Jump to content

Fortifikim mesjetar (Gramsh)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fortifikimi mesjetar në Gramsh
Fortifikim mesjetar (Gramsh) is located in Earth
Fortifikim mesjetar (Gramsh) (Earth)
LlojiArkitekture
VendndodhjaPrrenjas, Rrethi i Gramshit, Qarku i Elbasanit, Shqipëri
Koordinatat40°51′17″N 20°02′59″E / 40.854667°N 20.049611°E / 40.854667; 20.049611
NdërtuarShek. XVIII
Organi drejtuesDRKK Elbasan
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Nr. i referencësGR002
TipologjiaFortifikim

Fortifikimi mesjetar në Gramsh është një monument i trashëgimisë kulturorePrrenjas, rrethi i Gramshit, në qarkun e Elbasanit, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "1886, 10.06.1973".

Histori dhe përshkrim

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky fortifikim është ndërtuar në shekullin XVIII nga sundimtari i Sulovës Haxhi Sali Bej Prrenjasi. Fortifikimi ka një perimetër prej 264m. Ka forme trapezi me përmasa 50 m x 30 m x 92m x 92 m. Më mirë ruhet muri lindor i fortifikimit ku nga gjatësia prej 92 m ruhen në gjendjen e tij të mëparshme 52 m. Ne këtë anë u dëmtua pjesërisht muri pasi u hap një portë nga një banor i fshatit, banesa e të cilit ndodhej brenda mureve të fortifikimit. Muratura është prej guri të lidhur me baltë, ku dallohen të çara të vogla në perimetrin e tij që mund të kenë ndihmuar për vendosjen e skelave prej dërrase gjatë ndërtimit.[2]

  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I GRAMSHIT. Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 28 tetor 2019. Marrë më 17 dhjetor 2017.
  2. ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2019. Marrë më 17 dhjetor 2016.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]