Geogebra
GeoGebra është një softuer dinamik, që përfshin në vete gjeometrinë, algjebrën, statistikën dhe aritmetikën dhe përdoret për mësimin e matematikës dhe shkencës në të gjitha nivelet, që nga niveli fillor e deri në nivelin universitar.
Si komunitet që është përhapur e zgjeruar në mënyrë maramendëse, është ofruesi kryesor si softuer dinamik i matematikës që mbështet shkencën, teknologjinë, inxhinierinë dhe matematikën (STEM) dhe inovacionet në mësimdhënie dhe mësimnxënie në mbarë botën.[1]
GeoGebra është në dispozicion në platforma të shumta me aplikacionet e saj për Windows, macOS dhe Linux, si dhe me aplikacionet e saj për tabletë për Android, iPad dhe Windows dhe me aplikacionin e saj të internetit të bazuar në teknologjinë HTML5.
Krijuesi i saj, Markus Hohenwarter, filloi projektin në vitin 2001 (si pjesë e tezës së masterit) në Universitetin e Salzburgut, duke vazhduar atë në Universitetin Atlantik të Floridës (2006-2008), Florida State University (2008-2009) dhe tani në Universitetin e Linzit së bashku me ndihmën e zbuluesve të programeve tjera me kod të hapur dhe përkthyesve nga e gjithë bota.
Pas një fushate të suksesshme Kickstarter, GeoGebra zgjeroi ofertat e tyre, duke ofruar verzionet për iPad, Android dhe Windows. [2]
Gjeometria, algjebra, statistikat dhe aritmetika në geogebra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]GeoGebra është një program interaktiv për mësimdhënien dhe të nxënit e matematikës dhe shkencës nga shkolla fillore deri në nivelin universitar. Puna/konstruktimet mund të bëhen me pika, vektorë, segmente, vija, figura gjeometrike, seksione konike, jobarazime, polinome dhe funksione. Këto të dhëna mund të futen apo të ndryshohen drejtpërsëdrejti përmes mausit ose përmes shiritit te veglave.
Karakteristikat kryesore të Geogebra - s janë:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gjeometria, Algjebra dhe tabelat llogaritëse janë të lidhura dhe plotësisht dinamike
- Shumë e lehtë për tu përdorur, por me veti shumë të fuqishme
- Mjet për të krijuar burime interaktive të të mësuarit si faqe web
- E disponueshme në shumë gjuhë për miliona përdorues në mbarë botën
- Softueri me kod të hapur i qasshëm pa pagesë për përdoruesit jo-komercialë
- Gjeometri interaktive (2D dhe 3D)
- Tabela e integruar
- CAS-i i integruar
- Statistika të integruara dhe mjete llogaritëse
- Lejon skriptimin
Çmimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Archimedes 2016: MNU Award in category Mathematics (Hamburg, Germany)
- Microsoft Partner of the Year Award 2015: Finalist, Public Sector: Education (Redmond, WA, USA)
- MERLOT Award for Exemplary Online Learning Resources – MERLOT Classics 2013 (Las Vegas, Nevada, USA)
- NTLC Award 2010: National Technology Leadership Award 2010 (Washington D.C., USA)
- Tech Award 2009: Laureate in the Education Category (San Jose, California, USA)
- BETT Award 2009: Finalist in London for British Educational Technology Award
- SourceForge.net Community Choice Awards 2008: Finalist, Best Project for Educators
- AECT Distinguished Development Award 2008: Association for Educational Communications and Technology (Orlando, USA)
- Learnie Award 2006: Austrian Educational Software Award for "Wurfbewegungen mit GeoGebra" (Vienna, Austria)
- eTwinning Award 2006: 1st prize for "Crop Circles Challenge" with GeoGebra (Linz, Austria)
- Les Trophées du Libre 2005: International Free Software Award, category Education (Soisson, France)
- Comenius 2004: German Educational Media Award (Berlin, Germany)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Geogebra.org-Faqja zyrtare e Geogebra
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Faqja e Geogebra".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Geogebra for tablets".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)