Jump to content

Gazmend Turdiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gazmend Turdiu (Tiranë, 6 prill 1959) është inxhinier, diplomat karriere shqiptar dhe ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme[1].

I cilësuar si një nga diplomatët më të mirë shqiptarë të viteve ‘90. Diplomati i njohur ka punuar për disa vjet në diplomacinë shqiptare, deri në vitin 1996 kur ai emërohet ambasador i Shqipërisë në Zvicër. Gjatë kohës së tij si ambasador në Zvicër ai luan një rol të madh në njohjen e çështjes kosovare në arenën ndërkombëtare. Pas përfundimit të mandatit të tij si ambasador i Shqipërisë në Zvicër, ai punon në Ministrinë e Jashtme deri në vitin 2005. Pas kësaj periudhe ai emërohet ambasador Fuqiplotë i Shqipërisë në Gjermani, post të cilin Gazmend Turdiu e mbajti deri në vitin 2008. Në 2009 emërohet sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Jashtme.

  1. ^ "Gazmend Turdiu - Curriculum Vitae" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 tetor 2015. Marrë më 5 janar 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)