Jump to content

Forumi i Gruas Demokratike, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Forumi i Gruas Demokratike u formua më 7 mars 1990. Gra profesioniste dhe aktiviste si Edita Tahiri, Luljeta Pula-Beqiri, Flora Brovina, Milajete Shala, Naxhije Buçinca dhe Edi Shukriu luajtën rol aktiv në aktivitetet e LDK-së.

Propaganda serbe, e cila gratë shqiptare i etiketonte si primitive, që shërbenin si makina riprodhimi, i irritoj shumë qytetarë të Kosovës. Andaj një grup i grave aktiviste vendosen të themelojnë një organizatë për promovimin e të drejtave të grave.[1]

Ato themeluan Asociacionin e Pavarur të Grave, që u nis si iniciativë me 1300 nënshkrime të grave.Më vonë, ky asociacion, nga një organizatë e vogël, u transformua në një organizatë të përgjithshme shoqërore dhe më vonë, iu bashkua LDK-së.

Edhe pse ky grup e kishte gjetur Forumin pothuaj të themeluar, përfshirja e grave aktiviste në numër kaq të madh përbrenda një partie politike, sinjalizoi forcimin e veprimit politik të grave aktiviste. Ky forum kishte mungesë të rolit vendimarrës në struktura formale politike, të cilat u bënë të qarta edhe për gratë aktiviste, gjatë viteve 1990.

7 Marsi i vitit 1990 ishte i stërmbushur me forca serbo-policore.

Besa Arllati,Mevlyde Mezini Saraçin dhe shumë e shumë gra e vajza të reja, ishin të mbledhura në lokalin e LDK-së në Çarshinë e Madhe, të gatshme të bëhen pjesë e partisë së parë pluraliste në Kosovë, LDK-së në krye me Presidentin Rugova. 34 vite pas themelimit të Forumit të Gruas sëLDK-së, Kosova ka Kushtetutë moderne, ligje që sigurojnë dhe mbrojnë barazinë gjinore; ka ministre, parlamentare, asambleiste, udhëheqëse dhe profesioniste në fusha të ndryshme.[2]

  1. ^ https://dwp-balkan.org/wp-content/uploads/2023/04/ENG-Women-and-Gender-manual.pdf
  2. ^ https://www.botasot.info/opinione/1249306/30-vjetori-i-themelimit-te-forumit-gruas-te-ldk-se/