Jump to content

Gigi Raven Wilbur

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gigi Raven Wilbur ishte një aktiviste amerikane për të drejtat e biseksualëve[1] dhe shkrimtare. Përveç kësaj ajo ka qenë aktive në komunitetin BDSM[2] për më shumë se 20 vite. Ajo ka përfunduar studimet universitare në degën e filozofisë dhe studimet master në punën sociale.

Wilbur ka drejtuar një emision radiofonik në Texas dedikuar komunitet biseksual, si dhe koordinatore në organizatën BiNet USA. Në 1999 u zhvillua aktiviteti ndërkombëtar Celebrate Bisexuality Day e organizuar prej Gigi-t, Wendy Curry dhe Michael Page.

Në lidhje me këtë ditë Wilbur u shpreh si më poshtë:

Që prej rebelimit dhe protestave në Stonewall, komuniteti gej dhe ai i lezbikeve është zgjeruar në numër dhe vizibilitet. Po ashtu dhe komuniteti i biseksualëve është rritur në numër por prap nuk gëzon dhe aq vizibilitet. Unë vetë për shkak të normave shoqërore aq fort të ngurtësuara më duhet të mendoj për një çift si gej ose lezbikesh, dhe pa ndonjë alternativë tjetër midis.

Në 1999 Wilbur u nderua me çmimin American Institute of Bisexuality për shërbimin dhe aktivizmin e dedikuar ndaj komunitet biseksual nëpër botë.

Wilbur është interseksuale dhe është shprehur se identifikohet me gjininë e tretë, pra as mashkull dhe as femër. Wilbur u prononcua gjatë një interviste në 2008 “gjinia ime u ndryshua pak pas lindjes...unë jam hermafrodit. Ajo është gjinija ime e vërtetë”.

  1. ^ "'Celebrate Bisexuality Day' Exists Because Of These Three LGBT Activists". Huffingtonpost.com. 2013-09-24. Marrë më 2014-01-07. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Raven's Lair". Myravenslair.com. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)