Festivalet Folklorike Tipologjike Kombëtare
Paketa e projekteve kombëtare vjetore të trashëgimisë kulturore jomateriale nën emërtimin Festival Folklorik Tipologjik Kombëtar (shkurtimisht FFTK) është një realitet i ri për mbrojtjen, ruajtjen dhe popullarizimin e trashëgimisë kulturore jomateriale në Shqipërinë e pasviteve 1990.[1]
Në kuadër të shndërrimeve të përgjithshme që përfshinë gjithë jetën e vendit pas vitit 1990, si dhe të ndryshimeve të përgjithshme të politikës kulturore të shtetit përkrah trashëgimisë kulturore jomateriale, folklorit muzikor dhe traditave kulturore në përgjithësi, u vu re një përkujdesje që synonte ruajtjen dhe mbrojtjen e saj.
Kështu, për herë të parë në historinë e trashëgimisë kulturore jomateriale në Shqipëri, u organizua në qytetin e Korçës, në vitin 1994, Takimi Kombëtar I sazeve dhe orkestrina popullore të Jugut. Veprimtaria në fjalë shkëputi njërën prej gjinive më të veçanta, atë të muzikës popullore qytetare me saze të Shqipërisë së Jugut. Kjo bëri të mundur jo vetëm çeljen e një dritare të re në organizimin e veprimtarive, por rrëzoi edhe mendësinë edhe praktikën e ndjekur deri atëherë në organizimet dhe paraqitjet tërësore të folklorit muzikor shqiptar.
Këto festivale të përvitshme organizohen në qytete të ndryshme të Shqipërisë nga [2] në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave, Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve tëArtit pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike, Universitetin e Arteve, si dhe me organet e pushtetit vendor të bashkive përkatëse, ndërkohë që promovon e popullarizon shprehje specifike të folklorit shiptar, si: këngën, vallen, instrumentet dhe kostumet popullore, si vlera të pamohueshme të krijuara prej shekujsh.
Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Sazeve dhe Orkestrinave Popullore (FFTKSOP), Korçë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Sazeve dhe Orkestrinave Popullore (FFTKSOP) është njëri prej aktiviteteve kombëtare në fushën e trashëgimisë jomateriale në lidhje me traditën e muzikës me saze si shprehje e isopolifonisë me vegla.
Muzika me saze përfshin të gjitha rrethet e Jugut, të Juglindjes dhe Jugperëndimit të Shqipërisë, në mënyrë të veçantë muzikën e disa qyteteve si: Korça, Vlora, Pogradeci, Përmeti, Berati, Leskoviku.
Që prej vitit 1994 Festivali Foklorik Tipologjik Kombëtar i Sazeve zhvillohet rregullisht në qytetin e Korçës.
Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Isopolifonisë (FFTKI), Vlorë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Festivali i Vlorës (zyrtarisht Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Isopolifonisë) është njëri prej aktiviteteve kombëtare në fushën e trashëgimisë kulturore jomateriale në lidhje me traditën e muzikës së isopolifonisë pa vegla.
Ky festival ka për qëllim të paraqesë dhe të nxisë vlerat e arritjet më të mira të kësaj gjinie. Ai zhvillohet në Vlorë zakonisht në prag dhe të 25 nëntorit, që përkon me datën e shpalljes së isopolifonsë “Kryevepër e trashëgimisë gojore dhe kulturore jomateriale të njerëzimit” nga UNESCO-ja, si dhe të 28-29 nëntorit.
Në FFTKI marrin pjesë grupet popullore isopolifenike nga qytete me traditë muzikore siç janë: Korça, Gjirokastra, Saranda, Vlora, Gramshi, Tepelena, Përmeti, Skrapari etj., po ashtu marrin pjesë edhe grupet nga trevat e Veriut, që këndojnë me dy a më shumë zëra.
Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Popullore (FFTKVP), Lushnjë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Popullore u zhvillua për herë të parë në vitin 2006 në qytetin e Lushnjës. Ky lloj aktiviteti kulturor ka për qëllim të paraqesë vlerat dhe arritjet më të mira në gjininë e valles popullore, si dhe të gjallërojë jetën kulturore.
Në festival vjen krijimtaria më cilësore e të gjitha rretheve të vendit, ku bëhet edhe paraqitja e kostumeve popullore mbarëkombëtare.
Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Rapsodëve dhe Instrumentistëve popullorë (FFTKRIP), Lezhë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Festivali i Lezhës (emri zyrtar është Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Rapsodëve dhe Instrumentistëve popullorë) është e vetmja veprimtari e cila i kushtohet tërësisht muzikës së bartësve dhe rapsodëve tanë që interpretojnë duke kënduar me lahutë, lahuri, çifteli apo shkarki. Takimi i parë i këtij aktiviteti kulturor u organizua në Lezhë në vitin 1995.
Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Këngës Popullorë Mbarëqytetare (FFKTKKPM), Elbasan
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Festivali i Elbasanit (emri zyrtar është Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Këngës Popullorë Mbarëqytetare) e ka zanafillën në qytetin e Elbasanit dhe zhvillohej zakonisht në muajin mars në kuadrin e festës kombëtare të 14 marsit – Dita e Verës. Ai ka për qëllim paraqitjen, nxitjen dhe promovimin e vlerave dhe të arritjeve më të mira të këngës qytetare shqiptare si një gjini ku bashkëjetojnë elemente tradicionale të trashëguara dhe shprehje të reja të prejardhura nga kultura qytetare.
Kjo veprimtari shëtiti pothuaj në të gjitha qytetet e vendit: Kavajë, Shkodër, Berat, Durrës etj. Dhe këtë vit iu rikthye qytetit të Elbasanit dhe në muajin nëntor 2014 u zhvillua edicioni i tij Ii 13-të.
Aktivitetet vendore të trashëgimisë kulturore jomateriale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një dukuri që vihet re pas viteve '90 (shek. XX) e deri më sot, në të mirë të ruajtjes së traditave në fushën e trashëgimisë kulturore jomateriale, të cilat kanë objekt muzikën popullore qytetare e më gjerë.
Si rezultat I qartësisë konceptuale të punës së tyre, këto shoqëri kanë ringritur pranë tyre grupe muzikore, që synojnë kultivimin dhe popullarizimin e atyre vlerave autentike, të cilat më parë, në një pjesë të madhe, janë shpërfytyruar ose keqinterpretuar. Vetë përbërja e tyre sot flet vetëm për rigrupime të këngëtarëve dhe interpretuesve popullorë autentikë.
Këto shoqëri (përveç jetës artistike të programuar prej tyre, e cila përfshin edhe turne ndërkombëtare) kanë marrë pjesë edhe në të gjitha festivalet folklorike kombëtare dhe në Festivalet Folklorike Tipologjike Kombëtare që organizohen çdo vit nga ana e MTKRS-së.Shumica e këtyre shoqërive janë grupuar pranë Seksionit Shqiptar të Komitetit Ndërkombëtar të Organizimit të Festivaleve Folklorike (CIOF), i njohur si i tillë nga vetë CIOF-i në vitin 1995.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Libri: "Udhëzime për ruajtjen, mbrojtjen, popullarizimin dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore jomateriale" Autori: Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 1 nëntor 2015. Marrë më 21 dhjetor 2015.
{{cite web}}
:|accessdate=
dhe|access-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archivedate=
dhe|archive-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archiveurl=
dhe|archive-url=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)