Gran Turismo 4

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Gran Turismo 4
Kopertina e versionit europian të lojës
Titulli
Gran Turismo 4
Titulli Alternativ
GT4 / Guran Tsūrisumo 4
Zhvilluesi
Polyphony Digital
Publikuesi
Polyphony Digital
Platforma / Konzola
PlayStation 2
Lloji i lojës
Simulator Garash
Publikuar
10 janar, 2005
Lojtarët
2
Seritë
Gran Turismo
Për moshën
Të gjitha
Formati
DVD për SonyPlaystation 2
Ekrani / Rezolucioni
480p / 1080i (vetëm NTSC) dhe “widescreen” 1080i (gara teke)
Kontrolli
1 Joystick Dual Shock / 1 Joystick
Sistemi
PlayStation 2 - PAL dhe NTSC


Gran Turismo 4 (i njohur ndryshe si GT4) është një videolojë për ngasjen (simulator garash) e makinave për Sony PlayStation 2 i krijuar nga Polyphony Digital . Është nxjerrë në shitje më 10 janar, 2005Japoni dhe Hong Kong (versioni NTSC-J), më 22 shkurt, 2005 në Amerikën e Veriut (versioni NTSC-U/C) dhe më 9 mars, 2005Evropë (versioni PAL) dhe është futur në koleksionin “Sony's Greatest Hits (në Amerikën e Veriut) dhe Platinum (në Europë). Gran Turismo 4 është njëri prej dy titujve për PlayStation 2 që është në gjendje të luhet në 1080i, tjetri është Tourist trophy i prodhuar po nga Polyphony Digital.

GT4 është shtyrë për më shumë se një vit e gjysëm nga Polyphony Digital dhe loja online u hoq (u shtua më vonë në Gran Turismo 4 Online test version). Loja ka më shumë se 700 makina të krijuara nga 80 prodhues, duke filluar nga 1886 Daimler Motor Carriage dhe aq larg sa arrin deri te konceptet për vitin 2022. Loja ka gjithashtu 51 pista, shumë prej të cilave janë të reja ose versione të modifikuara të atyre të lojrave të vjetra Gran Turismo, me disa të rëndësishme të ditëve të sotme.

Versioneve Koreane, Japoneze dhe Kineze të lojë iu ishte bashkangjitur një guidë për ngasjen 212-faqëshe me mësime mbi fizikën e garave. Një edicion i limituar doli në shitje në Japoni në verën e vitit 2006, "Gran Turismo 4 Online test version". Krijimi i një versioni për PSP të kësaj loje "Gran Turismo Mobile" ishte planifikuar për krijim, por më vonë u zëvendësua nga Gran Turismo(PSP) që doli në shitje më 1 tetor 2009.

Versione Alternative[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prologue[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gran Turismo 4 Prologue (グランツーリスモ4プロローグ, guran tsūrisumo 4 purorōgu) është një lojë që bën pjesë në serinë Gran Turismo të Polyphony Digital për Sony PlayStation 2. Doli në shitje më 4 dhjetor 2003 në Japoni dhe në Azinë juglindore, më 15 janar 2004 në Kore dhe më 26 maj 2004 në Evropë, për arsye të pazbuluara loja nuk doli në shitje në tregun e Amerikës së Veriut. Ky version i shkurtër parapriu versionin e plotë të lojës "Gran Turismo 4" në vitin 2005 dhe u ndoq nga "Gran Turismo 5 Prologue" në vitin 2007.

Gran Turismo (PSP)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gran Turismo është një lojë për PlayStation Portable zhvilluar nga Polyphony Digital. Loja u shpall në konferencën e Sony-t gjatë E3 më 11 maj 2004, pra e njëjta conference ku Sony shpalli PlayStation Portable. Që atëherë dalja e kësaj loje është shtyrë disa here dhe përfundimi tij ka ardhur shumë vonë. Në E3 2009 më në fund u konfirmua për datën 1 tetor të po këtij viti dhe ishte një ndër lojrat e para për PSP Go. Loja mendohej të ishte një kalim i saktë i lojës Gran Turismo 4 për PlayStation 2, por më vonë vendosën të vepronin ndryshe.

Mënyrat e të luajturit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mënyrat e të luajturit A-Spec dhe B-Spec[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tani lojtarët mbledhin pike duke fituar gara në mënyrën e të ngarit në “njeri të pare” të quajtur A-Spec. Në fakt, një fitore me një makinë më pak të fuqishme se ajo e kundërshtarëve virtualë jep më shumë pike. Pikët mund të fitohen vetëm një here, prandaj për të marrë pike të tjera nga një garë e fituar më pare duhet përdorur një makinë më pak e fuqishme. Janë gjithashtu 34 misione të cilat në rast përmbushjeje të japin 250 pikë secila, por pavarësisht kësaj pikët A-Spe.

Mënyra e re e lojës B-Spec ve lojtarin në vendin e një menazheri të një grupi pilotësh, duke I thënë sa agresivisht të ngasë, kur të parakalojë, kur ë bëjë “Pit Stop”, të gjitha këto duke monituar nxehjen e gomave dhe nivelin e benzinës. Shpejtësia e lojës mund të rritet deri në 3x, qëe cila i lejon lojtarët të mbarojnë garat “Rezistencë” në më pak kohë. Sidoqoftë shpejtësia 3x duhet të vihet pas çdo Pit Stop-i pasi kthehet automatikisht në shpejtësi normale. Manuali i lojës thotë se shpejtësia mund të rritet deri në 5x, por mendohet se ky është një gabim shtypi.

Pikët B-Spec jepen pas çdo gare dhe ato rrisin inteligjencën artificiale të lojtarit në kategoritë e aftësisë në veturë, aftësi në trajektore dhe aftësi në betejë, pra lojtari mund të përdorë pikët B-Spec për të fituar gara më të vështira me vazhdimin e lojës.

Misionet e ngarjes[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një tjetër karakteristikë e shtuar në lojë janë misionet e ngarjes, që ofrojnë një experience të ngjashme me atë të testeve për patentë, por japin çmime për përfundimin e tyre si 250 pikë A-Spec dhe 1000 ose më shumë kredite. Çdo mision bëhet me një makinë të dhënë, në një pistë të dhënë dhe me një numër të caktuar kundërshtarësh të dhënë. Gjithsej janë 4 sete misionesh: “Kalimi”, në të cilën shoferi duhet të kalojë një kundërshtar Brenda një distance të caktuar ; “Betejë gjatë 3 xhirove”, në të cilën shoferi duhet të parakalojë 5 kundërshtarë brenda 3 xhirove ; “Betejë në slipstream”, në të cilën shoferi duhet të kalojë kundërshtarët duke hartuar ; “Një xhiro magjike”, në të cilë shoferi nis garën shumë më vonë se kundërshtarët, por kundërshtarët përdorin makina shumë më pak të fuqishme, parakalimi I kundërshtarëve duhet të bëhet brenda një xhiroje. Përfundimi i çdo seti misionesh jep një makinë si çmim, gjithsej janë 5 makina për t’u fituar.

Pajtueshmëri Hardware[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

GT4 mund të luhet në 480p/1080i(vetëm NTSC) dhe “widescreen”, megjithatë 1080i mund të luhet vetëm në garat teke. Pavarësisht mungesës së lojës në rrjet, GT4 e mbështet Network Adapter-in e PlayStation 2, e cila mund të përdoret për të komunikuar me PS2 të tjera për të krijuar një “multi-screen setup”. Përveç kësaj Network Adapter mund të përdoret përdoret në një rrjet lokal për të luajtur deri në 6 lojtarë, por makinat e personalizuara nuk mund të përdoren në lojë LAN.

Mbështetja për timon Logitech Driving Force Pro dhe GT Force është vazhduar që nga Gran Turismo 3: A-Spec. Timonë të tjerë për PC që mbështeteshin(në mënyrë jozyrtare) në GT3 ishin qartë me aftësi të kufizuara në GT4. Mbështetje e re është dhënë për Flash USB dhe pajisje printuese të përdorura në “Photo Mode”.

Photo Mode[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

‘Photo Mode’ i ri është i mbështetur nga loja, e cila e lejon lojtarin të kontrollojë një kamerë virtuale, që e lejon lojtarin të bëjë fotografi të makinës në pistë ose në vende të tjera, në të cilat Grand Canyon është i përfshirë. Kjo lojë është në gjendje të prodhojë me norma të ndryshme kompresioni(Normale/Mirë/ Shumë Mirë) dhe madhësinë (deri në 1280x960 72dpi), dhe lojtari mund të shpëtojë ose printojë në një pajisje USB të mbështetur.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]