Formula Një
Formula Një logo që nga 2018 | |
| Category | Open-wheel single-seater Formula auto racing |
|---|---|
| Country | International |
| Inaugural season | 1950 |
| Drivers | 20 |
| Teams | 10 |
| Engine manufacturers | |
| Tyre suppliers | Pirelli |
| Drivers' champion | (Red Bull Racing-Honda RBPT) |
| Official website | formula1.com |


Formula Një, ose Formula 1 (zyrtarisht Formula One World Championship, shk. edhe F1) është klasi më i lartë i serisë së garimit automobilistik i organizuar Fédération Internationale de l'Automobile (FIA) dhe zotëruar nga Formula One Group. FIA Kampionati Botëror i Formula Një ka qënë një nga format parësore të garimit që nga sezoni i parë në 1950. Fjala "formula" në emër i referohet një grup rregullash që të gjithë makinat e pjesëmarrësve duhet t'i zbatojnë.[1] Një sezon i Formula Një përmban një seri garash, të njohura si Çmimet e mëdha, të cilat zhvillohet në të gjithë botën në cirkuite të ndërtuara ose në rrugë publike.
Rezultatet e çdo gare vlerësohen nga një sistem pikësh për të vendosur dy trofe: një për pilotë dhe një për konstruktorë. Pilotët duhet të kenë super licencën, klasa më e lartë e lejes së drejtimit që lëshohet nga FIA.[2] Garat duhet të zhvillohen në pista të graduara "1" (më parë "A"), gradimi më i lartë i lëshuar nga FIA.[2] Garat zakonisht zhvillohen në vendndodhje rurale në cirkuite të ndërtuara, por disa gara të tjera zhvillohen edhe në rrugë qyteti.
Për vitin aktual (2025) kalendari i Formula 1 përfshin 24 gara të veçanta të emëruara si Grand Prix (shqip: Çmimi i Madh). Çdo garë mban emrin e shtetit ku mbahet gara (me pak përjashtime) dhe vlerësohet me pikë për pozitën e arritur në garë. pilotit që ka mbledhur më shumë pikë i jepet në fund të sezonit titulli kampion botëror.
Prej vitit 1958, përveç pilotëve marrin pjesë edhe ekipet e konstruktorëve të makinave, të cilat kanë dy pilotë të cilët konkurrojnë për titullin e kampionit botëror të konstruktorëve. Kampionati i pilotëve dhe konstruktorëve të makinave sot numërohet në paralel, gjë që nuk ka qenë e njëjtë në të kaluarën, pasi më parë numëroheshin edhe garat e tjera në seri të garës për titullin e kampionit.
Pilotët Kampion të F1
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lista e Pilotëve te cilët kanë fituar Formula 1
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kampionët Botërorë të Formula 1
| Piloti | Kombësia | Numri i titujve | Vitet |
|---|---|---|---|
| Lewis Hamilton | 🇬🇧 Britani e Madhe | 7 | 2008, 2014, 2015, 2017, 2018, 2019, 2020 |
| Michael Schumacher | 🇩🇪 Gjermani | 7 | 1994, 1995, 2000, 2001, 2002, 2003, 2004 |
| Juan Manuel Fangio | 🇦🇷 Argjentinë | 5 | 1951, 1954, 1955, 1956, 1957 |
| Sebastian Vettel | 🇩🇪 Gjermani | 4 | 2010, 2011, 2012, 2013 |
| Alain Prost | 🇫🇷 Francë | 4 | 1985, 1986, 1989, 1993 |
| Max Verstappen | 🇳🇱 Holandë | 4 | 2021, 2022, 2023, 2024 |
| Ayrton Senna | 🇧🇷 Brazil | 3 | 1988, 1990, 1991 |
| Nelson Piquet | 🇧🇷 Brazil | 3 | 1981, 1983, 1987 |
| Niki Lauda | 🇦🇹 Austri | 3 | 1975, 1977, 1984 |
| Jackie Stewart | 🇬🇧 Britani e Madhe | 3 | 1969, 1971, 1973 |
| Jack Brabham | 🇦🇺 Australi | 3 | 1959, 1960, 1966 |
| Fernando Alonso | 🇪🇸 Spanjë | 2 | 2005, 2006 |
| Mika Häkkinen | 🇫🇮 Finlandë | 2 | 1998, 1999 |
| Emerson Fittipaldi | 🇧🇷 Brazil | 2 | 1972, 1974 |
| Jim Clark | 🇬🇧 Britani e Madhe | 2 | 1963, 1965 |
| Graham Hill | 🇬🇧 Britani e Madhe | 2 | 1962, 1968 |
| Alberto Ascari | 🇮🇹 Itali | 2 | 1952, 1953 |
| Nico Rosberg | 🇩🇪 Gjermani | 1 | 2016 |
| Jenson Button | 🇬🇧 Britani e Madhe | 1 | 2009 |
| Kimi Räikkönen | 🇫🇮 Finlandë | 1 | 2007 |
| Jacques Villeneuve | 🇨🇦 Kanada | 1 | 1997 |
| Damon Hill | 🇬🇧 Britani e Madhe | 1 | 1996 |
| Nigel Mansell | 🇬🇧 Britani e Madhe | 1 | 1992 |
| Mario Andretti | 🇺🇸 SHBA | 1 | 1978 |
| James Hunt | 🇬🇧 Britani e Madhe | 1 | 1976 |
| Jody Scheckter | 🇿🇦 Afrika e Jugut | 1 | 1979 |
| Alan Jones | 🇦🇺 Australi | 1 | 1980 |
| Keke Rosberg | 🇫🇮 Finlandë | 1 | 1982 |
| Denny Hulme | 🇳🇿 Zelandë e Re | 1 | 1967 |
| John Surtees | 🇬🇧 Britani e Madhe | 1 | 1964 |
| Jochen Rindt | 🇦🇹 Austri | 1 | 1970 |
| Phil Hill | 🇺🇸 SHBA | 1 | 1961 |
| Mike Hawthorn | 🇬🇧 Britani e Madhe | 1 | 1958 |
| Giuseppe Farina | 🇮🇹 Itali | 1 | 1950 |
Pistat e Formula1
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pistat e Formula 1 – Sezoni 2025
| Nr. | Grand Prix | Pista | Vendi |
|---|---|---|---|
| 1 | Australia Grand Prix | Albert Park Circuit | 🇦🇺 Australi |
| 2 | Chinese Grand Prix | Shanghai International Circuit | 🇨🇳 Kinë |
| 3 | Japanese Grand Prix | Suzuka Circuit | 🇯🇵 Japoni |
| 4 | Bahrain Grand Prix | Bahrain International Circuit | 🇧🇭 Bahrein |
| 5 | Saudi Arabian Grand Prix | Jeddah Corniche Circuit | 🇸🇦 Arabia Saudite |
| 6 | Miami Grand Prix | Miami International Autodrome | 🇺🇸 SHBA |
| 7 | Emilia-Romagna Grand Prix | Imola Circuit | 🇮🇹 Itali |
| 8 | Monaco Grand Prix | Circuit de Monaco | 🇲🇨 Monako |
| 9 | Spanish Grand Prix | Circuit de Barcelona-Catalunya | 🇪🇸 Spanjë |
| 10 | Canadian Grand Prix | Circuit Gilles Villeneuve | 🇨🇦 Kanada |
| 11 | Austrian Grand Prix | Red Bull Ring | 🇦🇹 Austri |
| 12 | British Grand Prix | Silverstone Circuit | 🇬🇧 Britani e Madhe |
| 13 | Belgian Grand Prix | Circuit de Spa-Francorchamps | 🇧🇪 Belgjikë |
| 14 | Hungarian Grand Prix | Hungaroring | 🇭🇺 Hungari |
| 15 | Dutch Grand Prix | Circuit Zandvoort | 🇳🇱 Holandë |
| 16 | Italian Grand Prix | Monza | 🇮🇹 Itali |
| 17 | Azerbaijan Grand Prix | Baku City Circuit | 🇦🇿 Azerbajxhan |
| 18 | Singapore Grand Prix | Marina Bay Street Circuit | 🇸🇬 Singapor |
| 19 | United States Grand Prix | Circuit of the Americas | 🇺🇸 SHBA |
| 20 | Mexico City Grand Prix | Autódromo Hermanos Rodríguez | 🇲🇽 Meksikë |
| 21 | São Paulo Grand Prix | Interlagos | 🇧🇷 Brazil |
| 22 | Las Vegas Grand Prix | Las Vegas Strip Circuit | 🇺🇸 SHBA |
| 23 | Qatar Grand Prix | Lusail International Circuit | 🇶🇦 Katar |
| 24 | Abu Dhabi Grand Prix | Yas Marina Circuit | 🇦🇪 Emiratet e Bashkuara |
Konstruktorët kampionë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Skuadra | Kombësia | Numri i titujve | Vitet e titujve |
|---|---|---|---|
| Ferrari | 🇮🇹 Itali | 16 | 1961, 1964, 1975, 1976, 1977, 1979, 1982, 1983, 1999, 2000, 2001, 2002, 2003, 2004, 2007, 2008 |
| Williams | 🇬🇧 Britani e Madhe | 9 | 1980, 1981, 1986, 1987, 1992, 1993, 1994, 1996, 1997 |
| McLaren | 🇬🇧 Britani e Madhe | 9 | 1974, 1984, 1985, 1988, 1989, 1990, 1991, 1998,
2024 |
| Mercedes | 🇩🇪 Gjermani | 8 | 2014, 2015, 2016, 2017, 2018, 2019, 2020, 2021 |
| Red Bull | 🇦🇹 Austri | 6 | 2010, 2011, 2012, 2013, 2022, 2023 |
| Lotus | 🇬🇧 Britani e Madhe | 7 | 1963, 1965, 1968, 1970, 1972, 1973, 1978 |
| Brabham | 🇬🇧 Britani e Madhe | 2 | 1966, 1967 |
| Renault | 🇫🇷 Francë | 2 | 2005, 2006 |
| Cooper | 🇬🇧 Britani e Madhe | 2 | 1959, 1960 |
| Tyrrell | 🇬🇧 Britani e Madhe | 1 | 1971 |
| BRM | 🇬🇧 Britani e Madhe | 1 | 1962 |
| Matra | 🇫🇷 Francë | 1 | 1969 |
| Benetton | 🇬🇧 / 🇮🇹 Britani / Itali | 1 | 1995 |
| Brawn GP | 🇬🇧 Britani e Madhe | 1 | 2009 |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Discovering What Makes Formula One, Formula One – For Dummies" [Duke zbuluar se çfarë e bënë Formula Një, Formula Një] (në anglisht). Dummies.com. Arkivuar nga origjinali më 24 prill 2010. Marrë më 14 shtator 2009.
- 1 2 "International Sporting Code" [Kodi sportiv ndërkombëtar] (PDF) (në anglisht). FIA. 28 mars 2007. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 6 gusht 2009. Marrë më 30 gusht 2009.