Jump to content

Gani bej Toptani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gani beu

Gani bej Toptani (185?/-6? - Stamboll, 1898?) ishte feudal, ushtarak osman shqiptar dhe adjutant i Sulltan Abdyl-Hamidit II.

Leu në Tiranë, i biri i Ali bej Toptanit dhe Vasfije hanëm Alizotit, nga i ati qenë çifligarëtme ndikimTiranë, nga e ëma ishin familje e rëndësishme bejlere e Gjirokastrës.

Gani beu ishte feudali në të moçmen, si me një anë të rreptë ashtu edhe me anën e dhembshur që e shfaqte sipas etikës fetare. Në folklorin e Shqipërisë së Mesme i kushtohej këngë për zeqatin që shpërndante dhe për bujarinë e treguar ndaj skamnorëve[1].

Për shkeljet e ndryshme, Valiu i Shkodrës e ftoi njëherë për takim dhe i ngrehu kurth duke e burgosur. Gani beu me ndërmjetësinë e Jusuf Riza Pashës i dërgoi sulltanit një telegram me lutje për ta lënë të lirë. Sulltani jo vetëm mundësoi lirimin e tij më 1887, por e muar në pallatin e tij si adjutant me gradën nënkolonel[2]. Nuk ndejti urtë as pranë Pallatit, e për këtë Sulltani e internoi në Harput, Anadoll.

Mbasi në Shqipëri vlonin gjithnjë grindjet, me garanci që i mori Sulltani, e afroi rishtas në Stamboll dhe e gradoi kajmekam (nënprefekt)[3].

  1. ^ Najdeni M., Filantropistët e Tiranës, një histori ndryshe: Bamirësia si mënyrë jetese (III), mtn150.wordpress.com, 25 tetor 2016.
  2. ^ Letërkëmbim (1947-1958), Shkodër: Camaj-Pipa 2006. fq. 140. ISBN 99943-34-47-6
  3. ^ Dushi M., Tirana dhe rrethinat e saj, AQSH F. 431, D. 6, fl. 31