Jump to content

Gjiri Persik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Gjiri i Basrës)
Gjiri Persik
Gjiri Persik

Gjiri Persik apo Gjiri Arabik (Farsisht: خليج فارس Halîç e Fars), ujërat e këtij gjiri derdhen në Oqeanin Indian. Gjatësia e Gjirit Persik është 850 kilometra, gjërësia 280 kilometra dhe thellësia 40-50 metra. Pika më e thellët të këtij gjiri është Ngushtica e Hormuzit (100 m).

Irani, Iraku, Kuvajti, Arabia Saudite, Katari, Bahrejni, Omani, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dalje në Gjirin Persik. Në këtë listë mund të shtohet edhe Pakistani.

Lufta ndërmjet Irakut dhe Iranit mes viteve 1980-1988 ka qenë e fokusuar për këtë. Po ashtu ishte baza e Luftës së Gjirit.

Gjiri Persik është problem themelor në marrëdhëniet ndërmjet Arabisë Saudite dhe Republikës Islamike të Iranit. Iranianët me origjinë Persiane pretendojnë që emri i Gjirit është "Gjiri Persik", ndërsa Arabët e refuzojnë këtë dhe këtë gjir e quajnë "Gjiri Arabik". Shumica e shteteve në botë këtë gjir e quajnë "Gjiri Persik", pak prej tyre e quajnë "Gjiri Arabik", "Gjiri", "Gjiri Arabo-Persik", ndërsa Turqia këtë gjir e quan "Gjiri i Basrës".

Iran 30 prilli është "Dita kombëtare e Gjirit Persik".[1] Agjencitë ajrore që refuzojnë emrin "Gjiri Persik" janë të ndaluar të qarkullojnë në hapësirën ajrore të Iranit.[2]

Organizata e Kombeve të Bashkuara referon përdorimin e termit "Gjiri Persik", Anglia dhe Shtetet e Bashkuara e pranojnë përdorimin e termit "Gjiri Persik". Në disa shtete Arabe mbizotëron termi "Gjiri Arabik".

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 11 nëntor 2012. Marrë më 6 tetor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ Iran threatens flight ban over 'Persian' Gulf name row - Telegraph