Jump to content

Google DeepMind

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Logoja e DeepMind-it

Google DeepMind, e quajtur fillimisht si DeepMind Technologies, është një laborator kërkimor britanik për inteligjencën artificiale që operon si një degë e Google. E themeluar në Mbretërinë e Bashkuar në 2010, ajo u ble nga Google në 2014, [1] dhe u bë një degë në pronësi të plotë të kompanisë mëmë të Google, Alphabet Inc., pas ristrukturimit të korporatës 2015 të Google. Kompania i ka zyrat qendore në Londër dhe ka qendra kërkimore në Kanada, Francë dhe Shtetet e Bashkuara.

Qëllimi i DeepMind ishte zgjidhja e problemit të inteligjencës dhe më pas të përdorte inteligjencën për të zgjidhur çdo gjë tjetër. Për këtë qëllim, kompania përdor njohuri nga fushat e neuroshkencës dhe të mësuarit makinerik së bashku me përparimet më të fundit në fuqinë kompjuterike për të ndërtuar algoritme jashtëzakonisht të fuqishme për detyra të përgjithshme që do të çojnë në krijimin e inteligjencës së përgjithshme artificiale. Si një standard vlerësimi, algoritmet testohen në lojërat kompjuterike.

Në vitin 2014, Google bleu DeepMind për 400 milionë funte, duke mbajtur stafin në objektet e tij ekzistuese në Londër.

Pas blerjes nga Google, DeepMind u dallua me një sërë arritjesh, ndër të cilat më e famshmja është aplikacioni i inteligjencës artificiale AlphaGo, i cili në vitin 2016 arriti të mposht kampionin e botës në lojën Go, Lee Sentol-in, në kohën kur konsiderohej se është shumë më e vështirë për një kompjuter të mundë njeriun kampion në Go, sesa në shah. [2] Aktivitetet e tjera të DeepMind përfshijnë ndërtimin e një makine Turing nervore, angazhimin në kërkimin e sigurisë së AI dhe punën me shërbimin shëndetësor kombëtar të Anglisë për të përmirësuar shërbimet mjekësore për sëmundjet degjenerative të syve.

  1. ^ Bray, Chad (27 janar 2014). "Google Acquires British Artificial Intelligence Developer". DealBook (në anglisht). Marrë më 2019-11-04.
  2. ^ Kohs, Greg (29 shtator 2017), AlphaGo (në anglisht), Ioannis Antonoglou, Lucas Baker, Nick Bostrom, marrë më 9 janar 2018