Fakulteti i Shkencave Islame (Shkup)
Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup (maqedonisht: Факултет за исламски науки во Скопје) është një institucion publik i arsimit të lartë nga fusha e studimeve të shkencave islame i cili ndodhet në kryeqendren e Republikës së Maqedonisë në Shkup.[1]
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fakulteti i Shkencave Islame është institucioni më i lartë edukativo arsimorë i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë dhe njëherit ai ishte nevojë e kamotshme e myslimanëve të këtyre trojeve. Për një fakultet të tillë Bashkësia Fetare Islame angazhohej vazhdimisht. Ajo e kuptoi imperativin e kohës dhe menjëherë ndërmori iniciativën për ndërtimin e Fakultetit të Shkencave Islame që kryesisht do të shërbej për përgatitjen e kuadrove të saj dhe për ngritjen e vetëdijes dhe ndërgjegjes së pastër islame te pjesëtarët e vet. Në të vërtet nevoja për një fakultet të këtillë u paraqit menjëherë pas diplomimit të gjeneratës së parë të medresesë së “Isa Beut”, te të cilët ekzistonte dëshira e madhe për ti vazhduar studimet.
Kërkesa e parë më 1990 për marrjen e lejes përkatëse për hapjen e Fakultetit të Shkencave Islame u përcoll me peripeci të ndryshme. Pas një angazhimi të mundshëm shumëvjeçar të BFI-së, leja për hapjen e Fakultetit të Shkencave Islame u morr në janar të vitit 1995, ku edhe në mënyrë solemne në Kondovë u vendos gurrëthemeli i këtij institucioni të lartë edukativo arsimorë. Viti i parë akademik filloi më 1997/1998.[2]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Fakulteti i Shkencave Islame, shënon 20 vjetorin e egzistimit[lidhje e vdekur]
- ^ "AKREDITOHET FAKULTETI I SHKENCAVE ISLAME NË SHKUP". Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2019. Marrë më 7 nëntor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)