Gjedhëtaria
Gjedhëtaria është disiplina më e rëndësishme e blegtorisë. Merret më kultivimin e gjedheve (lopëve, mëshqerrave, demave, viçave, qeve, buallicave, etj.). Gjedhi si kafshë shtëpiake jep prodhime mjaftë të çmueshme, si: mishin, qumështin, lëkuren, qimet, plehun etj. Si lëmi e blegtorisë është e zhvilluar në ato vende që kanë sipërfaqe të mëdha të livadheve dhe kullotave. Gjedhëtaria, apo thënë më mirë, gjedhet mund të ndahen në tipin qumështor, tipin mishatak dhe të kombinuar mish – qumësht. Shtetet më numër më të madh të gjedheve në botë janë: India, SHBA, Kina, Argjentina, Rusia, etj.[1]
Kushtet më të favorshme për zhvillimin e kësaj dege janë kryesisht livadhet dhe kullotat e gjera. Shumë degë industriale janë të lidhura me mbarështimin e gjedhëve: industria ushqimore (përpunimi i mishit dhe i produkteve të qumështit), industria e modës (prodhimi i veshjeve dhe kepuceve). [2]
Sipas këtyre drejtimeve janë krijuar qindraraca për qumësht, mish, punë dhe të kombinuara (qumësht-mish, qumësht-punë).Në Elbasan gjedhet janë mbarështuar sipas traditës.Është një nga rajonet më të njohura në Shqipëri për mbarështimin e gjedhit të racës vendase si dhe racave të huaja (Xhersej, Valdostane, E kuqe e Stepës, Daneze, Ostfrix, Holshtein).
Në v. 1927 në Elbasani ka pasur 21020 krerë gjedhë, nga këto 7200 krerë lopë, me 1962, 31100 krerë gjedhë nga të cilat 12100 lopë dhe më 1997, 60000 krerë gjedhë nga të cilat 30000 krerë lopë.Vitet e fundit të shek. XX mbarështohen racat Ostfrix e Holshtein në zonën fushore dhe Xhersej në zonën kodrinore dhe malore.E Kuqja Norvegjeze, racë e kombinar për qumësht e mish, është duke u eksperimentuar me një numër të kufizuar në zonën fushore. Këto raca të njohura përdoren për përmirësimin e racave të gjedhit vendas me anë të kryqëzimit, me ndërzim artificial.Kjo ka bërë që rendimenti i prodhimit të qumështit nga 800-1200 kg/lopë disa dhjetëvjeçarë më parë, të arrijë në 2500-2800 kg/lopë. Në zonën fushore të Elbasanit ky tregues ka arritur në 2800-3000kg/lopë.Nga gjedhët sigurohet rreth 70% e prodhimit të qumështit dhe mishit dhe mbi 90% e plehut organik (10 t/lopë në vit). Në v. 1972 në Shtërmen është vendosur rekord për prodhimin e qumështit. Lopa Mollë (kryqëzimi i Xhersejit x vendi) ka dhënë 43kg qumësht në ditë.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "The Stages of Beef Production". explorebeef.org. The Beef Checkoff. Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2015. Marrë më 15 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ de Haan, Cees; Steinfeld, Henning; Blackburn, Harvey. "Chapter 2: Livestock grazing systems & the environment". Livestock & the Environment: Finding a Balance. Food and Agriculture Organization.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Blegtoria e përgjithshme, Niveli I, MASHT Arkivuar 28 tetor 2019 tek Wayback Machine, Prishtinë, 2013
- Blegtoria e veçante, Niveli II, MASHT Arkivuar 28 tetor 2019 tek Wayback Machine, Prishtinë, 2013.