Filip Golldberg

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Filip Golldberg (anglisht: Philip S. Goldberg) është diplomat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai është duke mbaruar shërbimin si Asistent Sekretari i Departamentit të Shtetit Amerikan (Asistent i ministrit të Punëve të Jashtme) për Byronë e Inteligjencës dhe Kërkimeve, i konfirmuar nga Senati më 9 shkurt të 2010-ës. Në vitin 2013, Presidenti i SHBA Barak Obama emëroi Ambasadorin Golldberg si ambasador të ri në Republiken e Filipinëve. Emërimi i Ambasadorit Golldberg ende pritet të konfirmohet nga Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rinia the formimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Golldberg lindi me 1 gusht të vitit 1956, në Boston, Masacuset. Përpara se të fillojë punë në Departamentin e Shtetit, Golldberg punoi si koordinator ndërmjet qytetit të Nju Jorkut, Kombeve të Bashkuara (KB ose OKB) dhe komunitetit konsullor. Ai u diplomua nga Universiteti i Bostonit. Golldberg flet spanjisht në mënyrë të rrjedhshme.

Emërimet zyrtare nga Departamenti i Shtetit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ambasadori Golldberg është anëtar karriere i rangut të lartë të Shërbimit të Jashtëm Amerikan. Golldberg u betua si Asistent Sekretari i Byrosë së Inteligjencës dhe Kërkimeve më 16 shkurt, 2010. Deri në qershor të vitit 2010 ai shërbeu si koordinator për zbatimin e Rezolutës së 1874-ës të OKB-së për Korenë e Veriut.

Golldberg ka shërbyer si Ambasador në Bolivi (2006-2008), Kryetar i Misionit Amerikan në Prishtinë, Kosovë (2004-2006) dhe Zëvendës ambasador në ambasadën e SHBA në Santiago, Kili (2001-2004). Nga janari deri në qershor të 2001-it ai shërbeu përkohësisht si Zëvendës asistent Sekretari për çështjet legjislative. Përpara këtij pozicioni, në të njëjtin vit, Golldberg mundësoi me sukses tranzicionin midis dy administratave: asaj të Bill Klintonit (anglisht: Bill Clinton) dhe të Xhorxh Bushit (anglisht: George W. Bush).

Ambasadori Golldberg shërbeu si Asistent Special në periudhën 1996-1998 dhe më vonë si Asistent Ekzekutiv (1998-2000) për Zëvendës ministrin e Jashtëm të asaj kohe, Talbot Strob. Nga viti 1994 deri në 1996-ën ai shërbeu si Ekspert në zyrën e Departamentit të Shtetit që mbulon Bosnjen dhe si Asistent Special i Ambasadorit Riçard Hollbruk (anglisht: Richard Holbrooke). Në kohën kur shërbeu si Asistent Special i Ambasadorit Riçard Hollbrok, Golldberg ishte përfaqësues i grupit të bisedimeve të SHBA-së; i njëjti grup që më vonë do të hapte rrugën drejt Konferencës së Paqes të Dejtonit. Ai shërbeu dhe si Shef Personeli për delegacionin amerikan në Dejton.

Ambasadori Golldberg gjithashtu ka shërbuer si Oficer Konsullor dhe Politik në ambasadën amerikane në Bogota, Kolumbi dhe si Oficer i Politiko-ekonomike në Pretoria, Afrikën e Jugut.

Kryetar i Misionit të SHBA-së në Prishtinë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë viteve 2004 deri më 2006, Golldberg ishte Shef i Misionit Amerikan në Prishtinë ne një periudhë kur Kosova ishte akoma në bisedime e sipër për statusin e saj përfundimtar. Në një intervistë Arkivuar 18 mars 2013 tek Wayback Machine për Zërin e Amerikës, në 24 janar të 2006-ës, pas vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova, Gollderg u shpreh: “Presidenti Rugova ishte një simbol në Kosovë, dhe symbol i Kosovës në të gjithë botën. Vizioni i tij për të ardhmen (e Kosovës) ishte shumë i lidhur me procesin e statusit përfundimtar”. Kur parlamenti i Kosovës, i përbërë nga 120 vende votoi 72-3 për të zgjedhur Ramush Haradinaj që të udhëheqë qeverinë e re kosovare, Golldberg theksoi rëndësinë e suksesit të qeverisë. Zgjedhja e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për zonën e Dukagjinit u konsiderua e diskutueshme nga Beogradi dhe nga disa kritikë ndërkombëtarë pasi Haradinaj kohët e fundit kishte qenë në pyetje në lidhje me krimet e luftës dhe ekzistonin të dhëna se gjykata e OKB-së për krimet e luftës po përgatitej për ta paditur. Haradinaj më pas u akuzua për krime lufte gjatë Luftës së Kosovës (1998-1999) nga Gjykata Penale e Hagës për ish-Jugosllavinë, por u lirua nga të gjitha akuzat në 3 prill, 2008.

Në prill të 2005-ës Ricard Hollbruk do të botojë një artikull në gazetën “Uashington post (anglisht: Washington Post)” në editorialin opozitar dhe do të shkruajë se si Goldberg kishte paralajmëruar që situata në Kosovë ishte e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme dhe se ministrja e Punëve të Jashtme, Kondoliza Rajs (anglisht: Condoleezza Rice) kishte dërguar zëvendësin e saj, Nikolas Bërns (anglisht: Nicholas Burns) në Evropë për të këshilluar aleatët e SHBA-së mbi paqëndrueshmërinë dhe dhunën në Kosovë e cila do të shtohej në qoftë se nuk do te merreshin masa të menjëhershme për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës. Në 1 shkurt të 2006-ës, gjatë një interviste në radion "Evropa e lirë", Golldberg foli për punën e tij si Kryetar i Misionit Amerikan në Kosovë dhe diskutoi nëse çështja e statusit të Kosovës mund të zgjidhej brenda vitit 2006. Ai tha se procesi për statusin përfundimtar të Kosovës ishte "në rrugën e duhur”.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Paraardhësi
Randall M. Fort
Asistent Sekretar i Departamentit të Shtetit Amerikan për Byronë e Inteligjencës dhe Kërkimeve
Filip Golldberg
9 shkurt, 2010 – Prezent
Pasardhësi