Forcat e Armatosura të Bangladeshit
Forcat e Armatosura të Bangladeshit (FAB) janë forcat e kombinuara ushtarake të Republikës Popullore të Bangladeshit. Përbëhen nga tre shërbime ushtarake: Ushtria e Bangladeshit, Marina e Bangladeshit dhe Forca Ajrore e Bangladeshit. Forcat e Armatosura të Bangladeshit janë nën juridiksionin e Ministrisë së Mbrojtjes së Qeverisë së Bangladeshit dhe administrohen drejtpërdrejt nga Divizioni i Forcave të Armatosura të Zyrës së Kryeministrit.[1] Presidenti i Bangladeshit shërben si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Bangladeshit. Ato kanë buxhetin e tretë më të madh të mbrojtjes në Azinë Jugore dhe sipas indeksit Global Firepower, Ushtria e Bangladeshit është ushtria e 37-të më e fortë në botë[2] dhe është forca e tretë më e fuqishme ushtarake në Azinë Jugore.[3] Roja Kufitare e Bangladeshit dhe Roja Bregdetare e Bangladeshit janë nën juridiksionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme[4] gjatë kohës së paqes, por gjatë kohës së luftës ato bien nën komandën e Ushtrisë së Bangladeshit dhe Marinës së Bangladeshit respektivisht.
Politika ushtarake formulohet dhe zbatohet nga Divizioni i Forcave të Armatosura (DFA), ndërsa Ministria e Mbrojtjes (MM) nuk ushtron asnjë autoritet operacional ose politik mbi Forcat e Armatosura të Bangladeshit. Që nga pavarësia, DFA-ja dhe MM-ja udhëhiqen nga Kryeministri. Për të koordinatuar politikën ushtarake me politikën e jashtme dhe të inteligjencës, si presidenti ashtu edhe kryeministri këshillohen nga një bord këshillues prej gjashtë anëtarësh, i cili përbëhet nga tre shefat e shtabit të shërbimeve ushtarake, Oficeri Kryesor i Shtabit të Divizionit të Forcave të Armatosura, dhe sekretarët ushtarak të presidentit dhe të kryeministrit. Drejtorët e përgjithshëm të NSI-së, DGFI-së dhe BGB-së shërbejnë gjithashtu në cilësinë e këshillimit, kur ftohen.[5][6]
Dita e Forcave të Armatosura festohet më 21 Nëntor dhe përkujton themelimin e tre shërbimeve të Forcave të Armatosura të Bangladeshit, që më pas nisën një operacion ushtarak kundër ushtrisë okupuese pakistaneze gjatë Luftës Çlirimtare të Bangladeshit.[7][8] Funksionet zyrtare mbahen në të gjithë vendin duke përfshirë në Bangabhaban, Shtabin e Divizionit të Forcave të Armatosura në Kantonin e Dhakës, të gjitha kantonet ushtarake dhe në çdo instalim ushtarak në të gjithë vendin.[9]
- ^ "About AFD". Armed Forces Division. Arkivuar nga origjinali më 30 gusht 2019. Marrë më 2021-12-31.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "2024 Millitary strength ranking">"2024 Millitary strength ranking".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Bangladesh Army remains 45th most powerful in world". The Business Standard. 2021-01-16. Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2021. Marrë më 2022-01-01.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ministry of Home Affairs | Government of the People's Republic of Bangladesh". mha.gov.bd. 16 dhjetor 1971. Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2023. Marrë më 21 maj 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Hasina attends office at Armed Forces Division". The Daily Star (në anglisht). 15 janar 2009. Arkivuar nga origjinali më 3 tetor 2017. Marrë më 3 tetor 2017.
- ^ "Lt Gen Mahfuzur new principal staff officer of Armed Forces Division". The Daily Star (në anglisht). 3 shkurt 2016. Arkivuar nga origjinali më 11 gusht 2017. Marrë më 3 tetor 2017.
- ^ "Govt will continue efforts to modernise armed forces: PM". Bangladesh Sangbad Sangstha. 20 nëntor 2002. Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2007.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Armed Forces Day today". The Daily Star (në anglisht). 21 nëntor 2015. Arkivuar nga origjinali më 3 tetor 2017. Marrë më 3 tetor 2017.
- ^ "Significance of Armed Forces Day". The Daily Star (në anglisht). 22 nëntor 2009. Arkivuar nga origjinali më 3 tetor 2017. Marrë më 3 tetor 2017.