Jump to content

Gropajt

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Familja Gropa)

Stampa:Infobox noble house

Gropajt qenë një familje fisnike arbërore që sunduan në zonat e Pogradecit, Ohrit dhe Dibrës në qindvjetin XII-XIV.[1]


Në shekullin e XIII Gropajt qenë katolikë, por në shek. XIV u bënë ortodoksë nga lidhjet politike me Kryepeshkopatën e Ohrit[2]. Sevastit Pal Gropa i konfirmohet nga mbreti i Napolit, Karli I "casalia Radicis majoris et Radicis minoris, nec Cobocheste, Zuadigorica, Sirclani et Craye, Zessizan sitam in valle de Ebu".[3] Pushteti i kësaj familjeje pati kahje prej veriut drejt jugut, në fillim duke qenë pranë zotërimeve të Blinishtajve, më pas u bënë fqinj me Arianitasit dhe Shpatajt.[4]

Një anëtar i kësaj familjeje, Andrea Gropa, sundoi krahinën dhe qytetin e Ohrit si vasal i Mbretit të Serbisë Vukashin Mrnjavçeviq deri më 1371 kur ky vdiq, dhe më pas si vasal i të birit të Vukashinit, Marko Kraleviqit. Në mbishkrimin e Ohrit të vitit 1378 është shënuar: μέγασ ζουπανοσ Ανδριασ ό Γρώπα. Si sundues gjysmë i pavarur i Ohrit. Gjon Muzaka te kronika e tij e paraqet pa emër këtë zot të Gropajve dhe të martuar me zonjën Kirana, bijën e dytë të Andrea Muzakës.[5]

Zaharia Gropa, bashkëpunëtor me Moisi Golemin.[6], merr pjesë në luftimet për të liruar kalanë e Sfetigradit dhe në betejën e Vajkalit. Sipas kronikanit Muzaka, familja Gropa me në krye Zaharinë u shpërngul në Itali, nën mbrojtjen e pushtetit napolitan.[4]

Pretendime pasardhjeje

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dera e Çokajve (ose Qokajve) të Dibrës, që për njëfarë periudhe qenë sanxhakbejlerët e Ohrit, pretendon pasardhje nga kjo familje mesjetare arbërore,[7] po ashtu edhe familja Hajdaraga.[8]

  1. ^ Vlora E. & Godin M., Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri, përkthyer nga Afrim Koçi, Tiranë: 55, 2010, fq. 54. ISBN 978-99943-56-83-6
  2. ^ Bulgarian historical review, Volume 31, Publishing House of the Bulgarian Academy of Sciences, 2003, Nr. 1-4, fq. 177.
  3. ^ Kadiu A., Dibra e Madhe - Shehëri i Dibrës, Tiranë: Glob, 1996, fq. 28-29. "Radicis, Radika ka mbetur si emër i një lumi [...] Cobocheste duket e mundshme të jetë Klloboçishta. [...] Zuadigorica është me shumë gjasa Gjorica. Sirclani është me siguri Zerqani. Craye i përgjigjet Krajkës së sotme, kurse Zessizan duhet të jetë Zepishta. Ippen mendonte se bëhej fjalë për fshatin Sebishta."
  4. ^ a b Shuflaj M., Serbë dhe shqiptarë, përktheu Hasan Çipuri, Tiranë: Toena, 2004, fq. 162. ISBN 99927-1-854-4
  5. ^ Muzaka Gj., Memorie, përktheu Dhori Qirjazi, Tiranë: Toena, 1996, fq. 29.
  6. ^ Gegaj A., L'Albanie et l'Invasion turque au XVe siècle Universite de Louvain. 1937 fq. 117. l'intention d'y livrer une bataille décisive (i); mais Scanderbeg se retira plus loin, dans les montagnes ... un autre contingent fut confié à Moïs Dibra et le troisième à plusieurs chefs, dont Pietro Emanueli et Zaccaria Gropa.
  7. ^ Bica L., Aristokracia dibrane, Tema. - Nr. 2416, 24 korrik, 2008, f. 22 - 23
  8. ^ Kadiu A., fq. 30.