktoi revistat për fëmijë. Prej vitit 1992 u kthye në Kumanovë ku udhëhoqi vite me radhë Klubin e Shkrimtarëve Shqiptar të Kumanovës "Jehona e Karadakut". Po aty themeloi Manifestimin kulturor-letrar “Takimet Poetike të Karadakut”, u morr me botimin e librave si dhe themeloi e redaktoi revistën e parë të pavarur kulturore në Maqedoni - “Doruntina”. Degdisjet e tij nëpër këto qytete për të punuar i bëri për t’i bishtnuar pushtetit të atëhershëm, i cili përcillte veprimtarinë patriotike të tij dhe të motrës së tij. Me shkrime ka filluar të merret që nga shkolla fillore. Vdiq në fshatin Llopat, në vitin 1998.

Tituj të veprave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Baloni - 1981
  • Udhëtimet nëpër skëterrë - 1993
  • Na ishte njëherë një gjeneral - 1995
  • Filxhani i dashurisë - 1995