Jump to content

Grida Duma

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Grida Shqima)
Grida Duma
Deputete e Kuvendit të Shqipërisë
Në detyrë
11 shtator 2017 – 8 nëntor 2022
Zëvendësministre e Integrimit
Në detyrë
2011–2013
Paraprirë ngaJorida Tabaku
Pasuar ngaEralda Çani
Të dhëna vetjake
U lind më11 qershor 1977
Durrës, Shqipëri
Nënshtetësiashqiptare
Partia politikePD
Bashkëshortja/etIlir Shqina (1997-2019)
Fëmijët1
ArsimimiUniversiteti i Tiranës
Universiteti i Europës Qendrore
Universiteti i Nebraskës-Lincoln
PunësimiPolitikane, sociologe, eksperte ekonomie, pedagoge, autore librash, përkthyese
Nënshkrimi

Grida Duma (Durrës, 11 qershor 1977) është një politikane dhe lektore shqiptare. Anëtare e Partisë Demokratike të Shqipërisë, ajo shërbeu si Zëvendës Ministre e Integrimit Evropian në kabinetin e Sali Berishës në vitet 2011–2013. Ajo tani e drejton emisionin debatues Top Story në Top Channel.[1]

Grida Duma ka lindur në Durrës. Në vitin 1999 diplomohet në Filozofi dhe Sociologji. Merr pjesë në debatet e Ballkanit Perëndimor për cështje të mprehta të tranzicionit të vendeve postkomunistë ku edhe vlreësohet me cmime ndërkombëtare. Në 2004 merr gradën master në MBA, studime të kryera në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë në bashkëpunim me Universitetin e Nebraskës, SHBA. Në vitin 2006 merr titullin Doktor i Shkencave Ekonomike.

Eksperienca e saj si lektore prej 14 vitesh zhvillohet në fushat e Sociologjisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm. Gjatë përvojës akademike drejton Katedrën e Sociologjisë dhe merr pjesë në borde të rëndësishme ekspertizash të mbështetura nga institucionet ndërkombëtare si OSBE Komisioni Europian e tj.

Karriera e saj përfshin mbi 15 botime shkencore dhe artikuj të paraqitur në konferenca dhe periodikë ndërkombëtare, artikuj dhe publikime me karakter politik dhe social në shqip.

Nga tetori 2011 deri shtator 2013 është Zëvendësministre e Integrimit të Republikës së Shqipërisë.

Në 2014 votohet Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Në 2015 kandidate për Bashkinë Durres Partia Demokratike e Shqipërisë .

Në 2017 zgjidhet deputete e Kuvendit të Shqipërisë dhe Zëdhënëse e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Autore e librave Fëmijëria Manaxheriale, 12 teza liberale përtej 2013, përkthyese e vëllimit të gjashtë Princesha nga Jean Sasson.

Angazhimi politik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga tetori 2011 deri shtator 2013 është Zëvendësministre e Integrimit të Republikës së Shqipërisë. Në 2014 votohet Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike të Shqipërisë. Në 2017 zgjidhet deputete e Kuvendit të Shqipërisë dhe Zëdhënëse e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Duma ishte e martuar për 11 vjet me diplomatin dhe lektorin Ilir Shqina, me të cilin e ka një fëmijë. Çifti u divorcua në mars të vitit 2019.[2]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Grida Duma". Stylisphere (në anglisht). 11 mars 2024. Marrë më 2024-10-10.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ "Pas 22 vitesh bashkë, Grida Duma ndahet nga bashkëshorti!". Anabel Magazine. 16 mars 2019. Marrë më 10 tetor 2024.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)