Jump to content

Gurëzeza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kalaja e Gurzezës
Gurëzeza is located in Earth
Gurëzeza (Earth)
LlojiArkitekture
VendndodhjaCakran, Rrethi i Fierit, Qarku i Fierit, Shqipëri
Koordinatat40°36′30″N 19°38′06″E / 40.608372°N 19.635092°E / 40.608372; 19.635092
Organi drejtuesDRKK Durrës
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar15.01.1963
Nr. i referencësFR009
TipologjiaKala

Kalaja e Gurzezës është një monument i trashëgimisë kulturore në Cakran, rrethi i Fierit, në qarkun e Fierit, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "6, 15.01.1963".

Qytet antik te Gurezezës, dëshmi e qytetërimit ilir, që ndodhet në komunën Cakrani, 17 km larg Fierit. Arkeologet kanë vlerësuar se Gurezeza, emri antik i së cilës mendohet të jetë Barbyli, është po aq e rëndësishme për trashëgiminë kulturore shqiptare sa Apolonia, qyteti antik në Pojan të Fierit apo Bylysi, në zonën e Hekalit në rrethin e Mallakastrës.

Zbulimet që kanë dalë deri tani në dritë, tregojnë se qytetërimi në Gurëzezë fillon që nga periudha e neolitit deri në mesjetë. Qyteti antik gjendet i vendosur në pozicionin gjeografik, i ekspozuar në shpatin e fshatit Cakran. Muri rrethues është i gjatë 2100 m dhe sipërfaqja e përgjithshme brenda murit rrethues është 23 ha, pothuajse e barabartë me Bylysin. Nga zbulimet e deritanishme, rezulton se gjurmët e neolitit të mesëm gjenden pranë shkollës. E përfaqësuar është dhe Periudha e Bronzit. Gjatë gërmimeve sipërfaqësore janë siguruar objekte dhe gjetje në Varibop, që i takojnë shekulli XII para Krishtit. Gjithashtu në këtë zonë janë gjetur objekte që i takojnë VIII-VI para Krishtit. Kulmi i zhvillimit të qytezës antike ka qenë shekulli IV para Krishtit. Gjurmët e jetës dhe të zhvillimit në antikitetin e vonë , janë zbuluar në disa fshatra si Cakran, Kreshpan, Vjosë, Gorishovë. Gurëzeza ka shërbyer si një qendër shumë e rëndësishme ekonomike, politike e shoqërore. Këtë e dëshmon gjetja aty e një thesari prej 3500 copë monedhash bronzi dhe argjendi. Në bazë të këtyre gjetjeve mendohet se Gurëzeza ka shërbyer si qendra e Mbretit ilir Monuni.

Gërmimet në Gurezezë datojnë në vitin 1916-1918, kur arkeologu austriak, Camillo Praschniker, kreu ekspeditën e parë. Më pas, ato do të vijonin në vitin 1963, nga arkeologët shqiptare. Nga ky vit, vendbanimi antik iu nënshtrua disa ekspeditave me karakter informues dhe gërmues. Gjetjet e neolitit te mesëm janë të shumta dhe përfaqësojnë një faze me vete te zhvillimit kulturor te kësaj periudhe ne vendin tone.

Por deri tani shume pak është bere për promovimin e saj. “Promovimi dhe zhvillimi i vlerave te Gurezezës, do te jete prioritet për vitin 2008”, u shpreh prefekti i Qarkut te Fierit, Shahin Bejdaj, në një takim dhe diskutuan për promovimin e vlerave të qytezës se Gurezezës. Specialistet mendojnë se duhen gërmime dhe hulumtime të mëtejshme për të zbuluar emrin e sakte të qytetit antik, që shtrihet në kodrat e Gurezezës të komunës Cakran.


  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I FIERIT (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 16 maj 2017. Marrë më 1 gusht 2017.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]