Forca e Sigurisë së Makaos
Forca e Sigurisë së Makaos (FSM) është organi i sigurisë publike në Makao nën Sekretariatin për Sigurinë, përgjegjës për trajtimin e aktiviteteve të qeverisë duke filluar nga zbatimi i ligjit deri te siguria publike.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1975, FSM-ja u krijua për të zënë vendin e Komandës së Pavarur Territoriale të Makaos, e cila ishte në krye të forcave ushtarake portugeze të përfshira në sigurinë kombëtare e kolonisë. [1] Përfshirja ushtarake portugeze përfundoi në vitin 1995 dhe u zëvendësua nga oficerë makanezë të rekrutuar në FSM-në. [1]
Më 20 dhjetor 1999, degët e ndryshme të forcave policore të Makaos (Forcat e Sigurisë së Makaos dhe Policisë Gjyqësore), nën juridiksionin e departamenteve të Sigurisë dhe Drejtësisë (përveç policisë doganore, e cila u ricaktua në Departamentin e Shërbimit Financiar) u caktuan në FMS-në, nën mbikëqyrjen e sekretarit të sigurisë (departamenti i sigurisë). Në kohën e dorëzimit të Makao-s në Republikën Popullore të Kinës, ishin në zbatim plane për të modernizuar forcën policore me qëllim të pozicionimit më të mirë të forcës për të luftuar krimin e organizuar dhe për të ndaluar imigracionin e paligjshëm.
- ^ a b "História".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)