Jump to content

Çelajt

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Familja Çela)
Stema e familjes Çela

Familja Çela dhe fisi Çela, prej gati tre shekujsh e gjysëm (1660) njihet si autoktone në GusmarKurveleshit, banues të lagjes më të hershme Pargjin. Të parët e saj, janë marrë kryesisht me blegtori, si burim jetese, dhe me bujqësi. Kanë qenë pjesëtare aktivë në kryengritjet anti-osmane në prag e gjatë Tanzimatit, në kohen e Lidhjes së Prizrenit në mbrojtje të trojeve amtare nga Plava, Gucia e deri në Prevezë, ku kanë dhënë edhe jetën. Luftëtare e ndonjëri edhe prijës në çetat luftarake të fshatit në luftrat për pavarsi, me grekët, në Luftën e Parë Botërore, në Luftën e Vlorës, në Revolucionin e qershorit 1924. Në LANÇ pjesëmarrje ishte masive, ishte bazë e luftës. Pjesëtarë të këtij fisi, u përfshinë në formacionet partizane, në organizata anti-fashiste të Gruas e të Rinisë. Dy pjesëtarë të familjes u interrnuan gjatë psuhtimit nazi-fashist. Pas çlirimit, familja dhe fisi u shkëputën gradualisht nga vendlindja. Pjesëtarët e saj masivisht vijuan shkollat e ndryshme, duke përfunduar edhe arsimin e lartë e duke dalë kuadro në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Familja pas rënies së komunizmit, përkrahën proçeset demkratizuese të vendit.