Gjiri Persik
Gjiri Persik apo Gjiri Arabik (Farsisht: خليج فارس Halîç e Fars), ujërat e këtij gjiri derdhen në Oqeanin Indian. Gjatësia e Gjirit Persik është 850 kilometra, gjërësia 280 kilometra dhe thellësia 40-50 metra. Pika më e thellët të këtij gjiri është Ngushtica e Hormuzit (100 m).
Irani, Iraku, Kuvajti, Arabia Saudite, Katari, Bahrejni, Omani, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dalje në Gjirin Persik. Në këtë listë mund të shtohet edhe Pakistani.
Lufta ndërmjet Irakut dhe Iranit mes viteve 1980-1988 ka qenë e fokusuar për këtë. Po ashtu ishte baza e Luftës së Gjirit.
Emërtimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjiri Persik është problem themelor në marrëdhëniet ndërmjet Arabisë Saudite dhe Republikës Islamike të Iranit. Iranianët me origjinë Persiane pretendojnë që emri i Gjirit është "Gjiri Persik", ndërsa Arabët e refuzojnë këtë dhe këtë gjir e quajnë "Gjiri Arabik". Shumica e shteteve në botë këtë gjir e quajnë "Gjiri Persik", pak prej tyre e quajnë "Gjiri Arabik", "Gjiri", "Gjiri Arabo-Persik", ndërsa Turqia këtë gjir e quan "Gjiri i Basrës".
Në Iran 30 prilli është "Dita kombëtare e Gjirit Persik".[1] Agjencitë ajrore që refuzojnë emrin "Gjiri Persik" janë të ndaluar të qarkullojnë në hapësirën ajrore të Iranit.[2]
Organizata e Kombeve të Bashkuara referon përdorimin e termit "Gjiri Persik", Anglia dhe Shtetet e Bashkuara e pranojnë përdorimin e termit "Gjiri Persik". Në disa shtete Arabe mbizotëron termi "Gjiri Arabik".
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 11 nëntor 2012. Marrë më 6 tetor 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ Iran threatens flight ban over 'Persian' Gulf name row - Telegraph