Çmimi i madh i Australisë 2007
| Statistikat | ||
|---|---|---|
| Gara e 1 nga 17 në vitin 2007. | ||
| Data | 18 mars, 2007 | |
| Vendi | Melbourne Grand Prix Circuit, Melbourne, Australia | |
| Drejtimi | Qarku i përkohshëm rrugorë 3.295 mi / 5.303 km | |
| Distanca | 58 xhiro, 191.12 mi / 307.574 km | |
| Moti | Pastër | |
| Pol pozita | ||
| Piloti | Ferrari | |
| Koha | 1:26.072 | |
| Xhiro më e shpejtë | ||
| Piloti | Ferrari | |
| Koha | 1:25.235 (41) | |
| Podiumi | ||
| I pari | Ferrari | |
| I dyti | Team McLaren-Mercedes | |
| I treti | Team McLaren-Mercedes | |
F1 Australia për vitin 2007 ishte gara e parë nga shtatëmbëdhjetë (17) në Formula 1 për këtë vit e mbajtur më 18 mars, 2007 në qarkun Melbourne Grand Prix Circuit. Në këtë garë fitues doli piloti Kimi Räikkönen nga ekipi i Ferrarit i përcjellur nga Fernando Alonso në pozitën e dytë dhe Lewis Hamilton në pozitën e tretë që të dy nga ekipi Team McLaren Mercedes
Kualifikimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dita e kualifikimit u përcjell me një kohë me shi, ku piloti i ekipit McLaren, Fernando Alonso arriti kohën më të shpejtë të tëgjith kualifikimit gjat ciklit të dytë kualifikues, por duke mos arritur pol pozitën për garën vijuese sepse piloti i ekipit të Ferrarit, Kimi Räikkönen arriti kohën më të shpejtë gjat pjesës së tretë të kualifikimit duke siguruar pozitën e parë garuese.
- Pjesa e parë kualifikuese
Räikkönen arrtiti kohën më të mirë në pjesën e parë i përcjellur nga piloti Lewis Hamilton i cili arritit të bëj xhiro për kohë prej 1:26.674.
- Pjesa e dytë kualifikuese
Fernando Alonso u shqua mbi tëgjithë në pjesën e dytë kualifikuese duke arritur xhiron më të shpejtë në kohë prej 1:25.326 i përcjellur nga piloti i BMW's, Nick Heidfeld. Gjat kësa pjese Felipe Massa u largua nga garat kualifikuese pas një gabimi me Ferrarin e tijë duke e bërë që të rradhitet si si gjashtëmbëdhjeti (16) për fillimin e garës. Piloti i ekipit Super Aguri's, Takuma Sato arriti të kualifikohet për garën e pjesës së tretë kualifikuese duke i lënë mbrapa pilotët si Massa, Anthony Davidson, Nico Rosberg, Heikki Kovalainen, Jenson Button dhe Alex Wurz.
- Pjesa e tretë kualifikuese
Fernando Alonso arriti të bëj xhiron e parë në pjesën e tretë në kohë 1:27.050 kurse Räikkönen për një sekondë më shpejt 1:26.072 duke e siguruar pol pozitën i përcjellur nga Alonso si i dyti, Nick Heidfeldi treti dhe Lewis Hamilton i katri.
Gara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ndryshimi i vetëm para fillimit të garës ishte ajo se Felipe Massa filloi garën si i fundit për shkak të një ndërrimi në motor kurse piloti Christijan Albers filloi nga vija e konstrukorëve.
Në fillim Räikkönen u largua mirë nga vija e fillimit, kurse Alonso u tejkalua nga Heidfeld dhe Hamilton duke mbetur në pozitën e katërt.
Heidfeld u paraqit në xhiron e 15 tek mekanikët. Felipe Massa ishte menjëherë pas pilotit Rubens Barrichello dhe shumë të ngadalshmit në këtë garë Jenson Button. Christijan Albers i ekipit Spyker u bë personi i parë i larguar nga gara gjat zhvillimit të sajë gjatë këtij sezoni.
Räikkönen ishte i dyti që u paraqit tek konstruktorët duke lënë pilotin Hamilton të udhëheqë në garën e tijë të par. Pas paraqitjes së Hamilton dhe Alonso tek mekanikët, Räikkönen u kthye përsëri në pozitën e parë.
Alonso tejkaloi Hamiltonin në rundin e dytë të ndaljeve (pitstop) pasiqë Takuma Sato arritit të e mbaj mbrapa. Por në fund ishte Räikkönen ai i cili fitoi garën, me 7.4 sekonda mbetje prapa ishin Alonso dhe Hamilton.
Rezultatet e kualifikimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| KUALIFIKIMET | ||||||
|---|---|---|---|---|---|---|
| Pozita | Piloti | Ekipi | Pjesa e parë | Pjesa e dytë | Pjesa e tretë | |
| 1 | Ferrari | 1:26.644 | 1:25.644 | 1:26.072 | ||
| 2 | McLaren-Mercedes | 1:26.697 | 1:25.326 | 1:26.493 | ||
| 3 | BMW | 1:26.895 | 1:25.358 | 1:26.556 | ||
| 4 | McLaren-Mercedes | 1:26.674 | 1:25.577 | 1:26.755 | ||
| 5 | BMW | 1:26.696 | 1:25.882 | 1:27.347 | ||
| 6 | Renault | 1:27.270 | 1:25.944 | 1:27.634 | ||
| 7 | Red Bull-Renault | 1:26.978 | 1:26.623 | 1:27.934 | ||
| 8 | Toyota | 1:27.014 | 1:26.688 | 1:28.404 | ||
| 9 | Toyota | 1:27.328 | 1:26.739 | 1:28.692 | ||
| 10 | Super Aguri-Honda | 1:27.365 | 1:26.758 | 1:28.871 | ||
| 11 | Super Aguri-Honda | 1:26.986 | 1:26.909 | |||
| 12 | Williams-Toyota | 1:27.596 | 1:26.914 | |||
| 13 | Renault | 1:27.529 | 1:26.964 | |||
| 14 | Honda | 1:27.540 | 1:27.264 | |||
| 15 | Williams-Toyota | 1:27.479 | 1:27.393 | |||
| 16 | Ferrari | 1:26.712 | s'ka kohë | |||
| 17 | Honda | 1:27.679 | ||||
| 18 | STR-Ferrari | 1:28.305 | ||||
| 19 | Red Bull-Renault | 1:28.579 | ||||
| 20 | STR-Ferrari | 1:29.267 | ||||
| 21 | Spyker-Ferrari | 1:29.339 | ||||
| 22 | Spyker-Ferrari | 1:31.932 | ||||
Rezultatet e garës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Xhiroja më e shpejtë: Kimi Räikkönen, 1:25.235 (Xhiro 41, 223.978 km/h)
- Gara e parë për: Lewis Hamilton, Heikki Kovalainen dhe Adrian Sutil
Shiko dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| FORMULA NJË PËR VITIN 2007 | |
|---|---|
| Garat | Australi | Malajzi | Bahrain | Spanjë | Monako | Kanada | SHBA | Francë | Angli | Evropë | Hungari | Turqi | Itali | Belgjikë Japoni | Kinë | Brazil |
| Pilotët | Kimi Räikkönen | Lewis Hamilton | Fernando Alonso | Felipe Massa | Nick Heidfeld | Robert Kubica | Heikki Kovalainen Giancarlo Fisichella | Nico Rosberg | David Coulthard | Alexander Wurz | Mark Webber | Jarno Trulli | Sebastian Vettel Jenson Button | Ralf Schumacher | Takuma Sato | Vitantonio Liuzzi | Adrian Sutil | Rubens Barrichello | Scott Speed Kazuki Nakajima | Anthony Davidson | Sakon Yamamoto | Christijan Albers | Markus Winkelhock |
| Konstruktorët | Ferrari | BMW Sauber | Renault | Williams | Red Bull | Toyota | Toro Rosso | Honda | Super Aguri | Spyker | McLaren |