Gëzim Aliu

Gëzim Aliu në Takimet e Poeteshave Shqiptare në Vushtrri
Gëzim Aliu (1977) është shkrimtar dhe studiues shqiptar i letërsisë nga Prishtina (Kosovë)
Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Gëzim Aliu lindur më 1977, ka diplomuar në Degën e Letërsisë Shqipe të Fakultetit të Filologjisë, në Prishtinë.
Ka shkruar në revista e gazeta të ndryshme, dhe merret edhe me përkthime. Është punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe redaktor përgjegjës në revistën letrare Jeta e Re. Ka marrë pjesë në programin „Writer in Residence 2012” të KulturKontakt-it në Vjenë. Pjesë të krijimtarisë së tij letrare janë përkthyer e botuar në revista letrare boshnjake dhe austriake. Romani i tij Në Klubin e të shëmtuarve është shpërblyer me Çmimin Kombëtar si romani më i mirë i vitit 2009.[1]
Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Diskurset e ideve në prozën e Kadaresë, (Studim)
- Në Klubin e të shëmtuarve, (Roman)
- Libri i fundit, (Tregim)