Jump to content

Ferit Lamaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ferit Lamaj
Emri Ferit
Mbiemri Lamaj
Lindur më 6 janar 1955
Lindur në Korçë
Kombësia shqiptare
Profesioni shkrimtar, fabulist
Mirënjohje
* Anëtar i Shoqatës Botërore të Fabulistëve
* Anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj

Ferit Lamaj (Korçë, 6 janar 1955) është shkrimtar shqiptar për fëmijë. Kreu studimet e larta për gjuhë-letërsi shqipe në Tiranë. Lamaj është një nga fabulistet me te mire shqiptare. Ka publikuar 60 libra, në faqet e të cilëve renditen mbi 3500 fabula. Disa nga titujt e librave: “Në verë dhe në dimër”; “Në kopshtin zoologjik”; “Tosi me fustan”; “Kush e hëngri mjaltin ?”; “Gjelkokoshi zgjon derrkucin”; “Bilbili dhe gjinkalla”; “201 fabula”; “Dhelpra doganiere”; “Dhelpra e Trojës”; “Kafshët flasin”; “Bubi, beci dhe kaleci”; “1111 fabula”; “Papagalli pinguin”; “Një deve pranë Eifelit”; “Derri me tri këmbë”; “Fabula erotike”; “Gërvisht e gërvisht”; “Mikrofabula”; “Lakuriqi lakuriq”; “Miss Dhia”; “Mbreti xhuxh”; “Gici dhe polici”; etj.

Fabulat e Ferit Lamajt janë përkthyer e botuar në disa gjuhë : anglisht, frëngjisht, spanjisht, italisht, greqisht e rumanisht. Krijimtaria e tij është ekranizuar në albume fabuleske nga TV shqiptar, nën interpretimin e aktorëve Kadri Roshi, Margarita Xhepa, Lazër Filipi e Roland Trebicka.

Është hartues i përmbledhjes antologjike të fabulës shqiptare si dhe fitues i mjaft çmimeve kombëtare e ndërkombëtare, ku spikatin: çmimi i parë në konkursin kombëtar të 45-vjetorit të Çlirimit (1989); çmimi "La Fonten" nga Ambasada Franceze në Tiranë (1995); çmimi “Libri më i mirë për fëmijë në gjuhën shqipe” (Maqedoni, 1996); çmimi i Karrierës (1996); medalja e argjendtë në konkursin ndërkombëtar "Il faro d'Argento" (Itali, 1998); medalja e argjendtë nga Biblioteka Ndërkombëtare e Poezisë (SHBA, 2002); medalja “Naim Frashëri i argjendtë” akorduar nga Presidenti i Republikës (2005); lista e Nderit e IBBY-t (Kinë, 2006).

Ka studiuar e hulumtuar në fushë të fabulës në Greqi, Itali, Francë, Gjermani, SHBA, Bullgari, Rumani, Zvicër, Austri, Egjipt, Maqedoni, Kosovë, Mali i Zi, Çeki, Kinë.

Është anëtar i Shoqatës Botërore të Fabulistëve si dhe i Shoqatës Ndërkombëtare të Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj.

Ky material duhet bartur te Wiki-Libra



Disa Fabula:

Një thënie e re

Që prej shekujsh rron e thëna: "Qengj’ i urtë pi dy nëna". Por nuk dini më të renë: "Pi servili gjithë kopenë"...

Kanarina

Engjëllorja kanarinë Në kafaz rri e trishtuar. Sheh një ujk që ulërin, Ulërin si i tërbuar.

Eh, moj botë, botë e mbrapshtë, Kë mban brenda, kë lë jashtë!...

Pasfjalë

  • Më ka rrëmbyer fabula që herët. Humbisja pas Ezopit e Fedrit, La Fontenit e Krillovit, Trilusës, Naimit, Santorit e Çajupit. Fabula është magjike. Të ngjizet në shpirt. Të pushton. Të josh me përjetësinë e saj. Fabula nuk do të ketë kurrë vdekje. Ajo ka gjalluar njëzet e pesë shekuj më parë, do të gjallojë edhe njëzet e pesë të tjerë, edhe dyqind e pesë, edhe...
  • Le të më falë lexuesi, nëse pasionin dhe dashurinë ndaj fabulës do ta shprehja përmes vargjeve: "Rrëmbemini të gjitha:/ Mish, e kockë, e gjak./ Larg kthetrat nga fabula!/ Larg!"
  • Fabula bën çudira. Të ledhaton, por edhe ta ngul. Fabula është e tillë. Disi "e pabesë", ngaqë e tillë është vetë jeta. Fabula ndjek jetën. E lufton me armët e saj të fuqishme: me humorin, sarkazmën, ironinë, groteskun, alegorinë, paradoksin, lakonizmin, befasinë, e mbi të gjitha, me filozofinë e saj. Fabula është filozofike.
  • Siç shprehet Dritëroi në parafjalë të këtij vëllimi, fabula shpejt bëhet pronë e të gjitha moshave dhe profesioneve. Është pikërisht kjo ndër arsyet që i jam përkushtuar i tëri fabulës. Fabulisti lumturohet kur krijesat e tij shëtisin te sa më shumë duar e sy.

Ferit Lamaj

Globi - Kokë

Globi - Kokë glob më vete, Supershtete, minishtete.

Shtetet - Buzë buzabuzë... Shteti - Gjuhë pjell akuzë.

Shteti - Gojë, shteti - Gojë Po u hap, diç do kafshojë.

Shteti - Hundë Shfryn ku mund.

Shtetet - Faqe Lypin paqe.

Shteti - Ballë Rrudhat palë.

Thellë ç'fsheh pyllshteti - Flok: Derra, ujqër a maçokë?

Shtetet - Veshë vesh më vesh: "Koka ...glob apo përshesh!"

Shtete - Sy na qenkan dy, Kanë sy a s'kanë sy?!

Globi - Kokë djeg si furrë. ...Deri kur? Deri kur?

33

Çohet gici në tabelë.

- Shkruaj numrin 33!

Gici rri si torovel.

I thotë pata: - Shkruaj, ç'ke?

- Nuk e di, si është e mbara: Cilin tresh të vë përpara!

Wiki Libri: Kushkuj