Jump to content

Gjuha turke

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gjuha turke
Folës amtare
80 milion
Familje gjuhësore
Statusi zyrtar
Gjuhë zyrtare në
Turqia, Qipro
Kodet gjuhësore
ISO 639-3
Ilustrim

Gjuha turke apo turqishtja ose tyrqishtja (turqisht Türkçe) është gjuhë turkike, që flitet në masë nga populli turkTurqi, Qipro, Bullgari,Kosova, Greqi, Maqedoni e vende të tjera të ish-Perandorisë Osmane, si dhe nga miliona emigrantë në Bashkimin Evropian. Numri i saktë i folësve të turqishtes si gjuhë amtare nuk dihet, kryesisht për shkak të mungesës së të dhënave mbi gjuhët e minoritarëve.

Gjuha turke flitet edhe në Kosovë nga minoritarë turq në Prizren e gjetiu, por njëkohësisht edhe nga anëtarët e aristokracisë së vjetër osmane. Mbrojtja dhe përdorimi zyrtar i gjuhës turke në nivel komunal dhe nëpër shkolla është i sanksionuar me ligj. Universiteti i Prishtinës dhe kolegji "Mehmet Akif" në Prishtinë janë dy institucione ku mund të studiohet, përkatësisht mësohet gjuha turke. Ndërkaq një numër i madh i shkollave fillore dhe të mesme zhvillojnë mësim në gjuhën turke në mbarë vendin.

Alfabeti i gjuhës turke përmban 29 shkronja:

Të mëdha
A B C Ç D E F G Ğ H I İ J K L M N O Ö P R S Ş T U Ü V Y Z
Të vogla
a b c ç d e f g ğ h ı i j k l m n o ö p r s ş t u ü v y z

Shkronjat kanë vlerë të përafërt me ato shqipe, me këto dallime:

  • c ka vlerën e xh-së
  • ı (i pa pikë) është e përafërt me ë-në shqipe
  • İ, i e madhe shënohet me pikë për t'u dalluar nga ı
  • ğ zgjat zanoren paraprijëse
  • j ka vlerën e vlerën e zh-së
  • ö i ngjan o-së së të folurës së Llapit
  • ş ka vlerën e sh-së
  • ü ka vlerën e y-së
  • y ka vlerën e j-së