Jump to content

Guerilja BIA (UÇK)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Guerilja "B.I.A" ishte një strukturë ushtarake e UÇK-së që funksiononte në Prishtinë dhe rrethinë. E emëruan kështu në shenjë respekti të heronjve të kombit Bahri Fazliu, Ilir Konushevci dhe Agron Rrahmani.

BIA organizohej nga Isa Kastrati i cili më vonë si Komandant për moral dhe politikë në radhët e UÇK-së në Zonën Operative të Llapit dhe së fundi në Zonën Operative të Karadakut mbante nofkën "GACA". Isa Kastrati bashkë me veprimtarët Hazir Borovci (ish-anëtar i BIA), Gani Sopi (ish-anëtar i BIA) e Sabit Mushica (ish-anëtar i BIA) arrestohen në vitin 1998-të, pas një keqtrajtimi brutal dhe jonjerëzor, dënohen me nga 30 ditë burgim, dënimin e vuajnë në burgun e Lipjanit. Ndonëse të dërmuar nga torturat, veprimtarët nuk u gjunjëzuan dhe ngelën të pamposhtur para fytyrave gjakpirëse duke mos arritur të zbulojnë diçka për Gueriljen “BIA” të Prishtinës.