Jump to content

Gerti Bogdani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gerti Bogdani
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
Në detyrë
20092017
Sekretar i Marredhenieve me Jashte i PD
Në detyrë
2007–Vazhdon
Paraprirë ngaBesnik Mustafaj
Kryetar i FRPD
Në detyrë
2009–2015
Paraprirë ngaSokol Olldashi
Pasuar ngaBelind Këlliçi
Kryetar i Njesise 10 - Tirane
Në detyrë
2007–2009
Të dhëna vetjake
U lind më7 korrik 1980
Tiranë
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikePD
Bashkëshortja/etEdlira Cepani
FëmijëtAjra & Reinart Bogdani
PunësimiPolitikan

Gerti Bogdani (lindur më 7 korrik 1980Tiranë), politikan shqiptar, ish-deputet i Partisë DemokratikeKuvendin e Shqipërisë.

Pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, Gerti Bogdani vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut, ku diplomohet me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Award - ‘Medalje Ari’.[1]

Rikthehet më pas në Shqipëri, duke e filluar karrierën e tij profesionale në fushën akademike në Universitetin e New Yorkut –Tiranë. Ai është themelues dhe drejtues i Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë.

Karrierën politike e fillon në vitin 2007, ai kandidon me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fiton. Gjate kësaj kohe vazhdon edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD. Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Nga viti 2009 e në vijim, ai vazhdon aktivitetin e tij si Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Në vitin 2011 ai zgjidhet zv/president i "Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë" (International Young Democrat Union - IYDU) e më pas, në janar të vitit 2012, nën/Kryetar. Në shtator 2015 zgjidhet Kryetar i IYDU, ne Kongresin e zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, duke u bërë kështu politikani i parë shqiptar që mban një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare.[2]

  1. ^ "Kopje e arkivuar" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 11 nëntor 2015.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ "Kopje e arkivuar" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2019. Marrë më 11 nëntor 2015.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)