Kampionati Botëror i Formula Një 2016

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
110px-F1 logo svg.png

Formula 12016
Kampion:

Sezoni i kaluar - Sezoni i ardhshëm
Gara kampionale 20
Piloti kampion Nico Rosberg
Ekipi kampion Mercedes
Koment: Rosberg fitoi titullin e parë në karrierë.
Përdorimi i stampës

Kampionati Botëror i Formula Një 2016 ishte një kampionat garash për makinat e Formula Një dhe edicioni i 67të i Kampionatit Botëror të Formula Një. Formula Një njihet nga organi qeverisës i garave automobilistike, Fédération Internationale de l'Automobile (FIA), si kompeticioni më i rëndësishëm dhe klasi i parë i garit me makina. Plotët dhe ekipet garuan në njëzetenjë Çmime të mëdha për titujt kampion të pilotit dhe konstruktorit.

Pjesë e kampionatit u bë edhe ekipi më i ri amerikan i quajtur Hass F1 Team.[1] Renault u rikthye në sport si kontruktorë pas një mungese katër-vjeçare pasi blenë Lotus F1 para fillimit të sezonit.[2] Kalendarit j'u shtua një garë, Çmimi i madhë i Gjermanisë, e cila u rikthye pas një mungese një-vjeçare. U rikthye edhe Çmimi i madh i Evropës, që do të zhvillohej në Baku, kryeqytetin e Azerbajxhanit.[3]

Nico Rosberg fitoi titullin e tij të parë dhe të fundit për pilotë në garën e fundit të sezonit.[4] Me nëntë fitore dhe shtatë podiume të tjera, Rosberg mposhti shokun e skuadrës dhe kampionin e botës në fuqi Lewis Hamilton me pesë pikë. Duke bërë kështu, Rosberg ndoqi suksesin e babait të tijvitin 1982 dhe u bë çifti i dytë baba-bir që shpallet kampion në Formula Një.[5] Rosberg deklaroi tërheqjen nga sporti pak ditë pasi u shpall kampion.[6] Nga fillimi i viteve 2010, ky ishte i vetmi kampionat që nuk u fitua nga Sebastian Vettel ose Lewis Hamilton.

Në garën për titullin e konstruktorëve, Mercedes mbrojti titullin për të dytin vit rresht, duke mposhtur Red Bull Racing me 297 pikë diferencë. Ferrari përfundoi në vendin e tretë, 70 pikë të tjera më mbrapa.[7]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Starton Botërori, ja cilat janë risitë e F1". Panorama Sport. 20 mars 2016. Marrë më 16 prill 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Zyrtare, Renault rikthehet në Formula 1". Panorama Sport. 5 dhjetor 2015. Marrë më 16 prill 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Botërori i Formula 1, ja kalendari paraprak i vitit 2016". Top-Channel.tv. 5 janar 2015. Marrë më 16 prill 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Hemilton merr garën e fundit, por Rosberg shpallet Kampion Bote". Panorama Sport. 27 nëntor 2016. Marrë më 16 prill 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Nico Rosberg i dyti dhe shpallet kampion bote per here te pare". infoalbania.al. 28 nëntor 2016. Marrë më 16 prill 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Kampioni Rosberg tërhiqet nga Formula 1". Top-Channel.tv. 2 dhjetor 2016. Marrë më 15 prill 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "F1 në Japoni, triumfon Rosberg. Mercedes shpallet kampion". Top-Channel.tv. 9 tetor 2016. Marrë më 15 prill 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]