Gllama

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Gllama (serbisht: Глама / Glama), është emri i kodrës gurore në veriperëndim të Gjilanit. Ky emër rrjedh nga përbërja e xehes së argjendit e përzier me ari, (argento de glama). Në maje të kodrës ka shenja të eksploatimit mesjetar të xehes. Në këtë vend që me kohë janë nxjerrë dhe thyer gurët, për ndërtim dhe shtruarjen rrugëve të qytetit e të rrethinës. Tani aty gjendet separacioni i gurthyesit Morava e Binçës. Përveç tokës së punueshme, siç thamë, rreth Gllamës kishte edhe vreshta. Mirëpo, sa i përket vreshtarisë në qytetin e Gjilanit, ajo më së tepërmi ishte e koncentruar në hapësirën e Kodrës së Dëshmorëve.[1]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Selmani, Aliriza (2015). Gjilani Qendër e Anamoravës. Gjilan: Pika 5A. ISBN 978-9951-621-04-5. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

External links[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]