Grigor Kamona, Arhond i Krujës
Grigor Kamona | |
---|---|
Princ i Arbërisë | |
Mbretërimi | 1216-1253 |
Paraardhësit | Dhimitër Progoni |
Pasardhësi | Golemi i Krujës |
bashkëshort | Komnena Nemanjic |
Grigor Kamona (greqisht: Γρηγόριος Καμωνάς, serbisht: Grgur Kamonas)[1] ishte një arhond greko-arbëror[2][3] i Krujës,[1][4] mes viteve 1216 dhe 1253.
Pasi qe martuar me të bijën e Gjinit, me vdekjen e Dhimitrit ai kërkoi zgjidhjen kanonike prej martesës së parë nga chartophylax-i i Ohrit Demetrios Chomatenos, dhe më pas u martua me të vejën e Dhimitrit princeshën serbe Komnena Nemanjić,[3] e bija e mbretit Stefan Nemanjić, duke trashëguar sundimin dhe siguruar mbretërinë përmes një aleancë ortodokse.[3] Pas betejës së Klokonitsës dhe së paku deri në fund të mbretërimit të Ivan Asenit të II, Grigor Kamona me Arbanonin nën sundimin e tij ishin nën autoritetit qendror bullgar në Tarnovgrad.
Demetrios Chomatenos e përmend se kishte titullin sebast, por nuk e cilëson se me ç'rast e mori.
Ai kishte një vajzë së bashku me Komnenën, e cila u martua me Golemin e Krujës, pasues tij.[4]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Geneaology, The Nemanjiden Arkivuar 20 qershor 2008 tek Wayback Machine: Kominia; 1m: Dimitri Progonovic, Archon of Albania (+1215); 2m: 1215 Grgur Kamonas, Archon of Kroja and Elassan
- ^ Illyrisch-albanische Forschungen, page 239: "...Griechen Gregorios Kamonas..."
- ^ a b c Ducellier, Alain (1995). "Albania, Serbia and Bulgaria". The New Cambridge Medieval History: C.1198-c.1300 (në anglisht). Vëll. V. Cambridge University Press. fq. 786.
the Greek-Albanian lord Gregor Kamona... ...took Komnena as his second wife
- ^ a b The Genealogist, page 40: "Golem married the daughter of Gregorios Kamonas, Prince of Kroia c. 1215"
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Parardhësi Dhimitër Progoni |
Princ i Arbërit 1216–1253 |
Pasardhësi Golemi |