Jump to content

Giedo van der Garde

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Giedo Van Der Garde)

Giedo Van Der Garde (lindur më 26 prill 1985) është një pilot hollandez që garon në Formula 1 për skuadren e Caterham F1.

Giedo van der Garde ka pasur një karriere te suksesshme në Karting. Ai fitoi kampionatin hollandez në vitin 1998. Në Super A, ai ishte talenti më i mirë në Kampionatin Boteror të vitit 2001 dhe 2002 [1].

Giedo van der Garde në vitin 2000 hyri në Formula Renault. Në sezonin e tij të parë në Formula Renault, ai përfundoi i gjashti. Ai ishte pjese e skuderise hollandeze Van Amersfoort Racing. Me performancat e tij te mira, Giedo van der Garde u bë pjesë e programit të zhvillit të Renault F1.

Van der Garde duke garuar për Caterham në një praktikë të lirë në garën e Japonisë në vitin 2012.

Në vitin 2012, Giedo van der Garde ishte nje pilot rezerv tek Caterham. Me 1 shkurt 2013, menaxheri i Van Der Garde bëri publike lajmin se klienti i tij do të garonte për Caterhamsezonin 2013. Giedo van der Garde debutoi per Caterham në garën e parë të sezonit në Australi. Në provat kualifikuese van der Garde i mbylli në vendin e 21 por garën e përfundoi në vendin e 18.

  1. ^ "Who's Who: Giedo van der Garde". F1Fanatic.co.uk. 2007. Marrë më 2007-07-21. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)