Fadil Muriqi
| Informacioni personal | |||
|---|---|---|---|
| Emri i plotë | Fadil Muriqi | ||
| Data e lindjes | 17 nëntor 1959 | ||
| Vendi i lindjes | Pejë, Kosova | ||
| Pozicioni(et) | Mesfushor | ||
| Karriera si profesionist* | |||
| Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) |
| 1978-1979 | KF Besa | 22 | (0) |
| 1979-1989 | KF Prishtina | 246 | (40) |
| 1989-1990 | NK Rijeka | 27 | (0) |
| 1990-1992 | Sydney Croatia | 22 | (3) |
| 1992-1994 | Canberra FC | 46 | (11) |
| 1994-1997 | Dandenong Thunder | 47 | (10) |
| 1997-1998 | Fawkner Blues | 5 | (0) |
| 1998-2000 | Dandenong Thunder | 34 | (2) |
| 2000-2001 | Chelsea Hajduk | 20 | (3) |
| Karriera menaxheriale | |||
| 1998-1999 | Dandenong Thunder | ||
| 2005-2006 | KF Prishtina | ||
| * Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve | |||
Fadil Muriqi (lindi më 17 nëntor 1959) ishte futbollistë kosovarë i cili ishte i njohur gjatë karrierës së tij në KF Prishtina gjatë viteve të 80-ta si pjesë e "Gjenerata e Artë".
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fadil Murriqi filloi të luaj në skuadrën KF Besa, por pas sezonit të parë, ai u largua dhe shkoi në skuadrën KF Prishtina, ku luajti pesë sezone nga viti 1982 deri në vitin 1988. Fansat e Prishtinës e quajtën Fadilin si Maradona e Kosovës për shkak se Fadili kishte stilin e lojës me El Pibe de Oro. Së bashku me Fadil Vokrrin, ata e udhëheqnin skuadrën KF Prishtina.
Në sezonin 1989-90, së bashku me vëllain e tij Xhevdetin, ata u bashkuan në skuadrën NK Rijeka. Fadil Muriqi u bë shqiptari i parë i cili shkoi në Australi. Ai u bashkua në skuadrën Sydney United dhe luajti në sezonin 1991-92 dhe ka shënuar 3 gola gjatë karrierës së tij në këtë skuadër. Pastaj ai shkoi në skuadrën Canberra FC ku luajti dy sezone.
Familja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fadil Muriqi është i martua me Lumnije Muriqi dhe kanë tre fëmijë.