Kampionati Botëror i Formula Një 2017

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Formula 12017
Kampion:

Sezoni i kaluar - Sezoni i ardhshëm
Gara kampionale 20
Piloti kampion Lewis Hamilton
Ekipi kampion Mercedes
Koment: Hamilton fitoi titullin e katërt në karrierë.
Përdorimi i stampës

Kampionati Botëror i Formula Një 2017 ishte një kampionat garash për makinat e Formula Një dhe edicioni i 68të i Kampionatit Botëror të Formula Një. Formula Një njihet nga organi qeverisës i garave automobilistike, Fédération Internationale de l'Automobile (FIA), si kompeticioni më i rëndësishëm dhe klasi i parë i garit me makina. Plotët dhe ekipet garuan në njëzet Çmime të mëdha për titujt kampion të pilotit dhe konstruktorit.

Si piloti kampion në fuqi, Nico Rosberg deklaroi tërheqjen nga sporti në dhjetor 2016, duke bërë që sezoni 2017 të ishte i pari që nga 1994 ku piloti kampion nuk garon për të mbrojtur titullin.[1][2] Mercedes si kampioni në fuqi për titullin e konstruktorëve, të cilën e siguruan për herë të tretë në histori në Çmimin e madh të Japonisë 2016.[3]

Në përfundim të kampionatit, Lewis Hamilton fitoi titullin e katërt në karrierë për pilot. Ai e përfundoi sezonin me 363 pikë, 46 më shumë se piloti gjerman Sebastian Vettel i cili u rendit i dyti me 317 pikë dhe Valtteri Bottas i treti me 305 pikë.[4] Në garën për titullin për konstruktorë ishte Mercedes që fitoi titullin e katërt rresht në Çmimin e madh të Shteteve të Bashkuara 2017, duke e mbyllur sezonin me 668 pikë.[5] Ferrari përfundoi në vendin e dytë me 552 pikë kurse Red Bull Racing u renditën të tretët me 368 pikë.[6]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "E pabesueshme: Rosberg deklaron tërheqjen nga Formula 1! Ja arsyet! [FOTO]". Intv.al. 2 dhjetor 2016. Marrë më 15 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Kampioni Rosberg tërhiqet nga Formula 1". Top-Channel.tv. 2 dhjetor 2016. Marrë më 15 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "F1 në Japoni, triumfon Rosberg. Mercedes shpallet kampion". Top-Channel.tv. 9 tetor 2016. Marrë më 15 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Hamilton, 4 herë kampion bote në Formula 1". Top-Channel.tv. 29 tetor 2017. Marrë më 15 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Formula 1/ Skuderia gjigante shpallet kampion Bote për konstruktorë". BalkanWeb.com. 23 tetor 2017. Marrë më 15 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Results" [Rezultatet]. Formula1.com (në anglisht). Formula One World Championship Limited. Marrë më 23 tetor 2017.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]