Jump to content

Muhoci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Muhoc)
Muhoc
Fshat
{{{postal_code_type}}}
17529

Muhoc (serbisht: Муховац/Muhovac) është fshat në komunën e Bujanocit, Serbi. Fshati Muhoc ndodhet në pjesën jugore të shtetit të Serbisë. Kufizohet me Kosovën dhe shërben si urë lidhëse ndërmjet Kosovës dhe fshatrave të malësisë si: Zarbincë, Priboc, Çarr, Gjërgjec, Ramabuçë, Novosellë e Epërme, Suharnë.

Fshati Muhoc është vendbanim rural i tipit të ngjeshur që shtrihet në të dyja anët e luginës së lumit të Muhocit, degës së majtë të Moravës Jugore. Fshati shtrihet mes 620-650 m të lartësisë mbidetare, duke u ndodhur 28 km në veriperëndim të qytetit të Bujanocit.

Territori i fshatit përfshinë një sipërfaqe prej 660 ha (6.6 km2).

Bujqësia e fshatit Muhoc është shumë e zhvilluar pasiqë familjet që jetojnë në këtë fshat janë të nvarur pikërisht nga kjo degë e ekonomisë. Këtu kultivohet më së shumti Fasulja e cila ka vlera të larta ushqyese, por në kohet e sotme ka filluar kultivimi në sasi të mëdha i mjedrave. Bujqësisë se fshatit Muhovc i ndihmon shumë dhe lumi që kalon ne këtë fshat pasi që ujiten të gjitha kulturat bimore. Pos Bimëve këtu kanë rol të madh edhe gjedhet, të cilat ndodhen në sasi të mëdha në këtë fshat.

Në vitin 1948 në Muhoc kanë jetuar 431 banorë, në vitin 1961 kanë jetuar 520 banorë, në vitin 1981 kanë jetuar 520 banorë. Ndërsa, në vitin 2002 ky numër rritet në 712 banorë me rreth 95 ekonomi familjare.

Për shkak të bojkotimit të regjistrimit të fundit të popullsisë nga shqiptarët në Luginë, nuk ka të dhëna të sakta për numrin e popullsisë shqiptare në dhjetëvjeçarin e fundit.

Ky vendbanim është krejtësisht i banuar nga shqiptarët.

  1. H. Islami, A. Ejupi, ''Vendbanimet shqiptare të Luginës së Preshevës'', ASHAK, Prishtinë, 2015.
  2. Насеља општине Бујановац Arkivuar 14 nëntor 2015 tek Wayback Machine

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]