Shko te përmbajtja

Dhimitër Progoni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dhimitër Progoni

Dhimitër Progoni ishte i treti dhe i fundit arhond i Arbërit nga dera e Progonëve, që mbretëroi në vitet 1208-1216. Ai e pasoi vëllanë e tij Gjin Progoni dhe pas tëposhtes së Bizantit nga Kryqëzata e Katërt, i mundësoi principatës së vet maksimumin e pavarësisë dhe ndikimit.

Më 1201 Raguza i shkruan Dei et imperiali gratia comes.[1]

Burimet perëndimore të kohës nderojnë atë me titullin judex (gjykatës) dhe princeps Arbanorum (princ i Arbërit), ndërsa Bizanti në të dhënat që i referohen atij si megas archon dhe më pas Panhypersebastos. Në 1208 ai u martua me Komnena Nemanjić, e bija e mbretit serb Stefan Nemanjić, me këtë ai siguroi një aleancë të leverdisshme me Serbinë, kundrejt asaj që venedikasit kishin bërë me zetanët.[2] Dhimitër gjithashtu fitoi titullin e bizantin panhypersebastos.[nevojitet citimi]

Martesa e Dhimitrit me vajzën e Nemanjas nuk e përjashtoi rrezikun e ekspansionit serb drejt tokave shqiptare. Megjithatë, në 1204, kërcënimi më serioz erdhi nga Dukati venecian i Dyrrhachium, një entitet Latin i formuar pas Kryqëzatës së katërt në ish-territoret e Perandorisë Bizantine.

Më 28 shkurt 1208 Papa Inoçenti III i shkruan në një letër nobili viri Demetrio Arbanensi principi. Më 16 gusht 1209 i shkruan idhnueshëm Demitrium judicem Albanorum dhe e kërcënon me shkishërim.[1]

Në kërkim të aleatëve, Dhimitër nënshkroi një traktat me Republikën e Raguzës në 1209 dhe filloi negociatat me Papa Inoçenti III në lidhje me subjektet e tij për "konvertimit të tij" në katolicizëm. Kjo është konsideruar si një veprim me takt, të cilin Dhimitri e ndërmori për krijimin e lidhjeve kundër Venedikut.

Dhimitër nuk kishte djalë për të pasuar atë. Pas vdekjes së tij, gruaja e tij, Komnena, u martua me fisnikun Grigor Kamona, i cili më vonë u bë arhond i Arbërit. Aleati i tij më i afërt ishte një arhond i quajtur Dhimiter Gaba III.[3]

  • Jubani, Zef et al. Historia e popullit shqiptar: për shkollat e mesme. Libri Shkollor: Prishtinë, 2003. 48.
  1. 1 2 Solovjev, Alexander (1938). "Marrëveshtje e Raguzës me princat shqyptarë kahë fillimi i shek. XIII". bibliotekashkoder.com. Përkthyer nga av. Aleksander Preluca. Hylli i Dritës vj XIV, nr. 12. fq. 701–707. Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2018. Marrë më 23 prill 2018.
  2. Ducellier, Alain (1995). "Albania, Serbia and Bulgaria". përmbledhur nga Abulafia, David (red.). The New Cambridge Medieval History (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 786. ISBN 9780521362894.
  3. Zeqo, Moikom. "Kur lindi shteti tek shqiptarët?". albasoul.com. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2011. Marrë më 1 maj 2011.
Parardhësi 
Gjin Progoni
Arhond i Arbërit
12081216
Pasardhësi 
Grigor Kamona