Jump to content

Fernando Alonso

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fernando Alonso
Alonso në vitin 2016
Alonso në vitin 2016
Karriera në Formula Një
Kombësia Flamuri Spanjoll
Vitet aktiv 2001, 20032018
Ekipe Minardi, Renault, McLaren, Ferrari
Pjesmarrje 314
Kampionate 2 (2005, 2006)
Fitore 32
Podiume 97
Pikët gjithsej 1,899
Pol pozita 22
Xhiro të shpejta 23
Pjesmarrja e parë Çmimi i madh i Australisë 2001
Fitorja e parë Çmimi i madh i Hungarisë 2003
Fitorja e fundit Çmimi i madh i Spanjës 2013
Pjesmarrja e fundit Çmimi i madh i Abu Dabit 2018
Sezoni i fundit 11ti (50 pikë)

Fernando Alonso Díaz (lindur më 29 korrik 1981) është një pilot spanjoll që garon aktualisht me skuadrën angleze MclarenFormula 1.[1][2][3][4]

Alonso filloi të garonte me karting që në moshën 3 vjeçare. Ai fitoi 3 kampionate rresht karing në Spanjë. Ai garoi në karting nga viti 1994 e deri në vitin 1997, dhe u bë kampion në vitin 1996. Ai bëri debutimin e tin në Formula 1 në sezonin 2001 me skuadrën Minardi, dhe në sezonin 2002, ai u bashkua me Renault F1 si plot testues. Në fillim të vitit 2003, Alonso u bë një nga dy pilotët që do të garonin në sezonin 2003 me Renault F1. Më 25 shtator 2005, ai fitoi kampionatin e pilotëve të Formula 1 në moshën 24 vjeçare dhe 58 ditore, duke u bërë piloti më i ri në historinë e Formula 1 që shpallet kampion bote. Pasi mbrojti titullin dhe në sezonin 2006, Alonso u bë piloti më i ri në historinë e Formula 1 që fiton kampionatin 2 herë rresht. Ai u bashkua me Team McLaren në vitin 2007, përpara se të rikthehej sërisht tek Renault në sezonet 2008 dhe 2009. Në vitin 2010, ai u bashkua me Scuderinë Ferrari.[5][6]

Pseudonimi i tij është El Nano, një pseudonim tipik në vendin e lindjes të Alonsos i njerëzve me emrin Fernando, Alonso është gjithashtu një ambasodor i organizatës UNICEF, një organizatë që ndihmon fëmijët në nevojë.[7] Alonso është piloti më i ri në historinë e Formula 1 që fiton një Pole Position dhe një garë respektivisht, ai e vendosi këtë rekord në vitin 2003 në garën e Malajzisë dhe Hungarisë,[8][9] ky rekord u thye nga Sebastian Vettel në vitin 2008 me garën e Italisë.[10]

Jeta e herëshme dhe personale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fernando Alonso ka lindur në Oviedo, një qytet në veri të Spanjës. Nëna e tij ka punuar në një dyqan, kurse babai i tij ka punuar si mekanik në një fabrikë të eksplozivëve pranë qytetit Oviedo.[11] Alonso ka dhe një motër më të vjetër, Lorenën. Babai i Alonsos, José Luis, një pilot amator i garave karter, dëshironte tja kalonte pasionin e tij për garimin edhe fëmijëve të tij. Ai ndërtoi një makinë kart, si fillim për vajzën 8 vjeçare Lorena, ai nuk i dhuroi asgjë djalit të tij 3 vjeçarë, Alonsos, i cili nuk tregoi asnjë interes për këtë sport.

Alonso ndoqi shkollën e shenjtë fillore Guardian Angel në Oveido, ai qëndroi tek kjo shkollë deri në moshën 14 vjeçare ku më pas shkoi në institutin Leopoldo Alas Clarín në qytetin e San Lazaro. Ai ra nga mësimet në vititin 2000, për shkak të angazhimit të tij me motorra garash, gjë që e pengoi që të mësonte.[12]

Në vitin 2008, u shkoi në Angli në arenën e universitetit të Oksfortit. Me miqtë e tij nga Spanja, Alonso shpesh kalonte kohën duke folur me ta në rrjetet sociale në internet.[13].

Që kur fitoi kampionatin e tij të parë në Formula 1 në vitin 2005, Alonso u bë një ambasador i universitetit të Oksfortit, për të promovuar fusha të reja të studimit të biznesit të garave sportive për financimin e shkencave sociale.

Alonso dhe ish-gruaja e tij, Raquel del Rosario.

Alonso ka qënë i martuar me Raquel del Rosario, një këngëtare spanjolle e bandës së popit El Sueño de Morfeo,[14] ata u martuan sëbashku më 17 nëntor 2006[15] dhe deklaruan publikisht divorcin e tyre në dhjetor 2011.[16]

Ata jetonin në Oksfort të Anglisë, më vonë ata shkuan të jetonin në rezidencën e tyre në Zvicër në vitin 2006. Alonso ka pasur në pronësi nga viti 2006 deri në vitin 2010 një shtëpi në Mont-sur-Rolle, afër liqenit të Gjenevës, më pas ai u zhvendos në shkurt të vitit 2010 në Lugano në mënyrë që të ishte më afër me skuadrën e tij të re Ferrari. Edhe pse faturat tatimore ishin të larta, kjo gjë nuk e pengoi Alonson që të jetonte aty. Në dimrin e vitit 2011, ai u rikthye sërisht në Oveido për të qëndruar më afër me familjen dhe me miqtë e tij.[17]

Alonso është tifoz dhe ndjekës i futbollit, çiklizmit dhe i tenisit.[18] Në futboll, Alonso është tifoz i Real Oveidos dhe Real Madridit.[19] Alonso shpeh herë bën xhiro me bikiçletë në pistat e Formula 1. Çdo vit, Alonso dhe pilotët e tjerë të Formula 1 zhvillojn një ndeshje futbollistike në Monako.[20]

Në aspektin e ushqimit, Alonso nuk e pëlqen aspak ushqimin me kripë. Alonso është tifoz i aktorit James Bond. Banda muzikore e preferuar e Alonsos është "Red Hot Chili Peppers" dhe muzika e tij e preferuar është "By the Way", kjo këngë është krijuar gjithashtu nga banda e tij e preferuar. Alonso është pronari i "Alonso-Kart", një biznes të cilin e krijoi vetë, kjo kompani shet pjesë këmbimi të makinave kart.

Përveç Spanjishtes, Alonso gjithashtu flet edhe gjuhën Angleze, Italiane dhe Franceze.[21]

Alonso ka një tatuazh samuari posht qafës së tij. Ai këtë tatuazh e bëri për të treguar muskujt e tij, inteligjencën dhe forcën e vullnetit të tij, Alonso është i frymëzuar nga Hagaware, një udhëheqës shpirtëror i shkuar nga Yamamoto Tsunetomo në shekullin e 18të.[22][23]

Alonso në garën e debutimit të tij në F1 në Australi.

Alonso në atë kohë u bë piloti i tretë më i ri që debuton në Formula Një ku ai me Minardin garoi në Çmimin e madh të Australisë.[24] Ekipi ishte në sezonin e tij të parë nën drejtimin e pronarit të ri Paul Stoddart dhe makina e re PS01, nuk ishte as e shpejtë dhe as e sigurisë. Megjithatë, Alonso u paraqit mirë në provat zyrtare, duke qënë 2.6 sekonda më i shpejtë se shoku i skuadrës Tarso Marques. Në raundin e katërt në Imola, ai mposhti të dy makinat Benetton në kualifikuese, një arritje që e përsëriti sërisht gjatë sezonit.[25]

Disa paraqitje pozitive gjatë sezonit tërhoqën vëmëndjen e disa ekipeve më të shpejta. U raportua nga disa media evropiane se në shtator 2001, ekipi Sauber po kërkonte një zëvëndësues për finlandezin Kimi Räikkönen që do të largohej, me spanjollin Alonso që ishte një nga pretendentët sëbashku me brazilianin Felipe Massa dhe në atë kohë pilotin testues të Jaguar, André Lotterer.[26] Një muaj më pas, u konfirmua se Massa do të merrte vendin bosh për sezonin 2002.[27]

Në shtator, menaxheri i tij Flavio Briatore kishte filluar të planifikonte kalimin e Alonsos te Benetton. Briatore kishte konsideruar t'i jepte spanjollit një vend për sezonin 2002, në vend të Jenson Button, por më pas vendosi t'a merrte Alonson si pilotin testues te Renault.[25] Në garën e fundit të sezonit në Suzuka, ai përfundoi në vendin e 11të–pesë pozicione larg zonës së pikëve por para pilotit të Prost, Heinz-Harald Frentzen, pilotit të BAR, Olivier Panis, dy pilotëve të Arrows dhe shokut të tij të skuadrës Alex Yoong.[25] Katër vite më pas, ish shefi i tij te Minardi, Paul Stoddart, e përshkroi garën e tij si "53 xhiro në kualifikuese".[28] Alonso nuk mori asnjë pikë gjatë sezonit të tij të parë në Formula Një. Pozicioni më i mirë që arriti në atë sezon ishte vendi i 10të i marrë në Çmimin e madh të Gjermanisë. Alonso u tërhoq në 7 gara.[24]

Fernando Alonso nuk mori pjesë në sezonin e vitit 2002 në Formula 1 sepse ishe një pilot testues i makinës Renault. Gjatë sezonit 2002 si pilotë testues, Fernando Alonso bëri 1.642 xhiro të shpejta.

Ne vitin 2003 Flavio Briatore qe ishte drejtues i skuadres Franceze Renault hoqi nga makina e Renault Jenson Button per ta zevendesuar me pilon e ri Fernando Alonso. Fernando Alonso u be piloti kryesor i Skuderise Renault duke e bere Jarno Trulli pilotin e 2. Fernando Alonso morri nje Pole Position ne garen e Malajzise duke u bere piloti me i ri qe merre nje Pole Position. Alonso fitoi nje gare ne kete sezon, dhe morri 3 podiume duke e perfunduar kampionatin me 55 pike ne vendin e 6.

Alonso duke garuar per Renault ne Garen e SHBA ne vitin 2004.

Viti 2004 do te ishte nje vit kryesisht i mire per Fernando Alonso edhe pse nuk fitoi asnje gare, Fernando Alonso e mbylli kampionatin ne vendin e 4 me 59 pike dhe 4 podiume. Ne vitin 2004 Fernando Alonso u terhoq 4 here nga gara. Ne sezonin 2004 Michael Schumacher do te dominonte gjithcka.

Alonso në Garën e SHBA në vitin 2005.
Alonso fiton Garën e Kinës në vitin 2005.

Viti 2005 do te ishte nje nga vitet me te suksesshme dhe te mire te karrieres se Fernando Alonso [29]. Fernando Alonso fitoi garat e majazise dhe Bahrenit nga Pole Position dhe perfundoi i treti garen e San Marinos. Ai fitoi kampionatin boteror te parin ne karrieren e tij. Fernando Alonso dominoi gjithcka ne ate vit duke e mbyllur kampionatin me 133 pike dhe duke lene ne vendin e dyte Kimi Räikkönen dhe ne vendin e trete nje legjende si Michael Schumacher [30]. Fernando Alonso morri 6 Pole Position ne ate sezon. Nga 6 Pole Position vetem 4 gara arriti te fitonte. Fernando Alonso fitoi 7 gara ne ate sezon dhe arriti 2 Fastes Lap. Gjithashtu Renault fitoi titullin per konstruktor me ndihmen e Alonso me 191 pike.

Ne vitin 2005 Alonso u vlersua me cmimin "Prince of Asturias" (Princi i Asturias) [31].

Alonso merr një Pole Position dhe një fitore në Garën e Monacos në vitin 2006.
Kanada 2006, Alonso merr fitoren e gjashtë në sezon.

Fernando Alonso fitoi garën hapëse të sezoni në Bahrain, duke parakaluar Michael Schumacher pasi ky i fundit u fut në pit stop. Alonso edhe pse u nis në vendin e katërt arriti ta marrë kryesimin që në xhiron e 18 duke mos e humbur deri në fund të garës. Alonso u kualifikua i shtati në kualifikueset e garës së Malajzisë, për shkak të një problemi me karburantin e makinës, por arriti ta përfundoj garën në vendin e dytë, mbrapa shokut të skuadrës Giancarlo Fisichella që ishte fituesi i garës [32][33]. Alonso më pas fitoi edhe garën e tretë të sezonit në Australi pasi parakaloi kryesuesin e garës i cili ishte Jenson Button që garone me Hondën.

Alonso zhvilloi një fazë kualifikuese të dobët në garën e San Marinos pasi i përfundoi provat zyrtare në vendin e pestë, Por në garë, ai ishte në gjëndje që ta parakalonte Michael Schumacherin. Alonso arriti ta merrte kryesimin e garës në xhirot 21-25, por në fund arriti ta përfundonte garën në vendin e dytë, mbrapa fituesit Michael Schumacher. Alonso arriti të merrte Pole Position e parë për sezonin 2006 në garën Europës që zhvilloheshe në Gjermani. Alonso arriti të merrte vendin e parë në provat zyrtare me kohën 1:29.816, por nuk arriti dot që ta fitonte garën edhe pse e mbajti kryesimin gati gjysmën e garës, duke e përfunduar garën në vendin e dytë, mbrapa fituesit Michael Schumacher, i cili e mposhti për herë të dytë rresht. Alonso mori sërisht Pole Position në garën e Spanjës, të cilën arriti ta fitonte, duke lënë Michael Schumacherin në vendin e dytë dhe Giancarlo Fisichellan në vendin e tretë. Fernando Alonso u bë spanjolli i parë që arrin të fitoj një garë të Spanjës. Fernando Alonso mori sërisht një Pole Position në garën e Monakos, pasi Michael Schumacher u dënua nga komisarët e garës, pasi Schumacher e ndaloi makinën e tij në mes të pistës ku po zhvilloheshe Q3 i provave kualifikuese, duke e penguar Alonson të zhvillonte një xhiro te shpjetë. Alonso një ditë më vonë arriti të fitoj garën duke lënë në vendin e dytë Juan Pablo Montoyan dhe në vendin e tretë David Coulthardin [34]. Fernando Alonso vazhdoi fitoret rresht në F1, duke fituar edhe garat e Britanisë dhe Kanadasë. Të dy këto fitore erdhën nga Pole Position. Në garën e Britanisë, Alonso kompletoi lap-trikun e tij të parë në karrierën pasi në atë garë arriti të fitoj edhe garën, Pole-Position dhe xhiron më të shpejt, të cilën e regjistroi në xhiron e 21 me kohën 1:21.599. Me fitoren e garës së Kanadasë, Alonso u bë i pari pilotë në historinë e F1 që perfundon në podium në 9 garat e para, një rekord që u barazua nga Sebastian Vettel në sezonin 2011. Michael Schumacher u kundëpërgjigj më në fund duke fituar garën e SHBA-së dhe Alonso përfundoi në vendin e pestë. Schumacher gjithashtu fitoi edhe garën e Francës duke lënë Alonson në vendin e dytë, gjithashtu Schumacher fitoi edhe garën e Gjermanisë, kurse Alonso e përfundoi në vendin e pestë [35]. Kjo gjë e bëri Alonson që ta kryesonte kampionatin me vetëm 11 pikë avantazh.

Alonso mori një dënim në provat kualifikuese në garën e Hungarisë, ai e nisi garën nga vendi e 15 dhe doli nga pista në xhiron e 51 për shkak të një problemi me një nga gomat e makinës, Schumacher gjithashtu mori një dënim dhe e nisi garën nga vendi i 11 dhe e përfundoi atë në vendin e 8 [36][37].

Alosno e rimori veten pas garës së dobët në Hungari duke marrë një podium në garën e Turqisë, ai e përfundoi garën i dyti duke lënë Schumacherin në vendin e tretë, por në garën e Italisë ai nuk arriti dot ta përfundoj garën për shkak të një problemi me motorrin [38], Schumacher përfitoi nga tërheqja e Alonsos duke fituar garën dhe duke e shkurtuar diferencën në renditjen e përgjithshme me 2 pikë [39].

Në raudin e 17 të Kinës, Alonso mori një Pole Position por në garë përfundoi i dyti mbrapa fituesit Michael Schumacher. Pas garës së Kinës, të dy pilotët ishin kryesues të kampionatit me 116 pikë. Në garën e Japonisë, Alonso përfundoi i parë duke siguruar edhe titullin e dytë kampion bote pasi makina e Michael Schumacher pati probleme me motorrin në xhiron e 36, gjë që i kushtoi vendin e parë në renditje dhe në garë, Schumacher kishte nga xhiroja e dytë që kryesonte garën. Në garën e fundit të Brazilit, Alonso përfundoi në vendin e dytë, kurse Schumacher doli në vendin e katërt, në fund diferenca me pikë midis Alonsos dhe Schumacherit ishte 13 pikë.

Alonso e përfundoi sezonin me 134 pikë, gjithashtu edhe skuderia Renault F1 fitoi titullin për konstruktorë me 206 pikë, 5 pikë para Ferrarit. Alonso fitoi shtatë gara, vendosi pesë xhiro të shpejta dhe mori gjashtë Pole Position.

McLaren Vodafone Mercedes 2007

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Alonso në Garën e Malajzise në vitin 2007, ku mori fitoren e tij të parë per McLaren
Alonso perfundoi i dyti ne Garën e Britanisë në vitin 2007 mbrapa fituesit të garës Kimi Räikkönen.

Më 19 dhjetor 2005, Alonso lajmëroi se ai do të shkonte tek McLaren në vitin 2007 [40]. Kontrata e tij me Renault F1 skadonte më 31 dhjetor 2006. Më 15 dhjetor 2006, Alonso u lejua nga Flavio Briatore dhe skuderia Renault për të provuar një ditë makinën McLaren në pistën e Jerez, Alonso u lejua të provonte McLarenin për shkak të rezultateve të mira të Renaultin. Ai garoi me makinën MP4-21. Alonso gjithsej bëri 95 xhiro [41]. Debutuesi Lewis Hamilton ishte partneri i tij për sezonin 2007. McLaren raportoi se pagoi për Alonson 20 Militon £ (39 Milion $). Alonso debutoi me McLarenin më 15 janar 2007 në rrugët e Valencias.

Më 8 prill 2007, në garën e dytë të sezonit, Alonso mori fitoren e parë me skuadrën e tij të re, gjithashtu kjo ishte fitorja e parë e McLarenit që nga viti 2005, Alonso fitoi në garën e Malajzisë [42]. Një garë më vonë në Bahrain, Alonso e përfundoi garën në vendin e pestë, kurse shoku i tij i skuadrës mori një vend të dytë. Pas kësaj gare, Alonso Hamilton dhe Räikkönen kryesonin kampionatin me 22 pikë. Në garën e katërt të sezonit në Spanjë, gara e tij e shtëpisë, Alonso doli në vendin e dytë në provat kualifikuese, por dështoi të fitonte dhe përfundoi në vendin e tretë, Alonso në këtë garë humbi kryesimin e kampionatit që e mori Hamilton që e përfundoi garën me 2 pikë avantazh. Alonso mori fitoren e tij të dytë me McLarenin në garën e Monakos, përveç fitores, Alonso mori Pole-Position dhe kishte regjistruar edhe xhiron më të shpejtë gjatë garës [43]. Në garën e Europës në Nürburgring, Alonso mori fitoren e tretë në atë sezon, Alonso u nis nga vendi i dytë dhe në fund të garës kishte krijuar një diferencë 8 sekonda nga Felipe Massa. Alonso e parakaloi Massën në xhiron e 56. Në këtë garë rivalët e tij për titull nuk arritën të merrnin asnjë pikë, përveç Massës. Pas çmimit të madhë të Hungarisë, raportet midis Alonsos dhe drejtuesve të McLarenit ishin zbehur. Mediat raportuan se Alonso kishte kohë që nuk fliste me Hamiltonin [44], dhe se ai do të largoheshe nga McLareni në fund të sezonit [45]. Më 7 gusht 2007, gazeta britanike The Times raportoi se drejtuesit e McLarenit i kishin thënë Alonso se nqs kishte dëshirë, ai mund të largohej nga skuadra në fund të sezonit 2 vite para skadimit të kontratës [46]. Alosno e përfundoi sezonin në vendin e tretë, me pikë të barabarta me shokun e skuadrës Lewis Hamilton dhe 1 pikë më pak se Kimi Räikkönen që ishte fituesi i kapionatit. Alonso gjatë kohës tek McLareni, fitoi 4 gara, fitoi 2 Pole-Position dhe 3 Fastes-Lap [47].

Si pjesë të polemikave të spiunazhit midis McLarenit dhe Ferrarit, u gjetën fajtorët që kishin shkelur nenin 151c të rregullores së FIA-s, por nuk u dha asnjë ndëshkim, për shkak se nuk kishte prova kundër tyre.

Rikthimi te Renault 2008 & 2009

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Alonso duke testuar Renault ne janar te vitit 2008.
Alonso duke garuar per Renault ne Garen e Belgjikes ne vitin 2008.
Alonso merr nje fitore surprize ne Garen e Singaporit ne vitin 2008.

Fernando Alonso u rithye serisht tek Renault ne sezonet 2008-2009. Por Alonso nuk ishte i kenaqur nga makina e tij e re Renault R29. Nelson Piquet JR. ishte partneri i Fernando Alonso ne keto 2 sezone. Ne vitin 2008 Alonso e perfundoi ne vendin e 5 me vetem 61 pike duke marre vetem 2 fitore dhe nje podium ne garen e fundit te sezonit.

Alonso ne garen e Turqisë ne vitin 2009.

Viti 2009 do te ishte nje nga sezonet me te keqija te Fernando Alonso qe kur e nisi karrieren e tij ne vitin 2001. Ai e perfundoi sezonin ne vendin e 9 me vetem 26 pike, dhe duke marre vetem nje vend te 3 qe ishte pozicioni i tij me i mire ne te gjith ate sezon te veshtire.

Alonso në garën e tij të parë për Ferrarin në Garën e Bahrenit në vitin 2010, ku fitoi garën.
Alonso përfundoi i treti në garën e Kanadas në vitin 2010.
Alonso fitoi Garën e Gjermanise me urdhër të Skuderisë në vitin 2010.
Alonso përfundoi garen i treti ne Japoni.
Alonso udhëhoqi kampionatin deri ne garën e fundit te Abu Dabi, por nuk ishte në gjendje që të kalonte Vitaly Petrov kështu që Sebastian Vettel fitoi titullin kampionë.

Pasi Kimi Räikkönen u largua nga Ferrari per tu bere pjese Rally, Fernando Alonso deklaroi se do te shkonte te Ferrari per te mbuluar vendin e Kimi Räikkönen. Kete deklarat Alonso e beri me 30 shtator 2009. Alonso fitoi garen e tij te pare me Ferrarin ne garen e tij te pare debutuese me Ferrarin. Felipe Massa doli ne vendin e 2. Ne sezonin e tij te pare per Ferrarin, Fernando Alonso e humbi kampionatin per vetem 4 pike pasi ne garen e fundit doli vetem ne vendin e 7 dhe Sebastian Vettel fitoi garen dhe kampionatin. Alosno fitoi 5 gara dhe morri 5 podiume, gjithashtu 5 Fastes Lap dhe 2 Pole Position.

Alonso ne duel me Lewis Hamilton ne garen e Malajzise.
Fitorja e vetme e Alonsos në Britani në vitin 2011.

Sezoni 2011 nuk do te ishte nje sezon shume i mire per Fernano Alosno pasi nuk arriti do te qe ishte protagonist, ne ate sezon ai arriti te fitonte vetem 1 gare dhe te merrte 9 podiume. Gjithashtu Alonso mori edhe 1 Fastes Lap. Fernando Alonso e perfundoi sezonin ne vendin e 4 me 257 pike pasi u nderrua sistemi i pikeve. Kampionatin e fitoi Sebastian Vettel pas nje superdominimi qe beri ne ate sezon. Ferrari doli e treta ne renditjen e konstruktoreve me vetem 375 pike.

Alonso feston fitoren në Garen e Malajzisë në vitin 2012.
Alonso në Garën e SHBA ku perfundoi i treti në vitin 2012.

Pasi firmosi kontratën në vitin 2011, Alonso vazhdoi të garonte edhe në sezonin 2012. Alonso firmosi një kontratë me Ferrarin deri në vitin 2016. Në garën e parë Alonso e nisi nga vendi i 12 por e përfundoi garën në vendin e pestë. Garën e tij të 200 në karrierë Alonso e luajti në garën e Malajzisë, Alonso u nis nga vendin e 9. Në garë pati shumë shi, dhe fale stategjisë fantastike të Ferrarit Alonso ishte në vendin e parë që në xhiron e 16. Alonso arriti të fitoj garën e parë të sezonit. Fernando Alonso e përfundoi garën e Monakos në vendin e tretë, gje që e vendosi Alonson si kryesuesin e kampionatit duke lënë mbrapa Sebastian Vettel dhe Mark Webber i cili fitoi garën. Megjithatë Alonso e humbi një garë më vonë kryesimin e kampionatit pasi në garën e Kanadasë, Alonso e përfundoi garën në vendin e pestë, kurse Sebastian Vettel në vendin e katërt dhe Lewis Hamilton fitoi garën dhe e kaloi Alonson me 2 pikë avantazh, kurse Vettel ishte me 1 pikë më pak.

Fernando Alonso rifitoi sërisht avantazhin në garën tjetër të Europës ku arriti të fitoj garën, kurse Sebastian Vettel dhe Lewis Hamilton u tërhoqen sepse Vettel kishte problem në makinë, kurse Lewis Hamilton u aksidentua në xhiron e 55 me Pastor Maldonadon. Alonso e nisi garën nga vendi i 12 dhe e përfundoi garën në vendin e parë, 6 sekonda para Kimi Räikkönen, dhe 12 sekonda para Michael Schumacher [48]. Alonso vazhdoi formën e tij të mirë duke marrë një Pole-Position në garën e Britanisë [49], por në garë nuk arriti dot të fitoj, dhe e mbylli garën në vendin e dytë, mbrapa Mark Webber që ishte fituesi i garës. Alonso mori Pole-Position e dytë rradhazi në garën e Gjermanisë, dhe duke marrë një tjetër fitore dhe duke thelluar diferencën me Vettel, i cili e përfundoi garën në vendin e pestë [50]. Fernando Alonso e humbi kryesimin e Kampionatit sepse u aksidentua në 2 gara. Në garën e Belgjikës, Alonso u përfshi në një aksident sëbashku me 4 pilotë të tjerë, ku aksident u shkaktua nga Romain Grosjean, kurse në garën e dytë në Japoni [51] , Alonsos i shpërtheu goma dhe u përplas me muret e pistës [52]. Me këto 2 aksidente, Alonso e humbi përfundimisht kryesimin. Fernando Alonso e humbi titullin kampion për vetëm 3 pikë. Alonso arriti të fitoj 3 gara dhe të merrte 10 podiume, një rekord për numrin e podiume të marrë nga Fernando Alonso në një sezon. Fernando Alonso morri 2 Pole Position. Ferrari e përfundoi kampionatin me 400 pikë në vendin e dytë, fale ndihmës së Fernando Alonsos.

Alonso në Garën e Malajzisë në vitin 2013.

Fernando Alonso e nisi sezonin 2013 me një podium të shkëlqyer në Garën e Australisë. Fernando Alonso e përfundoi garën në vendin e dytë përpara Sebastian Vettel. Gara e dytë do të ishte e keqe për Fernando Alonson pasi u përplas që në xhrion e dytë. Makina Ferrari pësoi një dëmtim në hundën e saj dhe Alonso nuk shkoi në Pit-Stop. Fernando Alonso mori fitoren e tij të parë në garën e Kinës dhe fitoren e dytë në garën e Spanjës, një performancë e dobët në garën e Monakos, e bëri Alonson që të jetë 29 pikë mbrapa Sebastian Vettel.

Rekordi i Garimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Sezoni Seria Skuadra Garat Fitoret Pole F/Laps Podium Pike Pozicioni
1999 Euro Open by Nissan Campos Motorsport 15 6 6 5 8 164 1ri
2000 International Formula 3000 Team Astromega 9 1 1 2 2 17 4th
2001 Formula One European Minardi F1 Team 17 0 0 0 0 0 23ti
2002 Formula One Mild Seven Renault F1 Team Pilotë testues
2003 Formula One Mild Seven Renault F1 Team 16 1 2 1 4 55 6ti
2004 Formula One Mild Seven Renault F1 Team 18 0 1 0 4 59 4ti
2005 Formula One Mild Seven Renault F1 Team 19 7 6 2 15 133 1ri
2006 Formula One Mild Seven Renault F1 Team 18 7 6 5 14 134 1ri
2007 Formula One Vodafone McLaren Mercedes 17 4 2 3 12 109 3ti
2008 Formula One ING Renault F1 Team 18 2 0 0 3 61 5th
2009 Formula One ING Renault F1 Team 17 0 1 2 1 26 9ti
2010 Formula One Scuderia Ferrari Marlboro 19 5 2 5 10 252 2ti
2011 Formula One Scuderia Ferrari 19 1 0 1 10 257 4ti
2012 Formula One Scuderia Ferrari 20 3 2 0 13 278 2ti
2013 Formula One Scuderia Ferrari 11 2 0 1 6 151 2ti*

* Sezoni në progres.

Rezultatet në Formula Një

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • † – Ka garuar në më shumë se 90% të garës.
  • Garat që janë shënuar me shkronja të trasha do të thotë që është nisur nga Pole Position.
  • Garat që janë shënuar me shkronja të pjerrta do të thotë që ka regjistruar xhiron më të shpejtë gjatë garës.
Viti Skuadra Modeli Motorri 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 WDC Pikë
2001 European Minardi F1 Team Minardi PS01 European (Cosworth) 3.0 V10 AUS
12
MAL
13
BRA
Ret
SMR
Ret
ESP
13
AUT
Ret
MON
Ret
CAN
Ret
EUR
14
FRA
17†
GBR
16
GER
10
HUN
Ret
BEL
Ret
ITA
13
USA
Ret
JPN
11
23ti 0
2003 Mild Seven Renault F1 Team Renault R23 Renault RS23 3.0 V10 AUS
7
MAL
3
BRA
3
SMR
6
ESP
2
AUT
Ret
MON
5
CAN
4
EUR
4
FRA
Ret
GBR
Ret
GER
4
HUN
1
ITA
8
USA
Ret
JPN
Ret
6ti 55
2004 Mild Seven Renault F1 Team Renault R24 Renault RS24 3.0 V10 AUS
3
MAL
7
BHR
6
SMR
4
ESP
4
MON
Ret
EUR
5
CAN
Ret
USA
Ret
FRA
2
GBR
10
GER
3
HUN
3
BEL
Ret
ITA
Ret
CHN
4
JPN
5
BRA
4
4ti 59
2005 Mild Seven Renault F1 Team Renault R25 Renault RS25 3.0 V10 AUS
3
MAL
1
BHR
1
SMR
1
ESP
2
MON
4
EUR
1
CAN
Ret
USA
DNS
FRA
1
GBR
2
GER
1
HUN
11
TUR
2
ITA
2
BEL
2
BRA
3
JPN
3
CHN
1
1ri 133
2006 Mild Seven Renault F1 Team Renault R26 Renault RS26 2.4 V8 BHR
1
MAL
2
AUS
1
SMR
2
EUR
2
ESP
1
MON
1
GBR
1
CAN
1
USA
5
FRA
2
GER
5
HUN
Ret
TUR
2
ITA
Ret
CHN
2
JPN
1
BRA
2
1ri 134
2007 Vodafone McLaren Mercedes McLaren MP4-22 Mercedes FO 108T 2.4 V8 AUS
2
MAL
1
BHR
5
ESP
3
MON
1
CAN
7
USA
2
FRA
7
GBR
2
EUR
1
HUN
4
TUR
3
ITA
1
BEL
3
JPN
Ret
CHN
2
BRA
3
3ti 109
2008 ING Renault F1 Team Renault R28 Renault RS27 2.4 V8 AUS
4
MAL
8
BHR
10
ESP
Ret
TUR
6
MON
10
CAN
Ret
FRA
8
GBR
6
GER
11
HUN
4
EUR
Ret
BEL
4
ITA
4
SIN
1
JPN
1
CHN
4
BRA
2
5ti 61
2009 ING Renault F1 Team Renault R29 Renault RS27 2.4 V8 AUS
5
MAL
11
CHN
9
BHR
8
ESP
5
MON
7
TUR
10
GBR
14
GER
7
HUN
Ret
EUR
6
BEL
Ret
ITA
5
9ti 26
Renault F1 Team SIN
3
JPN
10
BRA
Ret
ABU
14
2010 Scuderia Ferrari Marlboro Ferrari F10 Ferrari 056 2.4 V8 BHR
1
AUS
4
MAL
13†
CHN
4
ESP
2
MON
6
TUR
8
CAN
3
EUR
8
GBR
14
GER
1
HUN
2
BEL
Ret
ITA
1
SIN
1
JPN
3
KOR
1
BRA
3
ABU
7
2ti 252
2011 Scuderia Ferrari Marlboro Ferrari 150° Italia Ferrari 056 2.4 V8 AUS
4
MAL
6
CHN
7
TUR
3
ESP
5
MON
2
CAN
Ret
EUR
2
4ti 257
Scuderia Ferrari GBR
1
GER
2
HUN
3
BEL
4
ITA
3
SIN
4
JPN
2
KOR
5
IND
3
ABU
2
BRA
4
2012 Scuderia Ferrari Ferrari F2012 Ferrari 056 2.4 V8 AUS
5
MAL
1
CHN
9
BHR
7
ESP
2
MON
3
CAN
5
EUR
1
GBR
2
GER
1
HUN
5
BEL
Ret
ITA
3
SIN
3
JPN
Ret
KOR
3
IND
2
ABU
2
USA
3
BRA
2
2ti 278
2013 Scuderia Ferrari Ferrari F138 Ferrari 056 2.4 V8 AUS
2
MAL
Ret
CHN
1
BHR
8
ESP
1
MON
7
CAN
2
GBR
3
GER
4
HUN
5
BEL
2
ITA
2
SIN
2
KOR
6
JPN
4
IND
11
ABU
5
USA
5
BRA
3
2ti 242
  1. ^ "Fernando Alonso". NNDB. Soylent Communications. Marrë më 21 mars 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "India's premier sports portal". Sify.com. Marrë më 30 shtator 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "SI.com – Racing – Alonso bides his time ahead of Schumacher duel – Friday 6 May, 2005 1:45 pm". Sports Illustrated. 6 maj 2005. Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2011. Marrë më 30 shtator 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Alonso gets Spain's top sporting award". Rediff.com. Marrë më 30 shtator 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Alonso joined Ferrari for three years". Institute for the Office The Indonesian National News, Reuters. 30 shtator 2009. Arkivuar nga origjinali më 2 janar 2013. Marrë më 1 tetor 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Official --- Fernando Alonso Joins Ferrari for 2010". Motor Authority. 30 shtator 2009. Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2009. Marrë më 1 tetor 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "La Nueva España :: Galería" (në spanjisht). La Nueva España. 2006. Arkivuar nga origjinali më 2 shtator 2013. Marrë më 17 janar 2007.
  8. ^ "The Hungarian Grand Prix 2003". Hungaroring Info. 24 gusht 2003. Arkivuar nga origjinali më 31 janar 2009. Marrë më 2008-12-13. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Alonso gets pole in Malaysia". Motoring.co.za. 23 mars 2003. Marrë më 2008-12-13. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "tough Sebastian Vettel at Monza". detiksport. 14 shtator 2008. Marrë më 2008-12-13. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Urruty, Martín (26 nëntor 2005). "De plebeyo a rey. Cómo llegó Alonso a ser el campeón más joven de la historia" (në spanjisht). ESPNdeportes. Marrë më 30 korrik 2007.
  12. ^ "Fernando Alonso. Biography" (në spanjisht). Biografías y Vidas. Marrë më 26 gusht 2012.
  13. ^ "Fernando Alonso – Best Racer Formula 1 (F1) in the World". Ain Sport. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "2007 FIA Gala Awards Gallery". The Official Formula 1 Website. Arkivuar nga origjinali më 8 mars 2015. Marrë më 16 dhjetor 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "The girls in pole position". Mail on Sunday. Associated Newspapers. 25 shkurt 2007. fq. 34. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Alonso confirms divorce". Planet F1. Arkivuar nga origjinali më 14 shkurt 2012. Marrë më 21 dhjetor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ Young, Byron (22 maj 2011). "Fernando Alonso returns to live in Spain". Daily Mirror. Trinity Mirror. Marrë më 23 maj 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Fernando Alonso confirms Tour de France project". auto123.com. Arkivuar nga origjinali më 2 shtator 2013. Marrë më 27 gusht 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Alonso Does Card Trick, Revealed New Press Secretary". autoevolution. Marrë më 17 janar 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Fernando Alonso biography, net worth, quotes, wiki, assets, cars, homes and more". Rich Files. Arkivuar nga origjinali më 17 maj 2013. Marrë më 27 gusht 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Face to face with Fernando". ferrari.com. 6 maj 2012. Marrë më 24 korrik 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Alonso has 'samurai' tattoo". MSN Sports. 26 mars 2012. Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2014. Marrë më 27 gusht 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Fernando Alonso reveals his new tattoo". typicallyspanish.com. 2 qershor 2012. Arkivuar nga origjinali më 4 qershor 2012. Marrë më 27 gusht 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ a b Cooper, Steve (2007). "The hunter becomes the haunted" [Gjahtari bëhet gjah]. Autosport (në anglisht). 189 (10): 39.
  25. ^ a b c Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura alonsof1fbio
  26. ^ "Sauber chasing Alonso" [Sauber ndjek Alonson] (në anglisht). GrandPrix.com. 11 shtator 2001. Marrë më 5 qershor 2007.
  27. ^ "Sauber confirms Massa" [Sauber konfirmon Massën] (në anglisht). GrandPrix.com. 12 tetor 2001. Marrë më 5 qershor 2007.
  28. ^ Cooper, Steve (shtator 2007). "The hunter becomes the haunted" [Gjahtari bëhet gjahu]. Autosport (në anglisht). Vëll. 189 no. 10. fq. 39.
  29. ^ Baynes, Dan (6 mars 2005). "Fisichella Wins Season-Opening Australian Grand Prix". Bloomberg. Marrë më 13 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ "Brazilian GP – Sunday – Race Report". GrandPrix. 26 shtator 2005. Arkivuar nga origjinali më 12 nëntor 2013. Marrë më 13 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ "Fernando Alonso". The Price of Asturias Foundation. 2005. Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2007. Marrë më 17 janar 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ "Qualifying – selected driver quotes". formula1.com. Formula One Administration. 18 mars 2006. Arkivuar nga origjinali më 23 qershor 2009. Marrë më 31 tetor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ "Malaysian Grand Prix – selected driver quotes". formula1.com. Formula One Administration. 19 mars 2006. Marrë më 31 tetor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ "Schumacher is stripped of pole". formula1.com. Formula One Administration. 27 maj 2006. Marrë më 31 tetor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ "Renault on the ropes after Hockenheim?". formula1.com. Formula One Administration. 30 korrik 2006. Arkivuar nga origjinali më 2 dhjetor 2008. Marrë më 31 tetor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  36. ^ "Räikkonen steals pole in Hungary". The Official Formula 1 Website. 2006. Arkivuar nga origjinali më 15 janar 2007. Marrë më 17 janar 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  37. ^ "Hungarian Grand Prix 2006 review". F1Fanatic.co.uk. 6 gusht 2006. Marrë më 15 gusht 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  38. ^ "Alonso punished for blocking Massa". formula1.com. Formula One Administration. 9 shtator 2006. Marrë më 31 tetor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ "Alonso punished for blocking Massa". Arkivuar nga origjinali më 27 janar 2007. Marrë më 2006-09-08. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  40. ^ "Alonso in shock move to McLaren". formula1.com. Formula One Administration. 19 dhjetor 2005. Marrë më 31 tetor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  41. ^ "Jerez day four – Hamilton on form in Spain". formula1.com. Formula One Administration. 18 dhjetor 2006. Marrë më 31 tetor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  42. ^ Beer, Matt (2007-04-08). "Alonso leads McLaren 1-2 in Malaysia". Autosport.com. Marrë më 2007-08-01. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  43. ^ "McLaren cleared over Monaco win". Official Formula 1 website. 30 maj 2007. Arkivuar nga origjinali më 1 qershor 2007. Marrë më 30 maj 2006. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  44. ^ Knutson, Dan (10 gusht 2007). "Alonso-Hamilton feud bubbled to surface, but is it over?". ESPN. Marrë më 31 tetor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  45. ^ "Alonso's future at McLaren in doubt". autosport.com. 6 gusht 2007. Marrë më 6 gusht 2007. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  46. ^ Gorman, Edward (7 gusht 2007). "McLaren may lose Alonso if he cannot work with Hamilton". The Times. London: Times Newspapers. Arkivuar nga origjinali më 24 korrik 2008. Marrë më 7 gusht 2007. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  47. ^ "Hamilton inherits pole as Alonso and McLaren penalized". Arkivuar nga origjinali më 23 shkurt 2011. Marrë më 7 shtator 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  48. ^ "Alonso becomes first double winner in 2012 with superb European GP victory". Autosport. 24 qershor 2012. Marrë më 24 qershor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  49. ^ Beer, Matt (7 korrik 2012). "Alonso grabs pole in disrupted qualifying for the British Grand Prix". Autosport. Haymarket Publications. Marrë më 8 korrik 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  50. ^ Beer, Matt (22 korrik 2012). "Fernando Alonso holds off Vettel and Button to take third win of 2012 in the German GP". Autosport. Haymarket Publications. Marrë më 22 korrik 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  51. ^ Collantine, Keith (6 tetor 2012). "Damage limitation for Alonso as Vettel looks strong". F1 Fanatic. Keith Collantine. Marrë më 7 tetor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  52. ^ Collantine, Keith (6 tetor 2012). "Alonso rues his luck after missing out on third". F1 Fanatic. Keith Collantine. Marrë më 7 tetor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)


Shiko edhe këtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]