Shko te përmbajtja

Gilman Bakalli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gilman Bakalli (Shkodër, 11 gusht 1967 - 8 tetor 2016) ka qenë lektor, profesor, publicist dhe deputet shqiptar. Ai lindi më 11 gusht 1967 në Shkodër. Për 4 vite nga viti 2005 në vitin 2009 ka shërbyer si deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Ai u nda nga jeta më 8 tetor 2016 pas një sëmundjeje.

Lindi në Shkodër në lagjen "Rus i Vogël" më 11 gusht 1967, i biri i Et'hem Bakallit dhe Nexhmije Shpuzës. I ati u dënua me 12 vjet burgim për shkak të pjesëmarrjes në Lëvizjen studentore antikomuniste 1945-53 me organizimin e quajtur "Përpjekja shqiptare"[1][2].

Përshkoi të gjitha etapat e arsimimit fillor e të mesëm në Shkodër. Agu i tranzicionit e zë student në fakultetin e Inxhinieri-Gjeologji Minierash. U kthye në Shkodër ku u diplomua në gjermanistikë, Në GracAustrisë mori titullin doktor i Filozofisë, duke hyrë në katedrën e gjermanistikës në Universitetin Luigj Gurakuqi. Në vitin 2005, ftohet të kandidojë në Shkodër për Partinë Demokratike, dhe zgjidhet deputet nga viti 2005 deri në vitin 2009[2]. Pasi rikandidoi në zgjedhjet e 2009 me partinë "Poli i Lirisë", në procesverbal nuk i ishte shënuar asnjë votë në emër të tij, gjë për të cilën u shpreh "më vodhën edhe votën time"[3].

Ka punuar si Lektor në Universitetin Evropian të Tiranës, në mësimdhënie në fushën e teorive të letërsisë, përkthimit, komunikimit ndërkulturor dhe teorive të komunikimit. U nda nga jeta më 8 tetor 2016 për shkak të leuçemisë akute[4].

Tituj të veprave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Eagleton Terry,  Hyrje në teorinë e letërsisë, përkth. shqip. Gilman Bakalli, Ed. Camaj-Pipa, Shkodër, 2005. (bot. origj. Eagleton Terry, Literary Theory: An introduction, Great Britain by Blackwell Publishers Ltd., London 1996).
  • Popper Karl R.,  E gjithë jeta është zgjidhje problemesh, përkth. shqip. Gilman Bakalli, Camaj-Pipa, Shkodër 2002. (bot. origj. Popper Karl Raimund, Alles Leben ist Problemlösen: Über Erkenntnis, Geschichte und Politik, German edition, Piper 1995).
  • Bocheński J. M., Ftesë për të filozofuar, përkth. shqip. Gilman Bakalli, Shkodra University Press – Prishtina University Press., Shtypshkronja “Shkodra”, Shkodër 2000. (bot. origj.  Bocheński J. M., Wege zum philosophischen Denken: Einführung in die Grundbegriffe, Herder, Freiburg 1964).
  1. Butka U., Nihat Bakalli, vazhdues i veprës së Mit’hat Frashërit, ballikombetar.info, 11 janar 2016.
  2. 1 2 Gilman Bakalli, homazh heroizmit të njeriut në vetëmbrojtje, Mapo, 11 tetor 2017.
  3. Bakalli G., Më vodhën edhe votën time, Shqip, 30 qershor 2009.
  4. Prof. Gilman Bakalli ndërron jetë papritur nga një leuçemi akute, Tema, 8 tetor 2016.