Jump to content

Fjala kyçe (programim)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pamje nga theksimi i fjalëve kyçe me anë të ngjyrës të kaltërt në gjuhën programuese Java

Në programimin kompjuterik, fjala kyçe paraqet një fjalë identifikuese që ka një domethënie të veçantë brenda një gjuhe programuese. Në shumicën e gjuhëve programuese si C, C++ dhe Java, fjalët kyçe janë të rezervuara, ku kjo do të thotë që në këto gjuhë programorët nuk e kanë të lejuar që t'i shfrytëzojnë këto fjalë për emërtimin e variablave apo funksioneve. Duhet veçuar që fjalët kyçe identifikohen nga përpiluesi si pjesë e sintaksës të gjuhës programuese[1]. Ndër fjalët kyçe më të shpeshta në gjuhët programuese janë:

  • if, then dhe else që shfrytëzohen për vlerësime në bazë të kontrollit të rrjedhshmërisë së programit.
  • for, while dhe do që shfrytëzohen për ekzekutime të përsëritura të pjesëve të programit.
  • return i cili shfrytëzohet për dalje nga funksioni, dhe vazhdimin e ekzekutimit të programit menjëherë pas pikës ku është thirrur funksioni në fjalë.

Varësisht nga ambienti punues i programorit, fjalët kyçe theksohen me ngjyrë të veçantë që i bën të dallohen nga pjesët tjera të programit. Theksimi i fjalëve kyçe paraqet edhe një avantazh kur programori bën gabime të rastësishme në shkrimin e tyre, me ç'rast fjala kyçe nuk theksohet me ngjyrë dhe gabimi vërehet[2].

  1. ^ Parsons, David (2002). "Chapter 2: What is C++?". Object Oriented Programming with C++ (bot. 2). Continuum International Publishing Group. fq. 16. ISBN 0-8264-5428-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) - Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.
  2. ^ Horton, Ivor (2008-03-31). "Chapter 2: Data, Variables, and Calculations". Ivor Horton's Beginning Visual C++ 2008. Wrox Press. fq. 50. ISBN 0-4702-2590-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) - Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.