Jump to content

Ferdinand Magelani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ferdinand Magelani
Një nga anijet e Magelanit lundroi rreth botës, duke përfunduar lundrimin 16 muaj pas vdekjes së zbuluesit. Vija e gjelbërt tregon vendin ku vdiq Magelani.

Ferdinand Magelani (port. Fernão de Magalhães, * 1480 Sabrosa, Potugali; † 27 prill 1521 Maktan, Filipine) ishte një eksplorues detar portugez, që shërbente në Mbretërine spanjolle. Flota e drejtuar nga Magelani arriti të lundronte rreth gjithë tokës. Ky lundrim nisi me 10 gusht 1519 dhe përfundoi me 6 shtator 1522. Nga 234 ushtarë dhe detarë që përbenin flotën prej 5 anijesh në fillimin e lundrimit, u kthyen vetëm 36 veta me dy anije. Magelani ishte i pari që u nis nga Evropa kah Perëndimi në drejtim të Azise dhe i pari evropian që lundroi në Oqeanin Paqësor.

Ferdinand Magelani (1470-1521), pikpamjet e veta ia paraqiti mbretiti të Portugalisë Manuelit, por ai nuk tregoi kurrfarë interesimi për përgatitjen e ekspeditës së lundrimit rreth e përqark botës. Prandaj, Magelani u detyrua të lëshoj Portogalinë shpërngulet në Spanjë dhe të njëjtin plan ia paraqiti mbretit të Spanjës. Oborri mbretëror spanjol e pranoi planin e Magelanit. Ai me pesë anije dhe 265 anëtarë të ekuipazhit, më 20 shtator 1519 niset prej limanit San Lukar (në grykëderdhjen e lumit Guadalkivir) kah perëndimi në drejtim të Amerikës Jugore. Flota e Magelanit së pari arriti në ishujt Kanaria, pastaj u drejtua kah jugperëndimi dhe arriti në buzëdetin e Brazilit. Në muajin janar, ekspedita hyri në gjirin e Rio de Zhaneiros dhe duke menduar se kanë arritur në grykëderdhjen e gjerë të ndonjë lumi, këtë vend e pagëzuan me emrin - Rio de Janeiro që do të thotë “Lumi i janarit”.

Anëtarët e ekuipazhit dimri i zuri pranë bregdetit të Patagonisë, prandaj u detyruan që atje të qëndrojnë prej 31 marsit deri më 18 tetor të vitit 1520. Këtu marinarët e Magelanit u takuan me popullsinë autoktone, të cilët i quajtën patagonë, që do të thotë “këmbëmëdhenj”, sepse këmbët i kanë pasur të mbështjella me lëkurë të kafshëve. Ekspedita, pas shumë peripetish, gjeti kalimin ndërmjet Amerikës Jugore dhe Tokës së Zjarrtë dhe kaloi në Oqeanin e Paqësorit.


Për nder të këtij detari të shquar, më vonë kjo ngushticë u quajt ngushtica e Magelanit. Anëtarët e ekspeditës e kanë pagëzuar edhe ujdhesën e Tokës së Zjarrtë. Duke lundruar pranë ujdhesës së përmendur, në të cilën popullsia autoktone gjatë natës kishte ndezur zjarre të mëdha. Magelani e pagëzoi “Toka e Zjarrtë” (“Toka e Zjarrtë” (Tierra Del Fuego).


Kur doli prej ngushticës, ekspedita vërejti hapësirën madhështore oqeanike, në të cilën lundruan pandërprerë 99 ditë. Gjatë tërë kohës së lundrimit, oqeani ka qenë i qetë, pa valë, prandaj anëtarët e ekspeditës e quajtën Oqeani i Qetë (Paqësor). Pas shumë përpjekjesh, ekspedita arriti deri tek Arkipelagu i Marianeve, pastaj deri të ujdhesat Filipine, ku Magelani me 27 prill të vitit 1521 ka vdekur në luftë me popullsinë autoktone. Pastaj ekspedita, nën udhëheqjen e Sebastin del Kanos, vazhdoi lundrimin në Oqeanin Indian, nëpërmjet Kepit të Shpresës së Mirë dhe prap hyri në ujërat e Oqeanit Atlantik. Pas lundrimit të mundimshëm trevjeçar, vetëm me anijen “Viktoria”, me 18 anëtar të ekuipazhit të mbetur gjallë, me 6 shtator të vitit 1522 hyri në limanin San Lukar. Me këtë përfundoi lundrimi i parë rreth Tokës, me anë të cilit është dëshmuar se Toka e ka formën sferike dhe qëndron pezull në gjithësi.

Me këtë lundrim definitivisht bëhet e qartë se detet dhe oqeanet, përfshijnë një sipërfaqe shumë të madhe të Tokës dhe se oqeanet ndërmjet veti janë të lidhura dhe formojnë detin botëror të unisuar.

Të gjitha këto zbulime nga ana e spanjollëve dhe portugezëve kanë kontribuar në zhvillimin e shpejtuar të tregtisë, detarisë dhe të ekonomisë në përgjithësi, e bashk me këtë, edhe në lidhjen e marrëdhënieve të reja shoqeroro - politike, përkatësisht në lindjen e kapitalizmit.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]