Shko te përmbajtja

Lewis Hamilton

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lewis Hamilton
Lewis Hamilton
Lewis Hamilton
Karriera në Formula Një
Kombësia Flamuri Mbretëria e Bashkuar
Ekipi aktual Mercedes
Numri i makinës 44
Pjesmarrje 245
Kampionate 7 (2008, 2014, 2015, 2017, 2018, 2019, 2020)
Fitore 103
Podiume 137
Pikët gjithsej 3,086
Pol pozita 103
Xhiro të shpejta 41
Pjesmarrja e parë Çmimi i madh i Australisë 2007
Fitorja e parë Çmimi i madh i Kanadasë 2007
Fitorja e fundit Çmimi i madh Arabisë Saudite 2021
Pjesmarrja e fundit Çmimi i madh i Abu Dhabi 2021
Sezoni i fundit 1ri (408 pikë)

Lewis Carl Davidson Hamilton (lindur më 7 janar 1985) është një pilot garash britanik i cili garon në Formula Një për Scuderia Ferrari. Ai është pesë herë kampion bote, dhe është konsideruar shpesh si piloti më i mirë i gjeneratës së tij dhe një nga më të mirët në historinë e sporti.

Karriera në Formula 1

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sezoni 2007: Një vit me rekorde të thyera si fillestar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në sezonin e tij të parë në Formula Një, Hamilton ishte shok skuadre me dy herë kampionin në fuqi Fernando Alonso i cili ishte bashkuar me ekipin nga Renault. Në debutimin e tij në Çmimin e madh të Australisë, ai përfundoi i treti, duke u bërë piloti i 13të në histori që arrin një podium në debutim. Në dy raundet e tjera në Bahren dhe Barcelonë, Hamilton përfundoi i dyti mbrapa brazilianit Felipe Massa, duke marrë edhe kreun e renditjes për pilotë, gjë që e bëri pilotin më të ri që kryeson kampionatin. Pasi përfundoi i dyti mbrapa Alonsos në Monako, u sygjerua se Hamilton po ndalohej të garonte kundër shokut të tij të skuadrës, por FIA e nxorri McLaren pa faj pas një hetimi. Hamilton arriti pol pozitën dhe fitoren e parë në Kanada. Një javë më pas Hamilton fitoi edhe Çmimin e madh të Shteteve të Bashkuara, duke u bërë piloti i parë britanik që nga John Watson në vitin 1983 që fiton një garë të Formula Një në Shba.

Hamilton përfundoi i treti në Francë mbarapa Kimi Räikkönen dhe Felipe Massës, duke rritur kryesimin nga ndjekësit në 14 pikë. Në garën e tij të parë të shtëpisë në Silverstone, Hamilton përfundoi i treti, duke barazuar rekordin e Jim Clark me nëntë podiume rresht për një britanik në sezonin 1963. Ky rekord mori fund në Çmimin e madh të Evropës, ku gjatë kualifikueseve, Hamilton u përplas në shikanin Schumacher pas problmeve me montimin e njërës prej gomave.[1] Ai nuk mundi dot të merrte pjesë në sesion e tretë kualifikues, duke bërë që t'a niste garën nga pozita e dhjetë. Gjatë një shiu të rëndë që në fund ndaloi edhe garën, Hamilton rrëshqiti dhe doli nga pista, por arriti ta mbante makinën ndezur dhe u ndihmua nga puntorët e pistës, të cilët e ndihmuan të rikthehej në pistë, të vazhdojë garën. Ai përfundoi i nënti, duke qëndruar jashtë zonës së pikëve ai ishte piloti i vetëm që u ndihmua nga vinçi për t'u rikthyer në pistë e për të vazhduar garën. Megjithatë, FIA më pas bllokoi ndihmën mekanike për të kthyer një makinë në pistë.

Hamilton fitoi Çmimin e madh të Hungarisë nga pol pozita pas një seance kualifikim me polemika ku shoku i tij i skuadrës Alonso, i cili kishte vendosur kohën më të shpejtë, j'u dha një penalitet me pesë pozicione për shkak se nuk lejoi Hamiltonin të largohej nga bokset për të bërë xhiron e tij të fundit. Pas garës Hamilton deklaroi se ai e kishte rregulluar marrëdhënjen e tij me Alonson. Në Çmimin e madh të Turqisë, makinës së Hamilton j'u ça një gomë dhe ai përfundoi i pesti Alonso e mundi britanikun në Çmimet e mëdha të Italisë dhe Belgjikës, duke shkurtuar avantazhin e Hamiltonit në renditjen e përgjithshëm për pilotë në vetëm dy pikë. Megjithatë, Alonso e rriti avantazhin me 12 pikë pas triumfit në Japoni me një shi të rëndë, kjo edhe falë një aksidenti të Alonsos. Pas garës, ai u hetua nga kujdestarët e garës për përfshirjen e tij në një incident mbrapa makinës së sigurisë, por që doli i pafajshëm para Çmimit të madh të Kinës, ku Hamilton, u tërhoq pas një rrëshqitje menjëherë pas daljes nga bokset edhe pse e kishte nisur garën nga pol pozita. Hamilton hyri në garën e fundit të sezonit katër dhe shtatë pikë para Alonsos dhe Räikkönen respektivisht.[2]

Çmimin e madh të Brazilit, Hamilton u rendit i shtati kurse Räikkönen fitoi, gjë që do të thoshte se Hamilton e kishte humbur titullin kampion për vetëm një pikë. Në xhiron e parë, britaniku u parakalua nga disa makina dhe u rendit i teti; tetë xhiro më pas, ai nuk mundi dot të ndërronte marsh, gjë që i kushtoi 40 sekonda. Ai arriti të fitonte një pozicion por Ferrari shkëmbeu pozicionet e dy pilotëve të tyre duke lejuar Räikkönen të fitonte kampionatin.[3][4][5] Hamilton u bë piloti më i ri që përfundon finalist në garën për titullin kampion, në moshën 22 vjeç e 287 ditë, duke thyer rekordin e vendosur në sezonin 1960 nga Bruce McLaren në moshën 23 vjeç e 5 ditë; rekordi i Hamilton më pas u thye nga Sebastian Vettel në vitin 2009. Në tetor, FIA hetoi ekipet BMW Sauber dhe Williams për parregullsi me karburantin; pilotët e BMW kishin përfunduar në vendin e pestë dhe të gjashtë, dhe nëse ata do të përjashtoheshin, atëherë Hamilton do të renditej i pesti dhe do të fitonte titullin kampion 2007 me një pikë diferencë nga Räikkönen. Në fund asnjë ekip nuk u penalizua; McLaren apeloi.[6] Hamilton më pas i tregoi BBC-së se ai nuk kishte dëshirë të fitonte një kampionat falë skualifikimit të pilotëve të tjerë.[7]

Tensionet e ekipit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Treguesi i parë publik i faktit që Hamilton ishte i pakënaqur me ekipin e tij erdhi Çmimin e madh të Monakos 2007 ku ai përfundoi i dyti Pas komenteve pas garës ku britaniku sygjeroi se ai ishte detyruar të luante një rol mbështetës nga ekipi, FIA filloi një hetim mbi Mclaren nëse kishte thyer rregullin e urdhërave të ekipit McLaren kishte mohuar se kishte favorizuar dy herë kampionin e botës Fernando Alonso, dhe FIA në fund i dha të drejtë McLaren, duke thënë: "McLaren mundi të ndiqte një strategji optimale sepse ata kishin një avantazh të konsiderueshëm mbi të gjitha makinat e tjera. Ata nuk bënë asgjë që mund të quhet ndërhyrëse në rezultatin e garës."

Tensionet u shfaqën sërisht në Çmimin e madh të Hungarisë 2007, ku gjatë sesionit të fundit kualifikues për pol pozitë, Hamilton u vonua në bokse nga Alonso duke mos mundur dot të zhvillonte një xhiro të shpejtë para fundit të seancës Alonso mori një penalitet prej pesë pozicionesh dhe e nisi garën i gjashti, duke bërë që Hamilton, i cili përfundoi i dyti, ta niste garën nga pol pozita, kurse ekipit j'u hoqën pikët për konstruktorë nga kjo garë. Hamilton tha se penaliteti i Alonso ishte "shum i lehtë për të mos thënë asgjë" dhe se ai pendohej vetëm për pikët e humbura në renditjen e konstruktorëve. Ishte raportuar se Hamilton kishte ofenduar në radio Dennis pas incidentit.

Shënime

    Citime

    1. "Hamilton unhurt following crash" [Hamilton i padëmtuar pas përplasjes] (në anglisht). BBC Sport. 21 korrik 2007. Marrë më 17 gusht 2010.
    2. "Chinese Grand Prix" [Çmimi i madh i Kinës] (në anglisht). BBC Sport. 7 tetor 2007. Marrë më 7 shtator 2010.
    3. Henry, Alan (22 korrik 2007). "Ferrari move up a gear to hand Räikkönen glory" [Ferrari ngre një marsh për t'i dhënë lavdinë Räikkönen]. The Guardian (në anglisht). Londër. Marrë më 22 korrik 2007.
    4. "Q and A with Lewis Hamilton" [Pyetje dhe përgjigje me Lewis Hamilton]. Autosport (në anglisht). 22 tetor 2007. Marrë më 22 tetor 2007. por un po bëja zbritje marshesh në kthesën katër por makina kaloi neutral. Ngeca për disa kohë.
    5. "Massa happy to help Kimi to title" [Massa i lumtur që ndihmoi Kimin për titullin] (në anglisht). itv-f1.com. 23 tetor 2007. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2007. Marrë më 23 tetor 2007.
    6. "F1 teams escape fuel punishment" [Ekipet e F1 i shpëtojnë ndëshkimit për karburatin] (në anglisht). BBC. 22 tetor 2007. Marrë më 22 tetor 2007. McLaren tha se ka plane për të apeluar te FIA, organi qeverisës i sportit.
    7. "Hamilton keen to win 'fair' title" [Hamilton dëshiron të fitoj titull 'të ndërshëm'] (në anglisht). BBC Sport. 22 tetor 2007. Marrë më 23 tetor 2007. Të t'a marrin titullin kampion është disi mizore dhe me shumë mundesësi jo e mirë për sportin

    Lidhje të jashtme

    [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]