Festim Kabashi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Festim kabashi)

Festim Kabashi është gazetar kosovar, moderator i lajmeve, dhe ish-drejtor i televizionit në RTK nga viti 2020 deri në vitin 2022.[1][2] Ai është njëri nga moderatorët më të njohur në Kosovë.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai është i lindur në Prizren, në vitin 1983. Karrierën prej gazetari e ka nisur në radiot lokalë të Prizrenit, Radio Prizreni dhe Radio Helix. Në vitin 2002, është angazhuar në Radio Televizionin e Kosovës, si gazetar dhe moderator i lajmeve "Blic", e më pas edhe në të gjitha edicionet e tjera të lajmeve. Më vonë, Festim Kabashi u angazhua si moderator nëpër shumë evenimente të tjera institucionalë dhe artistikë. Ai është autor dhe moderator i emisionit të suksesshëm politik në RTK "Protagonist", ku përballë tij intervistohen shumë nga aktorët kyç të ngjarjeve kryesorë të javës.

Ai është i diplomuar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, në degën Shkencat politikë dhe administrata publikë.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Murtezaj, Xheneta (15 shtator 2022). "Jep dorëheqje drejtori i televizionit të RTK-së, Festim Kabashi". Kallxo. Marrë më 2 dhjetor 2023.
  2. ^ "Festim Kabashi zgjidhet drejtor i RTK-së, Mentor Shala zv/drejtor". Ekonomia Online. 3 nëntor 2020. Marrë më 2 dhjetor 2023.