Zylihaja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Gruaja e Potifarit)
Jozefi dhe Gruaja e Potifarit, Filippo Falciatore

Gruaja e Potifarit është një figurë në Biblën hebraike dhe në Kuran. Ajo ishte gruaja e Potifarit, kapiten i rojes së Faraonit në kohën e Jakobit (Jakubit) dhe të dymbëdhjetë bijve të tij. Sipas Librit të Zanafillës, ajo akuzoi në mënyrë të rreme Jozefin për tentativë përdhunimi pasi ai refuzoi përparimet e saj seksuale, duke rezultuar në burgosjen e tij.

Në Zanafillën asaj nuk i jepet asnjë emër, por në burimet e mëvonshme hebraike mesjetare dhe traditën islame, ajo identifikohet si Zylihaja ose Zelihaja.

Në Zanafillë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bibla (Zanafilla 39:5-20) tregon trajtimin e saj ndaj Jozefit, skllavit të burrit të saj Potifarit:

Nga çasti që e bëri kryeadministrator të shtëpisë së tij dhe për gjithçka që zotëronte, Zoti e bekoi shtëpinë e egjiptasit për shkak të Jozefit; dhe bekimi i Zotit përfshiu gjithçka ai kishte në shtëpi dhe në fushë. Kështu Potifari la gjithçka kishte në dorë të Jozefit dhe nuk shqetësohej më për asgjë, përveç ushqimit të vet. Dhe Jozefi ishte i bukur nga forma dhe kishte një pamje tërheqëse. Mbas gjithë këtyre gjërave, gruaja e zotërisë së tij ia vuri sytë Jozefit dhe i tha: "Bjerë e fli me mua". Por ai e refuzoi dhe i tha gruas së zotërisë së tij: "Ja, zotëria ime nuk shqetësohet për ato që ka lënë në shtëpi me mua dhe ka lënë në duart e mia gjithçka zotëron. Nuk ka asnjë më të madh se unë në këtë shtëpi; ai nuk më ka ndaluar asgjë veç teje, sepse je gruaja e tij. Si mund ta bëj unë këtë të keqe të madhe dhe të kryej një mëkat kundër Perëndisë?". Me gjithë faktin që ajo i fliste Jozefit për këtë gjë çdo ditë, ai nuk pranoi të binte në shtrat me të dhe t’i jepej asaj. Një ditë ndodhi që ai hyri në shtëpi për të bërë punën e tij, dhe nuk ndodhej në shtëpi asnjë prej shërbëtorëve. Atëherë ajo e kapi nga rrobat dhe i tha: "Eja të shtrihesh me mua". Por ai ia la në dorë rroben e tij, iku duke vrapuar jashtë. Kur ajo pa që ai ia kishte lënë në dorë rroben e tij dhe kishte ikur jashtë, thirri shërbëtorët e vet dhe u tha: "Shikoni, ai na solli në shtëpi një hebre për t’u tallur me ne; ai erdhi tek unë për të rënë me mua, por unë bërtita me të madhe. Me të dëgjuar që unë ngrita zërin dhe fillova të bërtas, ai la rrobën e tij pranë meje, iku dhe vrapoi jashtë". Kështu ajo mbajti pranë saj rroben e tij, deri sa u kthye në shtëpi zotëria e saj. Atëherë ajo i foli në këtë mënyrë: "Ai shërbëtor hebre, që ti na solle, erdhi tek unë për të më vënë në lojë. Por sa ngrita zërin dhe bërtita, ai la rroben pranë meje dhe iku jashtë". Kështu, kur zotëria e saj dëgjoi fjalët e gruas së vet që i fliste në këtë mënyrë duke thënë: "Shërbëtori yt më ka bërë këtë gjë!," ai u inatos. Atëherë zotëria e Jozefit e mori dhe e futi në burg, në vendin ku ishin mbyllur të burgosurit e mbretit. Kështu ai mbeti në atë burg.

Në Kuran[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kurani tregon trajtimin e gruas së Azizit ndaj Jusufit si vijon:

Dhe kur arriti ai moshën e pjekurisë, Na i dhamë atij aftësi të të gjykuarit (në shpjegimë) dhe dijeni; dhe kështu Ne i shpërblejmë bamirësit. Dhe ajo, (gruaja) në shtëpinë e së cilës gjendej ai, nisi ta nxisë atë në mëkat, i mbylli të gjitha dyert dh tha: “Jam e gatshme për ty!” E, ai tha: “Perëndia më ruajtë! Me të vërtetë, Ai – Zoti im më ka bërë të mirë strehimin; e me të vërtetë, zullumqarët nuk do të shpëtojnë kurrë”. Dhe ajo e dashti atë; por edhe ai do ta dëshironte atë, sikur të mos e kishte parë dokumentin e Zotit të vet. Kështu ka qenë kjo, për ta ruajtur Na atë nga mëkati dhe vepra e shëmtuar, sepse ai, në të vërtetë, ka qenë nga robërit Tanë të sinqertë. Që të dy vrapuan kah dera, e ajo ia shkeu këmishën e tij mbrapa. Dhe te dera e hasën burrin e saj. Ajo tha: “Çfarë dënimi meriton ai që don t’i bëjë të keqe gruas tënde, përpos burgosjes apo dënimit të dhembshëm?” (Jusufi) tha: “Ajo tentoi të më përvetësojë”. E, një i afërt i saj, konstatoi: “Nëse këmisha e tij është shkyer përpara, atëherë ajo thotë të vërtetën, e ai të pavërtetën, e, nëse këmisha e tij është shkyer prapa atëherë ajo gënjen, e ai thotë të vërtetën”. Dhe kur ai (burri i saj) pa se këmisha e tij është shkyer përmbrapa, tha: “Kjo me të vërtetë, është një nga dredhitë tuaja (të femrave). – Me të vërtetë, dredhitë tuaja janë të mëdha! Ti, o Jusuf, largohu nga kjo (ndodhi), e ti (grua ime) kërko falje për këtë mëkat! Se, me të vërtetë, je njëra prej mëkatarëve”. Dhe disa gra nëpër qytet thonin: “Gruaja e Azizit (ministrit) dëshiron ta përvetësojë shërbëtorin e vet. Me të vërtetë, ajo e don shumë. Na e shohim se ajo ka bërë gabim të madh”. Dhe kur ajo dërgjoi për thashethënat e tyre, i thirri ato në gosti dhe çdonjërës nga ato ia dha nga një thikë (për të ngrënë pemë dhe mish) dhe i tha (Jusufit): “Dil para tyre!” E kur e panë atë, u mahnitën nga bukuria e tij dhe u prenë duarve, e thanë: “O Zot, o Zot! Ky nuk është njeri, por ky shtë vetëm një engjëll fisnik!” Ajo tha: “Jo, ky është ai, për të cilin ju më qortuat. Jam përpjekur ta përvetësoj, por ai është ruajtur. Nëse nuk do ta bëjë atë që e urdhëroj unë, me siguro do të burgoset dhe do të poshtërohet”. (Jusufi) tha: “O Zoti im, më shumë e dua burgun se atë që më ofrojnë ato. E, nëse ti nuk e largon prej meje dredhinë e tyre, unë do të prirem kah ato dhe do të bëhem njëri nga xhahilat”. Dhe Zoti ia plotësoi lutjen e tij dhe shmangu nga ai dredhitë e tyre. Me të vërtetë, Ai dëgjon dhe di çdo gjë. E pastaj i rë ndërmend atyre (familjes së gruas) – pasi panë argumentet (mbi ndershmërinë e Jusufit) që ta burgosin për një kohë.

— Kuran: Surja Jusuf: 22-35, Gruaja e Azizit, https://www.kuran-index.com/Home/Surja/12

Në burimet hebreje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Komentuesit hebrenj gjithashtu shohin disa motive të mira në veprimet e saj. Një histori për Zylihanë tregohet në Sefer haYashar, ku ajo u tall nga zonjat e tjera aristokrate egjiptiane, rrethi i saj i miqve, sepse ishte i apasionuar pas një djaloshi skllav hebre. Duke i ftuar miqtë e saj në shtëpinë e saj, Zylihaja u dha atyre të gjithë portokall dhe thika për t'i prerë në feta. Ndërsa ata angazhoheshin në këtë detyrë, Zylihaja e bëri Jozefin të kalonte nëpër dhomë. Të shpërqendruara nga bukuria e tij, të gjitha zonjat u prenë aksidentalisht me thika, duke nxjerrë gjak. Zylihaja më pas u kujtoi miqve të saj se duhej ta shihte Jozefin çdo ditë. Pas këtij incidenti, bashkëkohësit e saj nuk e tallnin më atë.[1][2]

Rashi komenton se gruaja e Potifarit e pa përmes astrologjisë se do të kishte fëmijë nëpërmjet Jozefit. Llogaritjet astrologjike megjithatë ishin paksa të zbehta. Asenath, vajza e saj (me birësim, sipas disa tregimeve) u bë gruaja e Jozefit dhe për këtë arsye gruaja e Potifarit lindi nipër (jo fëmijë) nëpërmjet Jozefit.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Sefer Ha-Yashar, Vayeshev (në anglisht). Venice. 1625.
  2. ^ "Joseph". Jewish Encyclopedia (në anglisht). 1901. Marrë më 24 tetor 2018.