Gjergj Dimitrov

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjergj Dimitrov (bullgarisht: Гео̀рги Димитро̀в Миха̀йлов, Georgi Dimitrov Mikhaylov; rusisht: Гео́ргий Миха́йлович Дими́тров, Georgi Mikhaylovich Dimitrov) (18 qershor 18822 korrik 1949) ka qenë një politikan komunist bullgar. Ka qenë lideri i parë komunist i Bullgarisë, nga 1946 gjer më 1949. Dimitrovi drejtoi Internacionalen Komuniste nga 1934 deri më 1943.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhja me Shqipërinë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas Lëvizjes së qershorit, Dimitrovi atëherë përgjegjës dhe sekretari i Federatës Komuniste Ballkanike, tregoi interes për gjendjen e krijuar në Shqipëri.[1] Dimitrov ishte në krye të përpjekjeve që synonin krijimin e një partie komuniste në Shqipëri, afërmendsh ilegale. Për këtë qëllim, ai i shkruajti Sekretariatit Ballkanik të Komitetit Ekzekutiv të Internacionales Komuniste rreth masave përgatitore për krijimin e PKSH-së. Më 12 shtator 1928 Konferenca Komuniste Ballkanike njëzëri ishte shprehur për krijimin e PKSH-së, por zbatimi i këtij vendimi kërkonte kohë për punën përgatitore të shqiptarëve në Bashkimin Sovjetik.[2]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Dervishi, Kastriot (2016). Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së. Tiranë: 55. fq. 31. ISBN 9789928106384. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Dervishi 2016, p. 88.